Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJERDÁN,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Varg me gurë të çmuar, me florinj a me rruaza, që varet në qafë si stoli; gushore. Gjerdan ari. Gjerdan me gurë të çmuar. Mban gjerdan.
2. Rrip për të mbajtur fishekët, që shtrëngohet në mes ose tërthor gjoksit. Gjerdan fishekësh. Mbush gjerdanin.
✱Sin.: gushore, qafore, vargare, fishekore, kollan, vargore, vezme, rrethatore, rrethore.
PALLÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [PALLÁCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Copë druri e gdhendur a dërrasë si rrip i gjerë ose si pllakë; fletë e rrafshët si pllakë prej një lënde tjetër. Pallaskë dërrase. Pallaskat e kalit veshoket e kalit. Pallaska e belit kunji, veshi i belit. Pallaska e derës (e dritares) mandalli i derës (i dritares). Pallaska buke (shak.) thela të mëdha buke. I vuri dy pallaska këmbës së thyer.
2. etnogr. Paftë metalike, zakonisht me ndonjë figurë a mbishkrim, që mbahet në brez ose varet në gjoks për zbukurim.
3. mospërf. Supore me grada ushtarake; dekoratë a medalje që varet në gjoks. Me gjoks të mbuluar me pallaska.
4. vjet. Qese lëkure ose kuti e sheshtë metalike që varej në brez për të mbajtur barutin ose fishekët; rrip për të mbajtur fishekët, fishekore. Tokëza e pallaskës. Mbushi pallaskën. Ngjeshi (hoqi) pallaskën.
5. bised. Kurrizi i këmbës. I ra topit me pallaskë.
6. bised. Grua me trup të madh dhe të deformuar.
✱Sin.: çatalle, fishekore, shputë, dërrasë, pllakë, paftë, supore, barutore, vezme, fishekore, trinë.
♦ M’u bë pallaskë pas brezit (dikush) shih m’u bë rrodhe (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë