Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VITHE- fjalëform., libr. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra që i përgjigjen nga kuptimi fjalës me kuptimin “vithe”; “me vithe...”, “që i ka vithet...” (p.sh.: vithebëshëm “që i ka vithet të mëdha”; po ashtu vithegjerë, vithehollë, vithemadh, vithemadhe, vithengjeshur etj.).
VITHEBË́SH/ËM,~ME mb. Që i ka vithet të mëdha (kryesisht për femrat). Ishte një vajzë vithebëshme. Me trup të shëndoshë e vithebëshme.
✱Sin.: vithemadh, vithengjeshur, vithetrashë, bythëmadh.
VITHEMÁJMUR mb. Që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul (për kafshët, ndërsa për njerëzit me ironi). Lopë vithemajmur. Njeri vithemajmur.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshëm, vithengjeshur, vithetul.
VITHEMÁJMUR,~I m. sh. ~, ~IT mospërf. shar. Ai që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul. Ai vithemajmuri me zor lëviz nga vendi.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshëm, vithengjeshur, vithetul.
VITHEMÁJMUR,~A f. sh. ~A, ~AT mospërf. shar. Ajo që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul. Ajo vithemajmura i hidhte hapat duke tundur vithet.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshme, vithengjeshur, vithetul.
VITHENGJÉSHUR mb. Që ka vithe të bëshme e të shëndosha, që i ka vithet të ngjeshura (për femrat). Grua vithengjeshur. Vajzë vithengjeshur.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshëm.
VITHETRÁSHË mb. Që i ka vithet të trasha. Grua vithetrashë.
✱Sin.: vithemadh, vithengjeshur, vithebëshëm, vithembushur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë