Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vizash”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHENJË

SHÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Njollë a hijembetet nga prekja ose shtypja e diçkaje në një sipërfaqe. Shenjë sipërfaqësore (e thellë). Shenjat e gishtërinjve (në pasaportë).
2. Gjurmëmbetetlëkurë nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje, mbresë. Shenjat e fruthit. Shenja e prerjes. Lia mundlërë shenja.
3. Nishan, pullë etj. që ia bëjmë një sendi, një kafshe me të djegur, me të prerë, me bojë etj. për ta dalluar a për ta njohur (a për ta prerë, për drurët); diçka që i vihet a i lidhet një njeriu, një kafshe, një shpendi etj., për ta veçuar a për ta njohur. Shenjë dalluese. Viçit i bëri një shenjëndryshme nga e ëma. Shenjë personale. usht. numri i regjistritushtarit, shenjat e gradave të oficerit etj. I vuri një shenjëballë. U bëj nga një shenjë drurëve (që do të priten).
4. Njollë e vogël a pikë me ngjyrëndryshme, që ka njeriufytyrë ose në trup; nishan. Shenjë e kuqe (e zbehtë). Me shenjëkurriz. Kishte një shenjëgjoks.
5. kryes. sh. Karakteristikë e veçantë dalluese, nëpërmjetcilës mundnjohim një njeri, një kafshë a një send, tipar. Dallohej nga shenjat e veçanta. E njoh nga shenjat.
6. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për viza, vizatime, figura, tinguj etj. të pranuara si simboleshërbejnë për të na treguar a për të na kujtuar diçka. Shenjat e bardha vizabardharrugë, që shërbejnë për të treguar vendin ku lejohet kalimi i këmbësorëve. Shenja astronomike. astr. vizatimepërdorenastronomi për të përfaqësuar planetët dhe trupat e tjerë qiellorë. Shenjat e Zodiakut astr. dymbëdhjetë yjësitë për parashikimin e fatit (Dashi, Demi etj.). Shenja diakritike. gjuh. vizaveçanta, pika etj. që, duke iu bashkuar një shkronje, tregojnë se ajo përfaqëson një tingull tjetër (p.sh. dy pikat e shkronjës ë ose bishti i shkronjës ç). Shenja grafike tërësia e shkronjave, e shifrave dhe e shenjavepikësimitpërdorenshkrim. Shenja konvencionale figura, vizatime etj. që përdorenfushandryshmeshkencës, të artit, të teknikës etj., me vlera e me kuptime për të cilat njerëzit janë marrë vesh që më parë. Shenjë gjuhësore gjuh. entitet psikik me dy anë, konceptin dhe imazhin akustik. Shenja matematike. mat. simbolepërdoren për të shënuar veprime ose vlerandryshme matematike (mbledhja +, zbritja etj.). Shenjë monetare. fin. figura dhe shënimeshtypen ose që gdhenden në një monedhë. Shenja e kryqit fet. riprodhimi me gjeste i figurëskryqit mbicilin vdiq Jezu Krishti e që bëhet nga prifti ose nga besimtarët e krishterë. Shenjat e pikësimit. gjuh. mjete grafike (pika, presja, pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, thonjëzat, kllapat, viza etj.) që ndihmojnë organizimin me shkrimmendimeve tona sipas rregullavecaktuara. Shenja zero. gjuh. zakonisht një mbaresë, e cila nuk është shfaqet materialisht me mjete gjuhësore. Shenja tipografike. Shenjat e muzikës. Shenjat e qarkullimit sistem vizash e figurash që paralajmërojnë shoferët dhe këmbësorët dhe rregullojnë qarkullimin. Shenjat e lundrimit. Shenjë detyrimi. Shenja e alarmit (e sulmit, e tërheqjes). Shenja e fillimitlojës. Shenjat e komandave ushtarake. Shenjë e përhershme kadastrale drejt. shenjat e vendosura pas përfundimitmatjeve kadastrale dheparaqitura pas regjistrimitkufirit zyrtarkadastër. Shenjë e përkohshme kadastrale drejt. shenjat e vendosurakufijtë e parcelave gjatë procesitkryerjesmatjeve kadastrale. Shenjë e thirrjes detare drejt. shenjë ndërkombëtare e thirrjes, në shkronja ose numra ndërkombëtarë, të caktuara sipas kritereve të së drejtës ndërkombëtare detare. Jap shenjë me dritë (me flamur, me raketë, me zjarre). Ngul shenjat ngul disa hunjtokë për të treguar diçka.
7. Fakt, dukuri, gjë, ngjarje etj., nga e cila mundnxirrendhëna a mundzbulojmë diçka tjetër, që na ndihmonbëjmë deduksione; shfaqje e jashtme e diçkaje, dëshmi që na lejonkuptojmë natyrën a gjendjen e vërtetë të një njeriu, të një sendi, të një dukurie etj. Hapja e gojës është shenjë e përgjumjes. Shenjat e bukurisë. Shenjë zie. Shenjat e motit (e shiut, e borës, e pranverës, e dimrit). Shenjavjetra (të reja). Shenjadukshme (të padukshme). Shenja nafte (benzine) në ujë. Shenjat e dhimbjes (padurimit, frikës, lodhjes, dobësisë). Shenja të mençurisë (diturisë). Shenjat e rëniesdiktaturës. Në shenjë kujtimi (respekti, nderimi, falënderimi, mirënjohjeje, miqësie). Në shenjë mëshire (dhembshurie, zemërbardhësie, faljeje). Ka shenja për borë (për shi). Shenja klinike mjek. çrregullimestrukturës ose të funksionitvërehen te një pacient.
8. Ngjarje, dukuri a fjalë, që sipas besëtytnive, mendohet se paralajmëron diçkamirë a të keqe; ogur. Shenjë e mirë (e keqe, e kobshme). S’ka shenja. Kishte parë ca shenja.
9. Gjeste a lëvizjebëjmë me kokë, me duar, me sy etj. që janë pjesë e gjuhëstrupit e të ndërveprimit mes njerëzve e që shërbejnë për të komunikuar, për të shprehur një mendim, një dëshirë a një gjendje shpirtërore, për t’i dhënë dikujt një urdhër, për t’i treguar diçka etj., sinjal. Tund kokënshenjë dakordësie (mohimi, pohimi). I bëri shenjë me dorë (me kokë, me sy). Me një shenjësyrit. Ia bëj dikujt me shenjë. Ia tregoi shtegun me shenja. Flet me shenja. Bëri shenjën okej për të treguar miratimin.
10. Objekti tek i cili marrim vijën e shenjimit për qitje; dikush a diçkaduhet qëlluarqitje me armë, me shigjetë etj.; nishan, shënjestër. E këputi (e rrëzoi, e vrau) shenjën. I bieshenjë. Marr (vë) diçka si shenjë. Marr shenjë marr nishan. Ka shenjë qëllon mirë, ka nishan.
11. etnogr. Unazat dhe dhuratat e tjerashkëmbehenfejesë, nishan. Dita e shenjës. Ndërruan shenjën. Ktheu shenjën prishi fejesën.
12. Pjesë a gjurmë që na tregon për dikë a për diçka. Nuk kishte asnjë shenjë prej tij në atë qytet. U zhduk pa asnjë shenjë. Nuk ka asnjë shenjë (nga trupi i dikujt a nga diçka). Nuk i ngeli asnjë shenjë.
13. etnogr. Pjesët më të mira të një mishipjekur (bishti, shpatullat, veshkat etj.), që i vihen përpara mikut për nderim; thelë e ndarë sipas pjesëvetrupit (zakonisht për shpendët). I dha shenjën mikut. Shenjat i ndante i zoti i shtëpisë.
14. Distinktiv. Shenja e Dekoratës “Nënë Tereza”. Shenja e “Medaljes së LartëLirisë”. Kishte katër shenjagjoks.
Sin.: gjurmë, mbresë, blanë, balë, pullë, nishan, tipar, tregues, ogur, nojmë, njollë, zhibël, damkë, pikë, simbol.
I ra në shenjë (dikush) gjeti pikërisht atë që kërkohej, preku thelbin e çështjes; e pa a e kuptoi atë që duhej; qëlloi (goditi) në shenjë; i ra në të (diçkaje); i ra pikës; i ra në fije. Jep shenjë (shenja). 1. (diçka). Tregon një farë gjallërie, bën një farë lëvizjeje; nisduket a të shfaqet. 2. (dikush). Tregon se është i aftë për një punë a për një veprimtari, tregon se do të bëjë diçka. Nuk jep shenjë jete (dikush a diçka) duket si i vdekur; është si i shkretë. Ka shenja ka shumë mundësi, duket. E ka marrëshenjë (dikë a diçka) i ka drejtuar goditjet kundër dikujt a kundër diçkaje, e qorton a e shan vazhdimisht; i është qepur; e ka vënë (e ka) në shenjë; e ka vënëshënjestër. E mbanshenjë (dikë a diçka) tregohet syhapët ndaj dikujt prejcilit mund t’i vijë ndonjë rrezik, është shumë i vëmendshëm ndaj tij, e vëzhgon paprerë; e ka vënë (e ka) në shenjë. Ndahetshenjë (dikush) dallohet a veçohet ngatjerët, shquhet ndërtjerët nga një veti, nga aftësitë etj.; bie në sy. Qëlloi (goditi) në shenjë (dikush) zbuloi dhe kritikoi pikërisht burimin e një të mete, të një gjendjejepakënaqshme etj., qëlloi aty ku duhet; i ra në shenjë; vuri gishtinplagë. I vë shenjën (dikujt) e dalloj dikë ngatjerët për t’i besuar një detyrëkërkon aftësi e zotësiveçantë ose për ta trajtuar ndryshe, e zgjedh; gishtin (mbi dikë). E ka vënë (e ka) në shenjë (në shënjestër) (dikë a diçka) e vëzhgon, e ruan dhe e ndjek si e si t’i gjejë rastin për ta kritikuar a për t’i bërë keq; e sulmon vazhdimisht, e godet sa herë që ia gjen rastin; e mbanshenjë; e ka vënënishan; i ka drejtuar shigjetën (dikujt a diçkaje); e ka bërë tabelë qitjeje libr.shenjën e barazimit libr. e quaj dikë a diçkabarabartë me një tjetër, i barazoj ndërmjet tyre, i paraqit si të njëjtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.