Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vizitohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMBULANCË

AMBULÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qendër për vizita mjekësore dhe për mjekimeshpejta të të sëmurëve në një lagje qyteti, në një fshat, në një mjedis plazhi etj. Ambulanca qendrore. Ambulanca e lagjes (e fshatit). Mjeku i ambulancës. Çojambulancë. Vizitohemambulancë. Ambulancë private. Ambulancë urgjence.
2. Makinë e ndihmësshpejtë e pajisur me mjete mjekësore për të dhënë ndihmën e parë, që shërben për bartjen e të sëmurëve apo të plagosurve, zakonishtraste urgjente; autoambulancë. Ambulanca e urgjencës. Ambulanca mjekësore me personel mjekësor. Thërras ambulancën. Marr me ambulancë. Ambulanca ajrore.

ENDOKRINOLOGE
FTIZIATËR

FTIZIÁT/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT mjek. Mjek i sëmundjevemushkërive. Vizitohem te ftiziatri.

POLIAMBULANCË

POLIAMBULÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Poliklinikë. Poliambulanca e qytetit. Mjekët e poliambulancës. Shkoj (vizitohem) në poliambulancë.

SHIHEM

SHÍHEM jovep. PÁSHË (u), PÁRË 1. vetv. Shoh vetenpasqyruar diku; shikohem. Shihempasqyrë.
2. vetv. Shoh dikë dhe ai me sheh mua. U panë sy ndër sy. U panë vëngër.
3. vetv. Takoj dikë, gjendem bashkë me të. S'jemi parë që në verë. Kur do të shihemi prapë? U pafshim shëndoshë (me të mira) ur.
4. bised., vetv. Vizitohem te një mjek. Është parëshumë doktorë. U pa te mjeku i syve.
5. vet. v. III Vete diku; shfaqet, delshesh, duket. S'janë parëkëtej. Është parëFier. Po shihen frytet e parakësaj lëvizjeje.
6. vetv., vet. v. III Merret vesh, kuptohet qartë; merr fund, përfundon (zakonisht jo ashtu si e pritnim). U pa që s'ka për të rënë shi. U pa dhe kjo punë. U pa që s'nisemi dot sot.
7. bised., vetv., vet. v. III, kr. thj. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). duket, më bëhet, kam përshtypjen se është kështu a ashtu. M'u pa i sëmurë. Iu pa më e madhe. M'u pa i mërzitur. Na u panëgëzuar.
8. pës. e SHOH. Ky dimër s'është parë. Shihet e nevojshme. Së largu nuk shihet.
Sin.: shikohem, vështrohem, këqyrem; takohem, vizitohem (te mjeku);
Jam parë *hënabrenda (me dikë). Jam parë *hënajashtë (me dikë). Jam parë *hënaprapë (me dikë). U pa *puna.

SHIKOHEM

SHIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shikoj veten në një pasqyrë a në një sipërfaqelëmuar; shihem, këqyrem. Shikohem gjithë ditënpasqyrë. Shikohej në grykën e pusit. Shikohej në ujin e liqenit.
2. vetv. Shihem sy më sy me dikëmënyrëndërsjellë, shkëmbejmë shikimet. U shikuan sy ndër sy. U shikuan shtrembër. Shikohen mes tyre.
3. vetv. Takohem me dikë. Shikohemi e flasim. Nuk shikohemi qëkur. Shikohemivonë. Shikohemi përsëri.
4. vetv., bised. Vizitohem te një mjek, kontrollohem. Shikohem te një doktor me emër.
5. pës. e SHIKÓJ. S’shikohet me sy. Mundshikohet me sy të lirë.
Sin.: shihem, këqyrem, vështrohem, gjendet, shfaqet, vërehet, shqyrtohet, piqem, kontrollohem.

VIZITIM
VIZITOHEM

VIZIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkoj te mjeku për të parë gjendjen shëndetësore, për të bërë një kontroll. Vizitohem te mjeku. E çoi për t'u vizituar. A është vizituar te mjeku? Është vizituar nga disa mjekë.
2. pës. e VIZITÓJ.
Sin.: shihem, kontrollohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.