Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vitërkeshë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJERKË

NJÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja e dytë e një burri kundrejt fëmijëve që ka ai me gruan e parë; gruaja e babait, vitërkeshë. Vajzat e njerkës. Njerka iu nënë e kaluar nënës. Njerka e Hirushes. U me njerkë. Ka zemër (shpirt) njerke (keq.) nuk i do fëmijët e tjerë, është zemërligë. Sillet si njerkë (keq.) sillet keq, pa dhembshuri. Nuk të zë nëma e njerkës por nëma e mëmës. (fj. u.).
2. fig. Diçkaështë e keqe dhe e ashpër kundrejt dikujt. Jeta ndonjëherëbëhet njerkë.
*Biri i njerkës. Ca *të nënës e ca të njerkës. E sheh me *syrin e njerkës (dikë a diçka).

TAMË

TÁM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Ani i gruas ose shtrati i femrësgjitarëve (kryesisht i deleve); këmishambështjell fëmijën ose pjellën.
2. Njerkë, vitërkeshë.
Sin.: an, këmishë, vitërkeshë, njerkë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.