Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VITHE- fjalëform., libr. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra që i përgjigjen nga kuptimi fjalës me kuptimin “vithe”; “me vithe...”, “që i ka vithet...” (p.sh.: vithebëshëm “që i ka vithet të mëdha”; po ashtu vithegjerë, vithehollë, vithemadh, vithemadhe, vithengjeshur etj.).
VITHEBË́SHM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vithet të mëdha, vithemadhe. Ajo vithebëshmja shkonte duke i tundur vithet.
VITHEMÁDH,~E mb. Që i ka vithet të mëdha. Burrë vithemadh. Grua vithemadhe. Pelë (mushkë) vithemadhe.
✱Sin.: vithebëshëm, vitheplis, vithetrashë, bythëmadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë