Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vikat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËRTAS

BËRT/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal. Flas a thërras me zë shumëlartë, them diçka duke thirrur fort, gërthas. Bërtet me zemërim. Bërtet fort. - Mos bërtit, se të dëgjoj!
2. jokal. Lëshoj një zë të fortë, këlthas, klith, çirrem. Bërtiti nga dhembja (nga frika). Bërtiti me të madhe (fort, në kupëqiellit). Qan e bërtet. Më mirëbërtasim si macja, se të ulemi si lopa. (fj. u.). Dimri bërtet si fukarai. (fj. u.).
3. kal. E qortoj ose e shaj dikë duke i thirrur, i flas për një gabim a për një faj që ka bërë, shaj, çirrem, shahem (me dikë). I bërtiti kot (rëndë). I bërtet djalit. - Ç’patebërtite ashtu?! - Mos i bërtit! I bërtetbijës, të dëgjojë e reja. (fj. u.).
4. keq., jokal. Flas ose shkruaj shumë për diçka, bëj shumë zhurmë për një çështje, duke u përpjekur me çdo mjettërheq vëmendjen ose të arrij një qëllim; çirrem. Bërtet me të madhe. Çirret e bërtet.
5. jokal., vet. v. III Nxjerr tinguj a zë të fortë e të lartë (për kafshët). Dhitë bërtasin e vërrasin. Bërtasin sorrat.
6. jokal. Vajtoj me zë të lartë dikë. Ja ka nisur motra e po bërtet, / Krejt me lot Gjergjin po e loton. (folk.).
Sin.: thërras, gërthas, këlthas, klith, çirrem, ulërij, vërras, sokëllij, piskat, gjëmoj, bëzaj, vikat.

VILIKAT

VILIKÁT (VILIKAS) vep., ~A, ~UR jokal. Vikat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.