Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VIST/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap miratimin diçkaje; e pranoj diçka si të drejtë, e pranoj zyrtarisht. E vistoi raportin (planin). E vistoi dokumentin (vërtetimin).
2. I bëj vizë, shënim zyrtar pasaportës a një letërnjoftimi me të cilin mund të hyj a të dal nga kufiri a të kaloj në një shtet tjetër. E vistoi pasaportën.
VÍST/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Varg peshqish të shkuar në një fill a në një thupër të hollë; varg pemësh a perimesh të shkuara në pe. Vistrën e peshqve e hodhën përtokë dhe shpejtuan duke kapërcyer gurët e lumit. Vistër qepësh (hudhrash). Vistër fiqsh. Vistër specash.
2. Varg qeniesh a gjërash që vijnë njëra pas tjetrës. Një vistër e gjatë (pa fund). Një vistër njerëzish shkonin njëri pas tjetrit. Një vistër kuajsh të ngarkuar ngjiteshin si me përtesë lakoreve të malit. Një vistër automjetesh shkonin autokolonë.
✱Sin.: varg, radhë, kalisher.
♦ *Varg e vistër (e vijë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë