Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLALLÁJË mb. f. Që i ka vetullat sterrë të zeza si llajë, vetullzezë. Syzezë vetullallajë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullsorrë, vetullkaleshe, vetullakorb, vetullgalë.
VETULLALLÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat sterrë të zeza, si llajë, vetullzezë; kund. vetullbardhë. Ajo vetullallaja syzezë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullsorrë, vetullkaleshe, vetullakorb, vetullgalë.
VETULLAPÍSË mb. Që i ka vetullat shumë të zeza, pisë. Syzezë vetullapisë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullagalë, vetullallajë, vetullasorrë, vetullakorbe.
VETULLBÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të bardha ose të zbërdhulëta; kund. vetullzezë. Ajo vetullbardha me flokë bionde.
✱Sin.: vetullabrashe, vetullthinjur.
VETULLBUMBÁLLË mb. Që i ka vetullat të zeza si bumballë, që i shndrisin, vetullzi. Syzezë e vetullbumballë. O mori vetullbumballë kur do të më marrësh se jam djalë (kr. pop.).
✱Sin.: vetullzezë, vetullgalë, vetullakorbe, vetullpisë, vetullkaleshë.
VETULLGÁLË mb. Që i ka vetullat të zeza si pendët e galës; vetullzezë. Syzezë e vetullgalë. Moj e bukur, vetullgalë / Qysh s’m’i çove dy-tri fjalë (kr. pop.).
✱Sin.: vetullzezë, vetullkaleshë, vetullapisë, vetullasorrë, vetullakorb, vetullallajë.
VETULLGÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të zeza si pendët e galës; vetullzezë. Ajo vetullgala me sy të shkruar.
✱Sin.: vetullzezë, vetullkaleshë, vetullapisë, vetullasorrë, vetullakorb, vetullallajë.
VETULLGJYRÇÍ mb. Që është me vetulla të zeza e të bukura, vetullzezë. Vajzë vetullgjyrçi.
✱Sin.: vetullzi, vetullasorrë, vetullkalesh, vetullpisë, vetullgalë, vetullallajë.
VETULLKALÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të trasha e të zeza; vetulltrashë, vetullzezë. Ajo vetullkaleshja me sy të zi.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullane, vetullzezë, vetullabashkë, kaleshë.
VETULLKATRAN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të zeza si katran, vetullzezë; kund. vetullbardhë. Vetullkatrania i mbante flokët të lëshuara mbi ballë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullkaleshë, vetullsorrë, vetullkorbe, vetullpisë, vetullallajë.
VETULLPÍSË mb. Vetullzezë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullasorrë, vetullkalesh, vetullakorb.
VETULLSTÉRRË mb. Vetullzezë.
VETULL/ZÍ,~ZÉZË mb. Që i ka vetullat të zeza. Djalë vetullzi. Vajzë vetullzezë.
✱Sin.: vetullasorrë, vetullkalesh, kaleshan, vetullgalë, vetullakorb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë