Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ARS/ÉHEMI jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Marr arsim, fitoj dituri, mësoj, arsimohem. Arsehem në shkollë publike (private).
2. vetv. Edukohem, mësoj të sillem në familje e në shoqëri. Arsehem nga mësues të përkushtuar.
3. vetv. Rregullohem, krihem e vishem bukur. Arsehem për të shkuar në dasmë.
4. pës. e ARSÉJI.
✱Sin.: arsimohem, mësohem, diturohem, edukohem, stërvitem, ushtrohem, këshillohem.
►BÍRREM jovep., BÓRA (u), BJÉRRË 1. edhe fig., vetv. Nuk gjendem më, humbas; zhdukem e nuk e dinë se ku jam; iki, vete diku dhe harrohem aty, nuk dukem më gjëkundi. U borën dhentë. Iu bor shëndeti. - Ku u bore kaq ditë? Për gozhdën birret patkoi. (fj. u.).
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje dhe nuk shoh a nuk dëgjoj gjë tjetër, humbas mendjen pas saj. Birrem pas punës. U bor pas dëfrimeve.
3. vetv., edhe fig. Humb, vdes; prishem, shkatërrohem; më ikën vlera, shkoj kot ose bëhem fli për dikë a për diçka. I janë bjerrë të dy djemtë në luftë. U bjerr prej shkëmbit. Gjaku shqiptar nuk do të birret kurrë! Iu bjerrtë shpirti! (mallk.).
4. vetv., etnogr. Vishem në të zeza në raste vdekjesh a fatkeqësish të rënda. Vdiq (ngordhi) lopa e u bor vjehrra. (fj. u.).
5. vetv. Lodhem shumë në punë, duke vrapuar etj., dërrmohem; bie copë, bëhem katërsh. U bor duke punuar.
6. vetv. Ligem, dobësohem, fijatem, bëhem kockë e lëkurë. Fëmijët birren kur u pritet gjiri.
7. pës. e BJERR.
✱Sin.: humbas, humb, hup, zhdukem, përhumbem, përvdirem, ligem, tretem, ligësohem, ligështohem, dobësohem, grymosem, stërkeqem, sqaqem, shkalafitem, fijatem, harrohem, vdirrem, dërrmohem, shkatërrohem.
CÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvore e hollë që vesh diçka, lëkurë; shtresë e hollë që mbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokrrave të rrushit. Cipa e vezës. Cipa e qumështit. Cipa e gjellës. Cipë akulli. Cipa e drurit. Cipa e plagës. Zë (vë) cipë. I prish (i heq) cipën. Ha me gjithë cipë.
2. anat. Lëkurë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ. Cipa e brendshme. Cipa e barkut. Cipa (korja) e trurit. Cipa e qelizës. Cipa e mukozës. Cipë dhjami. Cipa e veshit. Cipa e virgjërisë. I vuri cipë syri.
3. bised. Sipërfaqja e një uji të qetë. Cipa e ujit. Cipa e liqenit (e kënetës).
4. fig., bised. Tërësia e vetive morale të një njeriu të ndershëm, turpi e sedra që e mbajnë njeriun të mos bëjë veprime të palejueshme; tërësia e rregullave dhe e normave morale të shoqërisë, që mbrojnë nderin e saj. Njeri me cipë. Sjellje pa cipë. S’ka fytyrë e cipë. Ruaj cipën. S’u mbetet cipë. Bëj diçka për cipë. Plasi cipa, doli kripa. (fj. u.). Ka cipë (nder) në faqe.
5. bised. Pëlhurë e hollë pambuku; basmë. Cipë me lule. Cipë për fustan. Futë prej cipe.
6. bised. Shami koke për gra. Cipë e zezë (e bardhë). Vë cipën. Lidh cipën.
7. fig. Diçka që mbulon ose që fsheh, mbulesë, perde. Mbuloj me një cipë. I hedh cipën (një ngjarjeje, veprimi etj.). Heq (gris) cipën.
8. krahin. Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.
✱Sin.: lëvore, lëkurë, lëkurëz, zhapë, cefël, caf, membranë, lëmazë, vemesë, kore, perde, lëpe, makë, ajkë, prask, basmë, shami, petë, mbulesë, napë, pëlhurë, luspë, nder, turp, faqe, namus.
♦ Cipë dhjami (për diçka) shumë i hollë. Cipë e kockë shih kockë e lëkurë. Cipë qepe shumë i hollë; i tejdukshëm. Ia çori cipën (dikujt) keq. ia nxori turpin; e bëri që të mos ketë cipë. Ia grisi cipën (dikujt a diçkaje) e zbuloi, e bëri të duket siç është; ia nxori bojën. Hedh cipën e zezë. 1. Vishem në të zeza; bie në zi. 2. S’di ku të futem nga turpi. E hoqi cipën e zemrës (dikush) foli hapur e sinqerisht, nuk mbajti asgjë të fshehtë; e hapi zemrën; s’mban (gjë) në trup. Kam cipë jam njeri i ndershëm, prekem e turpërohem për gabimet e të metat e mia; jam njeri me sedër; kam (një) fytyrë; kam gjak në fytyrë (në faqe). E mbështjell me një cipë (diçka) përpiqem ta fsheh diçka ose të mos krijoj një farë dyshimi rreth saj. I ka plasur (i ka dalë) cipa (peta) (e ballit) (dikujt) keq. s’ka turp fare, s’do t’ia dijë për turpe, nuk skuqet, është bërë i pacipë; i ka plasur damari (i ballit); i ka plasur perdja; nuk ka perde (dikush); s’ka ujë në sy (dikush); i doli huri në majë të kokës; i është bërë faqja rrogoz; i doli boja; as skuqet e as zverdhet (dikush); e ka ngrënë turpin me bukë (dikush); nuk e ka për gjë (dikush); e ka fytyrën shtatë hektarë (dikush). E vesh me cipë (dikë) e mbaj shumë mirë, i siguroj një jetesë të mirë e të rehatshme, i jap të gjitha të mirat, kujdesem shumë për të; e mbaj në pëllëmbë (në shuplakë) të dorës.
HARAT/ÉM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin., vetv. 1. Bëj shaka; hajgarem; hajgarisem.
2. Vishem me sqimë; pispillosem.
✱Sin.: hajgarem, hajgarisem, vishem, pispillosem, zbukurohem, stolisem.
JA pj. 1. Përdoret për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur etj.; përdoret për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim. - Ja shtëpia (shkolla, rruga, fshati)! - Ja shokët! - Ja dhe turistët e huaj. - Ja ku qenka! - Ja kush po na vjen! - Ja ku po vjen dhe daja! - Ja, shih këtu! - Ja, zbardhi dita! - Kur, ja, u duk...
2. Përdoret me kuptim dëftor, kur zë fill tregimi, ligjërimi etj., kur ndryshojmë temën e bisedës ose kur duam të tërheqim vëmendjen për ato që do të themi. - Ja si ndodhi... - Ja ç’pashë... - Ja ç’më shkruan... - Ja si e ka përshkruar fshatin e vet mbas largimit.
3. Përdoret kur shprehim nxitim, shpejtim etj., afërsisht me kuptimin: “menjëherë, tashti, këtë çast”. - Ja, sa të vijë autobusi. - Ja, tashti! - Ja, vajta e erdha! - Ja, sa të shoh (sa të vishem, sa ta lajmëroj)! - Ja, sa erdhi! - Ja, sa të nxjerr byrekun nga furra.
4. Përdoret përpara përemrave vetorë e dëftorë, si edhe përpara disa ndajfoljeve, me kuptimin: “pikërisht”. - Ja, ai e shpëtoi. Ja, kjo është e gjitha. - Ja, kësaj i thonë punë. - Ja, ky është burrë. - Ja, këtë desha të them. - Ja, kështu bëhet puna. - Ja, kështu duhet menduar (duhet mësuar). - Ja, si e ka mbushur oborrin me pemë e lule. - Ja, ashtu i ka vepruar i paudhi.
5. Përdoret për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj asaj që dëgjon, që vë re etj. (zakonisht për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj.). - Ja ç’na qenka! - Ja dhe puna (shpikja) jote! - Ja, si të them, s’di! - Ja, thoni edhe ju! - Ja ç’vete bën! - Ja, kush e paska ndihmuar për të zënë atë vend pune. - Ja, ç’na solli ajo pakujdesia jote!
6. Përdoret zakonisht me parafjalë a me lidhëza, kur përmbyllim një mendim, kur nisim të nxjerrim përfundimin, kur shpjegojmë arsyet e diçkaje, kur kumtojmë diçka me rëndësi ose kur fillojmë një numërim, kur flasim për diçka përfundimin e së cilës mezi e presim etj. - Ja ku na doli! - Ja tek e solli fjalën! - Ja dhe ky! - Ja edhe diçka tjetër... - Ja pse u mërzit ai! - Ja pra pse veprova kështu! - Ja dhe kjo punë mbaroi. - Ja ku e ke, merre! - Ja ku po ta them.
►KUMANDÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Rregullohem, miradministrohem.
2. Vishem mirë me rroba të reja dhe të hekurosura; pispillosem.
3. pës., vet. v. III e KUMANDÁR.
✱Sin.: kullandrisem, mirëmbahem, miradministrohem, pispillosem, rregullohem.
►MBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. Qëndroj në një gjendje të caktuar pasi jam kapur pas dikujt a pas diçkaje që të mos bie; qëndroj diku pa u rrëzuar; mbështetem diku që të mos bie. Mbahej me shkop. Mbahej me duar (me këmbë). Mbahej pas krahut të nënës. Mbahej pas parmakëve. Mbahej pas meje. Mbahej në degën e një peme. Ecte pa u mbajtur gjëkundi. Mbahej mirë në kalë.
2. fig., vetv. Jetoj, qëndroj e veproj duke u kapur pas diçkaje, duke u përpjekur të përfitoj nga diçka a dikush. Mbahet pas meritave të kaluara. Mbahet pas lidhjeve e krushqive. Mbahet pas fijes së kashtës (pas flokëve të vet).
3. vetv., vet. v. III Qëndron, nuk këputet, nuk thyhet, nuk bie etj.; fig. nuk është prishur ose zhdukur plotësisht, qëndron, rron. Këpucët (rrobat) mbahen ende. E vjetra kërkon të mbahet me çdo mënyrë.
4. vetv. Jam në gjendje të qëndroj, i bëj ballë një peshe, lodhjes etj.; jam mirë me shëndet, nuk më ka mposhtur sëmundja a pleqëria; kam ende forca për të jetuar, për të punuar a për të luftuar, qëndroj, nuk dorëzohem; kam ende mjete a mundësi ekonomike etj. për të jetuar ose për të kryer një veprimtari. Plaku mbahet mjaft mirë. Mezi mbahej më këmbë. S’i mbaheshin këmbët nga lodhja. A mbahesh? si je, si shkon? (përshëndetje). Skuadra u mbajt deri sa i erdhën përforcimet.
5. fig., vetv. Qëndroj i fortë e i patundur moralisht, nuk zmbrapsem para asnjë pengese a vështirësie, nuk më mposhtin dot hallet a fatkeqësitë. Mbahu, mos e lësho veten! U mbajt si trime. Mbahet mirë.
6. vetv. Përmbahem; e mbaj veten. Nuk mbahet nga gëzimi. S’u mbajt pa ia thënë të gjitha.
7. vetv. Tregoj kujdes për veten time; ushqehem, vishem e mbathem mirë; bëj jetë të mirë e të rregullt. Mbahet mirë. Mbahet pastër.
8. edhe fig., vetv. Jetoj, rroj. Njerëzit mbahen me bukë. Bagëtitë mbahen me bar e me kashtë. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
9. fig., vetv. E quaj apo e vlerësoj veten në një mënyrë të caktuar, e heq veten, e pandeh, sillem në një mënyrë të caktuar; mburrem. Mbahet si i mençur (si budalla). Mbahet si shkrimtar. Mbahej për trim. Mbahet me të madh (rëndë). Mbahet se i di të gjitha. Mbahet si mik i shtëpisë. Si shumë na mbahet!
10. vetv. I qëndroj besnik diçkaje a dikujt, nuk i kapërcej caqet e diçkaje, nuk lëviz; i përmbahem (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I mbahem mendimit të parë. U mbahet rregullave e udhëzimeve. I mbahet pikë për pikë tekstit.
11. vetv., vet. v. III Më pengohet, më zihet, nuk shkon, nuk lëviz a nuk rrjedh lirisht (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). I mbahet goja. Më mbahet fryma. I mbahej ujët e hollë.
12. fig., bised., vetv. Lidhem me dikë, mbaj anën e tij. Me cilën anë mbahet? Me kë mbahesh ti?
13. vetv., vet. v. III Zhvillon punimet, bëhet. U mbajt një mbledhje e rëndësishme. U mbajtën punimet e Kuvendit. U mbajt një kongres.
14. pës. e MBAJ.
✱Sin.: mbështetem, jetoj, veproj, kapem, qëndroj, rroj, përmbahem, shtirem, pengohet, zë, bëhet, zhvillohet, lidhem, ruhet, quhem.
♦ Mbahet *gjallë (dikush a diçka). Mbahet më *këmbë (dikush a diçka). Mbahet më *të madh (dikush). Mbahet *mend (dikush a diçka). Mbahet (varet) në një *qime.
►MBÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vesh këpucët, çorapet etj.; vesh diçka nga mesi e poshtë (pantallonat etj.); kund. zbathem. U mbath e doli. Vishet e mbathet vetë.
2. vetv. Siguroj për vete për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjera që vishen në trup nga mesi e poshtë. Vishet e mbathet me djersën e vet.
3. vetv., vet. v. III Mbushet a mbulohet me një shtresë dheu ose me diçka tjetër. U mbath vendi (kanali) me llum.
4. bised., vetv. Ngopem, ngjishem (me bukë a me të ngrëna). U mbathën në dasmë. U mbath mirë e mirë dhe iku. U mbathën me mish.
5. fig., bised., keq., vetv. Dehem me pije alkoolike, bëhem tapë. Ishte mbathur mirë.
6. pës. e MBATH.
✱Sin.: vishem, mbushet, mbulohet, plehërohet, ngopem, ngjishem, dehem.
►MVÍSHEM jovep., MVÉSHA (u), MVÉSHUR 1. vetv. Vendos përsipër në trup (një rrobë, maskë etj.), vishem. Maska iu mvesh një fytyre të njohur me shpejtësi.
2. vetv., vet. v. III Vlerësohet sikur i përket dikujt ose diçkaje, atribuohet. Këtij poeti nuk mund t’i mvishet asnjë grimë historiciteti.
3. vetv., vet. v. III Ngjitet lart duke e mbuluar diçka; përvishet. Avulli i mvishet bimësinë buzë Drinit në mëngjes. Era e bukës i mvishej rrëpirës.
4. vetv. I sulem dikujt me qortime, kritika etj., i përvishem. E qortoi gazetarin duke iu mveshur pastaj krejt grupit.
5. pës. e MVÉSH. Proverba që iu mveshën emrit të tij.
✱Sin.: vishem, vihet, ngarkohet, atribuohet, ngjitet, përvishem.
►MËRTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mbuloj fytyrën me perçe (për gratë); mbulohem në fytyrë me diçka. U mërtis nusja me duvak. Ishte mërtisur në zi.
2. Vishem tesha të errëta në shenjë zije, mbaj zi.
3. fig., vet. v. III Mbulohet, vishet, fshihet. Deti mërtisej me mjegull të zezë.
4. fig. Nxihem, sterrohem. Balli iu mërtis trishtueshëm.
5. pës. e MËRTÍS.
►NDRÉQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vishem me rroba të reja; stolisem. U ndreqën e u stolisën. U ndreq nusja.
2. fig., vetv. Shmang të metat e dobësitë që kam pasur, përmirësohem; vij në rrugë të drejtë. Djali u ndreq.
3. vetv. Merrem vesh me dikë pas një grindjeje, pajtohem; ujdisem, rregullohem; kund. prishem. U ndreqën njëri me tjetrin. Nuk u ndreqa me ustain.
4. vetv., vet. v. III Përmirësohet, kthjellohet (për motin). U ndreq koha (moti).
5. pës. e NDRÉQ. U ndreqën rrugët (urat, shtëpitë). Nuk ndreqet lehtë. Druri ndreqet sa (kur) është i njomë. (fj. u.) njeriu edukohet më lehtë kur është në moshë të re.
✱Sin.: stolisem, vishem, zbukurohem, kërpitem, pillohem, hijeshohem, rregullohem, shëndoshem, korrigjohem, përmirësohem, piqem, ujdisem, pajtohem, shtrohem, drejtohem, zgjidhet, kthjellohet.
►NGJÍT/EMII jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kaloj nga një vend më i ulët në një vend më të lartë, hipi; kund. zbres, ulem. Ngjitem në çati (në pemë). U ngjit në tribunë (në skenë). I ngjitet malit (kodrës). Ngjitem në majë. Ngjitet përpjetë. Ngjitet ngadalë (me mundim). Ngjitet me litar.
2. vet. v. III Lëviz në drejtimin nga poshtë lart; ngrihet lart. Ngjitet dielli (hëna). Ngjitet aeroplani. Ngjitet tymi (flaka). Ngjiten retë. Iu ngjit një lëmsh në grykë.
3. vet. v. III Bëhet gjithnjë e më i lartë, shkon përpjetë, merr drejtimin nga poshtë lart. Rruga (xhadeja) ngjitet më të djathtë. Shtegu vjen duke u ngjitur.
4. vet. v. III Ngrihet. U ngjit temperatura.
5. fig. Arrij në një shkallë më të lartë zhvillimi; marr vrull e fuqi të reja, ngrihem. U ngjitën lart. Turizmi në vendin tonë po ngjitet vazhdimisht. Ngjitemi në një shkallë të re (më të lartë) zhvillimi.
✱Sin.: qepem, hipi, piprrohem, ngrihem, shkarangjitem, vishem, rritet, ngrihet, hidhem.
►PARAQÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj te dikush që më ka kërkuar; vete në vendin e punës a diku tjetër ku duhet të jem në një kohë të caktuar; shkoj diku për të marrë pjesë a për të qenë i pranishëm në kohën e duhur. Paraqitu nesër! U paraqitën në provim. Paraqituni në punë. U paraqitën në konkurs. Nuk u paraqit fare në gjyq.
2. vetv. I them një tjetri emrin dhe kush jam. Më lejoni t’ju paraqitem!
3. vetv. E tregoj veten në një mënyrë të caktuar; dal; jam në një gjendje të caktuar; e heq veten për dikë. Paraqitej keq (prapa). U paraqitën mirë në provime. E paraqit veten për të ditur. Na u paraqit si mjek.
4. vetv., vet. v. III Është, duket a shfaqet në një gjendje, pamje ose mënyrë të caktuar. Paraqitet në këtë trajtë. Ecuria e punimeve paraqitet e mbarë. Çështja paraqitet e vështirë. Sëmundja paraqitej tepër e rrezikshme.
5. vetv., vet. v. III Vjen a shfaqet, del përpara (një rast etj.). Kur të paraqitet nevoja. Me që u paraqit rasti (mundësia).
6. pës. e PARAQÍT.
✱Sin.: vete, njihem, dukem, shfaqem, tregohem, hiqem, jam, dal, shpaloset, vjen, del, lind, vishem, shtirem, mbahem, përvijohet, shtrohem, parashtrohet, përshenjet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë