Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vjaskuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FILLESË

FILLÉSË,~AII f. sh. ~A, ~AT tek. Pjesa e vjaskuar e një vidhe, e një kundërvidhe etj.; vjaskë. Iu prish fillesa e vidhës.

VIDHË

VÍDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mek. Copëz e vogël prej shufre të metaltë, në trajtë gozhde, me kokëçarë në mes e me trupzgjatur e të vjaskuar dhepërdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar diçka mirë; vidë, burmë. Vidhë femër kundërvidhë. Vidhë hekuri. Vidha e siguresës (e rrotës). Liroj vidhën. Koka e vidhës. Mbërthej vidhat. Shtrëngoj (liroj) vidhën.
Sin.: vidë, burmë, tajë, torrlë.
Ia di (ia njoh) vidhat (dikujt a diçkaje) ia njoh dikujt anën a mënyrën e përshtatshme nga duhetnisem për ta bindur, për ta bërë për vete, për ta mundur etj., ia di pikat e dobëta a dëshiratmund t’i shfrytëzoj për të arritur diçka me të; ia di diçkaje pikën ku mundkapem për ta zbërthyer, për ta zgjidhur etj.; ia di (ia njoh) burmat (dikujt). Ia gjej vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje) ia zbuloj dikujt anën e përshtatshme, pikat e dobëta, dëshirat a mënyrën se si ta bind, ta bëj për vete, ta mund etj.; ia gjej diçkaje pikën ku mundkapem për ta zbërthyer, për ta zgjidhur etj.; ia gjej burmat. Është me tri vidha (dikush) mospërf. shih. ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush) mospërf. Ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush) mospërf. është i metë nga mendtë; ka luajtur nga vidhat; i janë liruar vidhat (dikujt); ka një dërrasë mangët. I janë liruar vidhat (burgjitë) (dikujt) nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete, s’ështëterezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; ka luajtur nga vidhat (dikush); ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush); i janë liruar burmat; i janë zbërthyer dërrasat; i janë liruar rrathët. Ia liroi vidhat (burgjitë) (dikujt) i bëri lëshime, nuk e shtrëngon më si më parë; ia liroi rrathët; kund. ia shtrëngoi vidhat. Ka luajtur nga vidhat (nga burgjitë) (dikush) nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete, s’ështëterezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; i janë liruar vidhat (burgjitë) (dikujt); ka një vidhë (një burgji) mangët; i janë liruar burmat (dikujt). I kanë shkarë vidhat (burgjitë) (dikujt) shih ka luajtur nga vidhat (nga burgjitë) (dikush). Ia shtrëngoj vidhat (burgjitë) (dikujt) e detyrojsillet a të veprojë në një mënyrëcaktuar, e detyrojbëjë ashtu si ia kërkon; ia mbledh rripat; ia shtrëngoj rrathët; kund. ia liroj vidhat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.