Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÍKËT,~IT (të) as. Humbje e përkohshme dhe e papritur e ndjenjave dhe e vetëdijes, për shkak të ndonjë sëmundjeje, të një tronditjeje shpirtërore etj.; të hollët, zali. I ra të fikët. I vinte të fikët.
✱Sin.: të hollë, të lehtë, të lig, ligështi, të pakët, të rëndë, të verdhë, fikje, zali, mekth, pasrregull, vilani, alivan, shajtim, pelikor, tanëza.
HALINÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Prishja e diçkaje duke e mbajtur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend me lagështi; tretja a shkatërrimi i dalëngadaltë; kalbje, dekompozim, kalbëzim, shpërbërje. Halinosja e frutave. I mbron nga halinosja. Është në halinosje.
2. Të fikët, alivan, vilani. I ra halinosja i ra vilani.
✱Sin.: kalbje, dekompozim, kalbëzim, prishje, shpërbërje, tretje, grymosje, vilani, alivan, zali, të fikët.
MEKTH,~II m. Të fikët, vilani. I ra mekthi. U ra mekthi për të ngrënë. Të raftë mekthi! (mallk.).
♦ Më ra mekthi. 1. U lodha e u këputa, s’kam më fuqi fare; m’u këputën fuqitë, më shteruan forcat, më vjen si të fikët; më ra bretku. 2. Vdiqa për të ngrënë, më vjen si të fikët nga që s’kam ngrënë asgjë për një kohë të gjatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë