Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRSHKËNDÍTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkëndit a përshkënditet zjarri.
2. Shkëlqim; xixëllimë; flakërim. Përshkënditjet e zjarrit. Përshkënditja e syve.
✱Sin.: shkëndijim, xixëllim, xixëllimë, shkëlqim, ndriçim, vezullim, vezullimë.
REGËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrahje e zemrës etj. me të dridhura, refkëtimë. Regëtimë e lehtë. Regëtimat e zemrës. Regëtima e syve.
2. Grahma para vdekjes. Regëtimat e fundit.
3. Dridhje e lehtë e një drite të dobët, dritë e dobët që duket sikur shuhet e ndizet. Regëtimë e zbehtë (e largët). Regëtima e dritës (e flakës). Regëtima e llambës. Regëtima e yjeve ndaj të gdhirë.
✱Sin.: refkëtimë, grahmë, vezullimë.
RRËZËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Rrëzëllimi i diellit.
2. fig. Gjendja kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Vërejti rrëzëllimin e saj kur i foli.
3. Rrëzëllimë. I vriste sytë rrëzëllimi i shpateve të malit mbuluar me dëborë.
✱Sin.: vezullim, vezullimë, shkëlqim, ndritje, rrëzëllimë.
SHÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thërrmijë e zjarrtë, shkëndijë, kapsollë me barot. Shpërthimi kishte ndodhur nga një shashkë. U hodhën shashka në parlament.
2. fig. Shkëndijë e vogël, ngjarje a bisedë që shuhet shpejt e mbulohet me tym. Shashkë elektorale. Hedh shashka për të mbuluar paaftësinë.
3. kryes. sh., fig. Fjalë që u hidhen të tjerëve për t’i ngacmuar, romuze. U hedh shashka vajzave. - Mos hidh shashka!
✱Sin.: shkëndijë, thërrmijë, kapsollë, vezullimë, romuze, shpoti.
SHEJMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Lampyridae) Insekt i cili gjatë natës prodhon dritë nga bishti; xixëllonjë, gacëllimë. Kanë dalë shejmirat. Vrapoi pas shejmirave. - Mos i prekni me dorë shejmirat!
2. zool. (lat. Gryllus domesticus, Acheta domesticus) Insekt me ngjyrë kafe të errët, që lëshon zë si gjinkalla, bulkth, grilli. Këngë shejmire. Zhaurima e shejmirave. Tingujt e shejmirës.
2. zool. (lat. Gryllus gryllotalpa, Gryllotalpa gryllotalpa) Insekt i ngjashëm me bulkthin, deri 5 cm i gjatë, me brirthë të trashë dhe thonj të fuqishëm, i cili bën kanale nën tokë dhe ushqehet me rrënjët e bimëve dhe krimba; arrç, dosë.
✱Sin.: bukare, gacëllimë, gacullinë, gacëxixë, gjylbabë, mizëllimë, shkëndijë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, xhixhë, xhixhëll, xixëllimë, xixëllonjë, bulkth, bujk, grill, arrç, baldosa, dosë.
SHKËNDÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog., përk. Shkëndijë e vogël. Mjaftoi një shkëndijëz, që zjarri të pushtonte gjithçka. Iu ndez një shkëndijëz letrare.
2. zool. (lat. Lampyris noctiluca) Xixëllonjë. Zuri një shkëndijëz. Shkëndijëzat ndriçonin në errësirë. Shkëndijëzat (shkëndijat) dalin në maj. (fj. u.) çdo punë ka kohën e vet.
✱Sin.: shkëndijim, vezullim, përshkënditje, vezullimë.
VEZULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vezullon një dritë herë me shkëlqim të fortë e herë me shkëlqim të dobët. Vezullimi i yjeve. Vezullimi i xixëllonjës. Vezullim i fortë. Vezullim i dobët.
2. fig. Gjendja kur na shfaqet diçka dhe na pushton një mendim, një ide a një dëshirë. Vezullimi i një ideje. Vezullimi i një dëshire.
3. Vezullimë, rrëzëllim. Ndriço me vezullimë.
✱Sin.: ndriçim, shkëlqim, vezullim, vezullimë, rrëzëllim, shkëndijim, xixëllim, xixëllimë.
XIXËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Drita që lëshon diçka në errësirë si një pikë e zjarrtë që dridhet; ndriçim me ndërprerje që vjen a që pasqyrohet nga sipërfaqja e një sendi; vezullim. Xixëllimat e dritave. Xixëllimat e yjeve. Xixëllima shpatash. Me mijëra xixëllima.
2. Shkëlqimi i fortë që duket në sytë e një njeriu kur është shumë i gëzuar, i egërsuar etj. Xixëllima e syve.
3. zool. Xixëllonjë. Dritë xixëllime.
✱Sin.: xixëllim, shkëlqim, shkëndijim, përshkënditje, vezullim, vezullimë, rrëzëllimë, xixëllonjë.
XIXËLLÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lampyris noctiluca) Kandërr e vogël, e murrme, me trup të shtypur, e cila e ka pjesën e fundit të barkut të verdhë dhe ndrit si një xixë që ndizet e shuhet natën në fillim të verës; shkëndijëz, bukurezë. Në maj dalin xixëllonjat. Kapin xixëllonja.
✱Sin.: bukure, bukurezë, buburizë, buburezë, shkëndijëz, çikëlore, xixëllimë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, gacullinë, cilivile, buburiskë.
♦ E këput xixëllonjën në *mes (dikush) shaka. Qëllon në xixëllonjë (dikush) ka shumë nishan; godet atje ku duhet, rrok edhe shenjën më të vogël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë