Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MUTÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, plaf, poste; shkorsë. Mbuluar fund e krye me mutaf. Shtroi mutafin.
2. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, që hidhet sipër vitheve të kalit, përkavë; cohë që vihet nën shalën e kalit. Mutaf i trashë. Mutaf kadifeje. Ai po priste pranë kuajve të mbuluar me mutafë. Kali i mirë njihet nën mutaf. (fj. u.) njeriu njihet në punë e sipër, njeriu duhet çmuar nga puna që bën.
✱Sin.: mbulesë, plaf, përkavë, poste, shkorsë, cergë, vithanike, paravithe.
PËRKÁV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Velenxë; shtrojë prej leshi dhensh a dhish. Përkavë me thekë. Mbulohen me përkavë.
2. Mbulesë që i hidhet kalit mbi kurriz ose mbi vithe për të mos e vrarë samari a shala dhe për t’i pirë djersët.
3. Pëlhurë e bardhë që përdorin të krishterët për të mbuluar rrobat e trupit të të vdekurit; qefin.
✱Sin.: velenxë, çull, batanije, shtrojë, shkorsë, mbulesë, paravithe, vithanike, qefin.
TELQÍ,~A f. sh. ~, ~TË [TELQÍ,~NI m. sh., ~J, ~JTË] vjet. 1. Mutaf, paravithe. Telqia e kalit.
2. Torbë, këllëf në të cilën kalorësi mbante topuzin. Kalorësi, pasi futi topuzin në telqi, u nis. Trimi nxori topuzin nga telqini dhe qëlloi bajlozin.
3. Trastë e paravitheve të kalit që lidhet mbrapa shalës.
✱Sin.: mutaf, byrde, paravithe, vithanike, torbë, këllëf.
VITHATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pajim i kalit, i mushkës etj., i përbërë nga disa rripa, që kalojnë mbi vithet dhe shërbejnë për të mbajtur samarin që të mos rrëshqasë; palldëm. I mbërtheu kalit vithatoren. Iu këput vithatorja kalit. Vithatore lëkure. Vithatore e leshtë.
✱Sin.: palldëm, nënbishte, vithanike, nënbirëz, nënbishte.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë