Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vickë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ICKËL

ÍCK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Vickë. Hedh ickla.
Sin.: vickë, vickël, shqelm.

MICKË

MÍCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë e imët nga shtati. Micka e bukur po shëtiste me gjyshin e vet.
2. Mickël, vickë, vickël.

MICKËL

MÍCK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Shkelm i lehtë. Qëllon kali me mickla. Hedh mickla mushka. Hedh mickla dikush (fig.) bën naze.
2. fig. Diçka e vogël e pa ndonjë rëndësi, vogëlsirë. Kapet pas micklash. S’e prish gjakun për mickla. Nuk merrem me mickla.
3. bot. Bari i bletës, mjalca, milca, pshembi, psheniloku.
Sin.: shkelm, vickë, vickël, vogëlsirë, mjalcë, milcë, pshemb, pshenilok.

SHKELM

SHKELM,~I m. sh. ~A, ~AT Goditje e fortë me këmbë që i japim dikujt a diçkaje; lëvizje e menjëhershme dhe e fortëbëjnë kafshët thundrake me këmbët e prapme ose edhe e të dyjave njëherazi për të goditur diçka. Shkelm i fortë. I futi (i këputi, i dha) një shkelm hundës. E goditi (e qëlloi, e zuri) me shkelma. U rrëzua nga një shkelm. Mushka shtie (qet, hedh) shkelma. I jap shkelmin e parë topit. (sport.) filloj lojën.
Sin.: këmbë, vickë.
I biemirës (bukës) me shkelm (me këmbë) (dikush) nuk e vlerëson a nuk e kupton si duhet gjendjen e mirë që ka ose një të mirë që i bëhet dhe heq dorë prej saj, duke dëmtuar veten; ha bukën e përmbys kupën; të ha shalqirin e të rreh me lëkura. Hedh shkelma (dikush) kundërshton pa të drejtë a i pakënaqur, nuk bindet a nuk pranon diçka duke pretenduarshumë; hedh vickla; bën naze. I dha shkelmin (dikujt) përb. e dëboi; e përzuri me zemërim e në mënyrëvendosur, e sikterisi. I vuri shkelmin (diçkaje) e hodhi poshtë diçka, e prishi si të pavlerë, e shkatërroi; e përmbysi. I vuri shkelmin (këmbën, gjunjët) në bark (dikujt) e shtrëngoi me forcëbindet a të mposhtet; e shtypi me dhunë dhe e mundoi pa mëshirë; i vuri këmbën. I ka vënë shkelmin në fyt (në grykë) (dikujt) e ka shtrënguar keq, duke i kërkuar diçka shpejt; e ka vënëgjendje shumëvështirë; i ka vënë këmbën në fyt (në grykë); i hodhi (i vuri) litarinqafë (në grykë); i ka vënë duart në fyt (në grykë); po i merr shpirtin. I vuri shkelminqafë (dikujt) e bëri si deshi vetë, e shtypi dhe e mposhti, e nënshtroi me zor; i vuri këmbën (thembrën) në qafë.

VICKËL

VÍCK/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT Vickë, shkelm. Ia dha një vickël. Gjuan vickla. Kali është i mirë, po ka një huq, gjuan vickla.
Sin.: vickë, ickë, vickël, shkelm.
Hedh vickla (dikush) kundërshton diçka pa pasur ndonjë arsye, tregohet kokëfortë e nuk e pranon diçka për inat a për tekat e veta; hedh shkelma.

VRËCKË

VRË́CK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vickël, vickë. Mushkëhedh vrëcka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.