Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vithatore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KRYQE

KRÝQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shami koke grash me tre cepa. Vuri (lidhi) kryqen.
2. Një çerek buke a kulaçi etj.
3. kryes. sh. Vithatore e përbërë nga disa rripalidhin kryqazi samarin me kërbishten e kuajve, të mushkave etj. Kryqet mbi vithet (pas samarit).
4. anat., kryes. sh. Kërbishtet.
5. Kryqëza e samaritkafshëve.
Sin.: kërbishte, vithatore, kryqëz.
ranë (m’u këputën) kryqet u lodha shumëpunë, punova tërë ditën e ditës sa u këputa; më ra bretku; m’u këput (më ra) kurrizi; më ra (m’u këput) kërbishtja; më ranë krahët. S’ka kryqe (*këllqe, kërçikë) (për diçka). S’ia kam kryqet. 1. (dikujt) Nuk matem dot me të, është më i fortë a më i zoti se unë. 2. (diçkaje) Nuk e bëj dot, nuk e përballoj. Ia ndreqi kryqet (dikujt) e sollivete a e bindi duke e rrahur me dru; ia ndreqi kurrizin; ia ndreqi (ia tregoi) qejfin; ia ndreqi samarin. Sa për të zënë kryqet shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të mbajtur shpirtin; sa për të mbajtur frymën.

PALLAMAR

PALLAMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. 1. Litar i trashë për të lidhur anijet e lundratbreg; litari i spirancës. Pallamar kërpi (çeliku). Lidh me pallamar.
2. Vithatore, palldëm. Pallamari i kalit (i gomarit).
3. Dorashkë për të mbrojtur duart nga punabujqësi, në ndërtim etj.
4. bot. Bar i dëmshëm, me kërcelltrashë e të gjatë si të kulprës.
Sin.: litar, vithatore palldëm.

PALLDËM

PALLDË́M,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vithatore. Palldëm i ri (i vjetër). Palldëm lëkure. I shtrëngoi palldëmin. Iu këput palldëmi.
2. fig. Diçka pa vlerë. Është mbushur shtëpia me palldëme.
*Pelë plakë me palldëmkuq përçm. Ia shtrëngoi palldëmin (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt).

VITHATORE

VITHATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pajim i kalit, i mushkës etj., i përbërë nga disa rripa, që kalojnë mbi vithet dhe shërbejnë për të mbajtur samarin që të mos rrëshqasë; palldëm. I mbërtheu kalit vithatoren. Iu këput vithatorja kalit. Vithatore lëkure. Vithatore e leshtë.
Sin.: palldëm, nënbishte, vithanike, nënbirëz, nënbishte.

VITHORE

VITHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Rrip që i shkohet kafshës te vithet për të mbajtur samarin, vithatore. Vithorja e kalit. I vure samarin, po ti harrove vithoren. Uli vithoren nën bisht.
Sin.: nënbishte, nënbishtes, nënbirëz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.