Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARTIKULACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shprehje, formësim me fjalë; përshkrim verbal (shprehje e ndjenjave, shprehje e përkatësisë ideologjike, e përkatësisë fetare etj.); artikulim. Artikulacioni i ndjenjave (i qëndrimeve, i bindjeve, i dëshirave, i kërkesave etj.). Artikulacion i mendimeve ose i ideve. Artikulacion i qartë (i paqartë). Artikulacion i mirë (i keq, i dobët).
2. Lidhje ose bashkim i pjesëve të ndryshme (i elementeve, i njësive, i pjesëtarëve etj.) në një tërësi ose mënyra si janë lidhur ato pjesë; formësim, të formësuarit. Artikulacioni i hapësirës së planifikuar.
3. gjuh. Nyjëtim, prodhimi i tingujve përmes organeve të të folurit siç janë gjuha, buzët, dhëmbët dhe tejzat e zërit, për të formuar tinguj të ndryshëm që përbëjnë fjalët. Artikulacion i labërguar. Artikulacion sintagmatik. Artikulacion i frazës.
4. muz. Mënyra e lidhjes ose e ndarjes së notave (të akordeve) gjatë ekzekutimit të një kompozimi dhe shenjat përkatëse grafike: harku për ekzekutimin e toneve të lidhura, viza ose pika për ekzekutimin e toneve të ndara. Artikulacione të akordeve.
5. anat. Nyjëzim, nyjë, kyç ose mënyrë se si janë të lidhur dy eshtra ose dy kërce të njerëzve ose të kafshëve në një nyjë; vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën. Artikulacionet e kyçeve. Artikulacionet e gjunjëve (të duarve etj.). Formësim i artikulacioneve. Operacione të artikulacioneve. Sëmundjet e artikulacioneve. Më dhembin artikulacionet.
6. anat. Nyjë3. Artikulacion nervor. Artikulacione limfatike.
7. Kryqëzim rrugësh a vijash ajrore (hekurudhore, detare etj.); nyjë5. Artikulacion rrugor, ujor etj.
8. tek. Nyjë6. Artikulacionet e rrymës elektrike.
9. arkit. Mënyrë e lidhjes së pjesëve të një strukture ose montimi i tyre përmes nyjave. Artikulacionet e strukturave ndërtimore. Artikulacionet e urave. Artikulacionet e makinerive të lëvizshme dhe fikse.
✱Sin.: nyjëtim, formësim, nyjëzim, artikulim, nyjë, kyç.
FIGÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vizatim, skicë etj. në një libër; ilustrim. Tregim me figura. Dhuroi disa libra me figura.
2. mat. Pjesë e një rrafshi, e kufizuar me një vijë të mbyllur; tërësi pikash a vijash të vendosura në një mënyrë të caktuar. Vizatoj një figurë gjeometrike.
3. Pamja e dikujt a e diçkaje, dukja; tërësia e tipareve fizike të jashtme të dikujt a të diçkaje. Figura e njeriut. Figura e sendit.
4. Tërësia e tipareve dhe e vetive shpirtërore të njeriut, bota e brendshme. Njeri me figurë të pastër.
5. fig. Njeri i njohur, njeri i shquar, personalitet. Figurë historike. Figurë e njohur (e shquar, e madhe).
6. filoz. Pasqyrimi i diçkaje nga bota e jashtme në vetëdijen e njeriut. Figurë e realitetit.
7. Qëndrimi që merr dikush kur luan një valle, kur kërcen në një balet etj.; lëvizje që bën valltari, kërcimtari etj. kur luan valle, kur kërcen etj. Bëj një figurë koreografike.
8. let., art. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi mjetesh lëndore, gjuhësore e ndërtimore. Figurë artistike. Mjetet e ndërtimit të figurës. Krijoj (ndërtoj) një figurë.
9. let. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike).
10. muz. Grup notash ose pjesësh ritmike, që zakonisht përsëriten; element ritmik e melodik në një vepër muzikore. Figurë muzikore (ritmike, melodike).
11. Secili nga gurët më me vlerë në lojën e shahut ose secila nga letrat më me vlerë në lojën e letrave. Figurë e rëndë mbretëresha ose mbreti. Figurë e lehtë oficeri, kali. Ndërrimi i figurave. Humbas një figurë. Marr një figurë.
✱Sin.: vizatim, ilustrim, pamje, dukje, shëmbëlltyrë, personalitet, fytyrë.
♦ Bën figurë (dikush) libr. shquhet, dallohet, bie në sy për mirë a për keq, lë një përshtypje.
GJARPËRÚES,~E mb. Që është dredha-dredha, që ka trajtën e një vije me lakime të njëpasnjëshme; që gjarpëron. Rrugë gjarpëruese. Vijë gjarpëruese. Lëvizje gjarpëruese. Kllapa gjarpëruese (mat.) kllapa prej dy vijash të lakuara.
✱Sin.: gjarpëror, gjarpërush, dredhor, dredhues, dredhak, dredhacak, dredhalak, dredharak, i dredhur, i lakuar.
GRAFÍK,~EI mb. 1. Që paraqet me anë vijash e figurash gjendjen dhe ecurinë e një pune a të një dukurie, zhvillimin e një veprimtarie, luhatjet e temperaturës gjatë një sëmundjeje etj. Pasqyrë grafike. Paraqitje grafike.
2. Që pasqyron në mënyrë të qartë e të përpiktë sasinë e punës dhe kohën që duhet për ta kryer këtë. Plan grafik.
PLAN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj vizatimi që paraqet me anë vijash e shenjash të posaçme dhe në një shkallë shumë të zvogëluar një sipërfaqe të vogël toke, hartë e shkallëzuar. Plan topografik. Plani i vendit.
2. Vizatim që paraqet në përmasa zakonisht të zvogëluara pamjen nga një anë ose prerjen sipas një rrafshi të një sendi, të një ndërtese, të një pajisjeje etj., që do të ndërtohet a do të prodhohet; skicë. Plani i qytetit. Plani i ndërtesës (i portit, i aeroportit). Plani i bibliotekës kombëtare. Shkalla e planit. Plan i përgjithshëm. Plan rregullues. Plan topografik.
3. Tërësi masash të menduara e të caktuara që më parë, që parashikojnë ecurinë a mënyrën e zhvillimit të një pune a veprimtarie, vëllimin e afatet e saj etj. Plani i punës. Plani i infrastrukturës rrugore (i ndërtimeve urbane). Plani vjetor i punës shkencore. Plani i stërvitjes së sportistëve. Punë me (pa) plan. Bën plane në hava (keq.)
4. ek. Tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve për plotësimin e tyre, që përcaktohen a përllogariten që më parë për zhvillimin e harmonishëm të ekonomisë e të kulturës gjatë një periudhe të caktuar; dokumenti ku janë shënuar këto detyra e masa. Punojnë me plane afatshkurtra (afatgjata). Plani vjetor (tremujor, mujor). Plani perspektiv plani për disa vjet në të ardhmen. Plan ekonomik (financiar). Plan shtetëror. Plan shkencor. Ekonomi pa plan. Miratoj planin. E plotësuan (e tejkaluan) planin.
5. Pikat ose vijat kryesore një studimi etj.; skicë. Plani i orës së mësimit. Bëj planin e studimit.
6. fig. Qëllimi a synimi që duam të arrijmë dhe që e parashikojmë që më parë. Plan i guximshëm. Plane të errëta antikombëtare. Ia prishën planet. S’i doli plani.
7. Fusha e veprimtarisë ose lëmi i shfaqjes së diçkaje; mënyra e shqyrtimit të diçkaje, drejtimi a këndi me të cilin e shohim; rrafsh (zakonisht në tog me parafjalën në). Në planin ekonomik (politik, teorik, moral, shoqëror). Në planin kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në planin kohor (historik). Del në dy plane.
8. Vendndodhja e një sendi a e një objekti lidhur me largësinë e tij nga shikuesi. Vinte më prapa, në plan të dytë. Janë në një plan.
9. fig. Vendi që zë dikush a diçka sipas rëndësisë që ka (kryes. me një numëror rreshtor). E nxori në plan të parë. E vuri në plan të dytë. Kalon në plan të fundit.
10. gjeom. Rrafsh. Plan i pjerrët (pingul, horizontal). Plane paralele. Plani i meridianit. Plani i ekuatorit. Drejtëzat e një plani.
✱Sin.: planimetri, skicë, program, qëllim, shestë, shestim, rrafsh, planifikim, vizatim, hartë, grafik, skemë, masa, detyra, tregues, përmbledhje, synim, fushë, lëmë, mënyrë, drejtim, tertip, këndvështrim, mendim, sajim, vendndodhje, vend.
♦ Ka dalë në plan të parë (diçka) libr. është bërë më e rëndësishmja e me kryesorja, është bërë e para që duhet zgjidhur. I vë në një plan libr. i quaj njësoj, i barazoj dy a më shumë njerëz, sende etj.; i vlerësoj barabar.
VARÍESHKASH ndajf. Luaj varieshkash: luaj petash me një pllakëz prej guri, të cilën e shtyj me njërën këmbë për ta kaluar nëpër disa katrorë a rrathë të vizatuar në tokë, pa i shkelur vijat. Fëmijët luajnë varieshkash. Fëmijët vizatuan disa vija në tokë për të luajtur varieshkash.
✱Sin.: varras, rrasash, petash, vijash.
VETËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet nga shkarkimet elektrike në atmosferë; shkreptimë. Në dritën e vetëtimës. Me shpejtësi vetëtime. Shkrepi vetëtima. Si vetëtima vetëtimthi. Shkoi si vetëtima shkoi shumë shpejt. Si vetetimë iu shfaq një mendim.
2. Rrufe. E vraftë vetëtima! (mallk.).
✱Sin.: shkreptimë, flakërimë, agzot, rrufe.
♦ Të gjuajttë vetëtima! mallk. të vraftë rrufeja! Më shkrepi vetëtima më erdhi rreziku a e keqja papritur; u preka a u trondita nga një e papritur; më ra (më gjuajti) rrufeja; më ra pika. Vetëtimë behari me shpejtësi të madhe, shumë shpejt, si rrufe, veri, erë; sa nuk duket kur ikën (dikush); plumb pushke. Vetëtimë (*rrufe, bubullimë) në qiell të kaltër (të kthjellët).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë