Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLASÓRRË mb. Që i ka vetullat shumë të zeza si pendët e sorrës, vetullzi. Syzeza vetullasorrë.
✱Sin.: vetullzi, vetullpisë, vetullgalë, vetullkalesh, vetullakorb.
VETULLBUMBÁLLË mb. Që i ka vetullat të zeza si bumballë, që i shndrisin, vetullzi. Syzezë e vetullbumballë. O mori vetullbumballë kur do të më marrësh se jam djalë (kr. pop.).
✱Sin.: vetullzezë, vetullgalë, vetullakorbe, vetullpisë, vetullkaleshë.
VETULLGJYRÇÍ mb. Që është me vetulla të zeza e të bukura, vetullzezë. Vajzë vetullgjyrçi.
✱Sin.: vetullzi, vetullasorrë, vetullkalesh, vetullpisë, vetullgalë, vetullallajë.
VETULLKATRAN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të zeza si katran, vetullzezë; kund. vetullbardhë. Vetullkatrania i mbante flokët të lëshuara mbi ballë.
✱Sin.: vetullzezë, vetullkaleshë, vetullsorrë, vetullkorbe, vetullpisë, vetullallajë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë