Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAPÁMËS/E,~A f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që sheh para, paraparëse; largpamëse, vizionare. Politikë largpamëse.
SHEPRÁKE,~JA m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është e ngushtë, që nuk shikon përtej vetes; kund. vizionare. - Është një sheprake ajo! - Mos u merr me atë sheprake!
2. Ajo që jeton në vetmi, e veçuar nga të tjerët. Jetonte si një sheprake. Sheprakja nuk afronte askënd.
3. Ajo që jeton në varfëri; kund. e pasur. Sheprakja nuk kishte asgjë me se të ushqehej. Sheprakja mbahej me barishte.
✱Sin.: dritëshkurtër, e tujtë, kallogre, murgeshë.
VIZIÓNAR,~E mb. Që parasheh të ardhmen, ai që është largpamës, që është me plot ide e koncepte të qarta. Mendime (pikëpamje) vizionare. Të rinj vizionarë apo ëndërrimtarë!?
✱Sin.: vegimtar, ëndërrimtar, ëndërrues, largpamës, parashikues, parathënës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë