Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vijos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VIJOS

VIJÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëj me vija diçka, i heq vija. Vijosi fletoren. Vijos dërrasën e zezë.
2. Vijëzoj. Një buzëqeshje ia vijosi fytyrën.
Sin.: vijos, vizas.

VIJOSET

VIJÓS/ET jovep., ~ (u) ~UR vet. v. III 1. vetv. Bëhet si vijë, merr trajtën e një vije; bëhet a mbushet me vija, vijëzohet. U vijosën ujërat. Iu vijos fytyra. U vijos sipërfaqja e liqenit.
2. pës. e VIJÓS.

VIJOSJE

VIJÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vijos a vijoset diçka. Vijosja e fletores. Vijosja e dërrasëszezë. Makina e vijosjes. Vijosja e fytyrës nga buzëqeshja. Vijosja e ballit. Vijosja e sipërfaqes. Vijosja e ujërave.
Sin.: vijëzim, vizim.

VIJËZOJ

VIJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA ~ÚAR 1. kal. Bëj një vijë a disa vijadiçka; bëj skicën e diçkaje; e bëj a e mbush diçka me vija. Vijëzoj buzët e pllakës. Rrudhat ia vijëzuan ballin.
2. fig., kal. E paraqit diçkavijapërgjithshme, e vizatoj. Vijëzoi portretin e heroit. Ka vijëzuar anët e mira (tiparet kryesore).
3. kal. Vizatoj. Vijëzoj një hark. Vijëzoj një rreth.
Sin.: vizatoj, vizoj, vijos, vizas, përvijoj.

VIZAT

VIZÁT (VIZÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Vijëzoj, vijos.
2. I lë shenjagoditjes me kamxhik a fshikulltrup dikujt.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.