Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRVIJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj caqet e diçkaje, i vë kufijtë diçkaje me anë të disa vijave. Përvijoj kufijtë. Përvijoj shtrirjen gjeografike të një dukurie.
2. fig. E përshkruaj, e paraqit, e studioj ose e përcaktoj diçka në vijat e saj më kryesore, në tiparet më karakteristike ose dalluese; përshkruaj në vija të trasha. Përvijoj gjendjen ekonomike (sociale) të vendit. Përvijoj detyrat (rrugët) e kërkimeve në një fushë (në një lëmë) të diturisë.
✱Sin.: përvijos, ravijëzoj, vijëzoj, vizoj, skicoj, trapit (trapis), përcaktoj, përshkruaj, paraqis, studioj.
RAVIJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shënoj rreth e rrotull me vijë, shënoj vijat kryesore; përvijoj, ravizoj, vijëzoj. Ravijëzoj vendin.
2. fig. Përshkruaj në vija të përgjithshme, paraqit me tiparet kryesore; skicoj, shestoj. Ravijëzoj tiparet (portretin, figurën). Ravijëzoj në mënyrë përmbledhëse. Do të ravijëzoj disa ide.
SHEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përcaktoj planin a mënyrën e kryerjes së një pune, mendoj diçka, rregulloj, ndreq, vë për së mbari; ideoj, skicoj. Shestoj një punë. Shestoi një dredhi. Shestoi diçka me vete. I shestoi mirë e mirë punët e veta.
✱Sin.: ideoj, skicoj, vijëzoj, përvijoj, ravijëzoj, planifikoj, projektoj, sendërgjoj, synoj, ujdis, bluaj.
VIJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vijëzoj a kur vijëzohet diçka. Vijëzimi i fushës së futbollit. Vijëzimi i vijave të bardha për këmbësorët. Vijëzimi i rrudhave. Vijëzimi i vargmaleve.
2. Skicë e një vizatimi, e një pikture a e diçkaje tjetër me anë të disa vijave; vijat anësore të diçkaje, që përbëjnë figurën e saj; përvijim. Vijëzime të holla lulesh të qëndisura. Nga lart dukeshin vijëzimet e arave (e ishujve).
✱Sin.: vijosje, vizim, përvijim, skicim, vizatim, skicë, shestim.
VIJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA ~ÚAR 1. kal. Bëj një vijë a disa vija në diçka; bëj skicën e diçkaje; e bëj a e mbush diçka me vija. Vijëzoj buzët e pllakës. Rrudhat ia vijëzuan ballin.
2. fig., kal. E paraqit diçka në vija të përgjithshme, e vizatoj. Vijëzoi portretin e heroit. Ka vijëzuar anët e mira (tiparet kryesore).
3. kal. Vizatoj. Vijëzoj një hark. Vijëzoj një rreth.
✱Sin.: vizatoj, vizoj, vijos, vizas, përvijoj.
VIZAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqit a riprodhoj në letër një send ose një figurë me laps, me bojëra, me penë etj., bëj vizatim në letër ose në diçka tjetër; zotëroj artin a mjeshtërinë e vizatimit. Vizatoj një shtëpi (një lule, një pemë, një kub...). Vizatoj me laps (me bojëra). Vizaton bukur.
2. fig. Përshkruaj zakonisht shkurt, me gojë ose me shkrim, një ngjarje, një gjendje, një njeri; jap idenë a pamjen e diçkaje. Vizatoi të ardhmen. E vizatoi mirë gjendjen.
✱Sin.: pikturoj, fytyroj, përvijoj, formoj, pikëzoj, vijëzoj, vizoj, skicoj.
VIZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq viza në diçka, vijëzoj. Vizoi fushën e futbollit. Vizoi rrugën (autostradën). Vizoi vijat e bardha për kalimtarët. Vizoi fletoren.
2. fig. Paraqit në vija të përgjithshme diçka, vizatoj, përvijoj. Vizoi portretin e punëtorit. Vizoi portretin e një luftëtari.
3. vjet. Vizatoj. Vizoi një figurë gjeometrike. Vizoi një rreth.
✱Sin.: vijëzoj, vizatoj, përvijoj, ravijëzoj, vizoj, skicoj, shestoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë