Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vilat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKALBËZOJ

SHKALBËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bujq. Heq pjesët e kalbura; pastroj drurët e kalbur në një pyll a në një pemishte. Shkalbëzoj agrumet. Shkalbëzoj parcelën e pjeshkëve.
Sin.: kij, shkadhis, shkëmes, zhvesh, harr, shkurtoj, zviloj, heq, vilat, dëlir, rralloj, krahit, qesat.

VILATJE

VILÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vilat pemët. Vilatja e pemëve. Vilatja e mollëve (rrushit). U bëri një vilatjeimët pemëve.
2. Veprimi kur vilatim deletgushë, në bark e në bisht. Vilatja e dhenve. U bëri dhenve një vilatjelehtëbark e në gushë.
Sin.: krasitje, rrallim, qesim, shkadhisje; përvjelje, qethje.

VILIKOJ

VILIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vilat, krasit pemët. E vilikoi rrushin. I vilikoi pemët.
2. Qeth, përvjel delet. I vilikoi dhentë.
Sin.: vilikat, krasit, kij, shkadhis, qeth, përvjel.

VILË

VÍL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Shtëpi e madhe, e bukur e rrethuar zakonisht me kopsht dhe e pajisur mirë; shtëpi e tillë jashtë qytetit për të pushuar gjatë verës. Vilë dykatëshe. Vilat e plazhit. Banontevilë.
2. hist. vjet. Çifligu i skllavopronarit në Romën e vjetër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.