Fjalori

Rezultate në përkufizime për “virrmë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VIRR

VÍRR vep., ~A, ~UR jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur, lëshon virrmë (kryesisht për dhitë). Virrte dhia (cjapi).
Sin.: virrmë, vërrimë, vigmë.

VIRRMË

VÍRRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Britmëlëshon dhia etj.; britmë e çjerrë; vërrimë, mekërimë. Virrmë dhie. Nga larg ndihej virrma e një dhie.
Sin.: britmë, vërrimë, mekërimë.

VIRRMËMADH

VIRRMË/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~MËDHÉNJTË përçm. Ai që bërtet a çirret; që qan shpesh e pa shkak (për një fëmijë), qaraman. Nuk i ra gjuhagojë atij virrmëmadhi! Iu mek zëri virrmëmadhit duke qarë.
Sin.: qaraman, qarash, përloshan.

VIRRMËMADHE
VËRRAS

VËRR/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur, lëshon virrmë (për dhitë); nxjerr një zë a britmëçjerrë (për disa kafshë). Vërriste dhia (cjapi). Vërriste dhia me të madhe se i kishte mbetur koka në një vrimëgardhit.
2. keq., jokal. Flas me zë të lartë e të çjerrë, çirrem; bërtas. Vërriste si i shkalluar. Vërriste nga inati. Mos vërrit!
3. kal. I flas a i thërras dikujt me zë të lartë, i bërtas. I vërriti me sa zë që kishte.
Sin.: çirrem, bërtas, vërret, mekërin.

VËRRIMË

VËRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Virrmë. Dëgjohej vërrima e dhive.
Sin.: virrmë, mekërimë, klithmë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.