Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLBINJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka vetullat të puthitura, me vetulla të bashkuara. Ai vetullbinjari.
✱Sin.: vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullnakatosur.
VETULLBINJÁRE mb. Që i ka vetullat të puthitura, me vetulla të bashkuara.
✱Sin.: vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullnakatosur.
VETULLBINJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të puthitura, me vetulla të bashkuara. Vajzë mori vetullbinjare / pse më dole gënjeshtare (kr. pop.).
✱Sin.: vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullnakatosur.
VETULLMBËRTHÝER,~I m. sh. ~, ~IT Vetullpërpjekur.
VETULLMBËRTHÝER,~A f. sh. ~A, ~AT Vetullpërpjekur.
VETULLNAKATÓSUR mb. 1. Që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën. vajzë vetullnakatosur.
2. Që i mban vetullat të ngritura nga zemërimi a inati. Ishte me sy të zgurdulluar e vetullnakatosur.
✱Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.
VETULLNAKATÓSUR,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën.
2. Ai që mban vetullat të ngritura nga zemërimi a inati. I shqeu sytë ai vetullnakatosuri.
✱Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.
VETULLNAKATÓSUR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën.
2. Ajo që mban vetullat të ngritura nga zemërimi a inati, e zemëruar. Ishte me sy të shqyer ajo vetullnakatosura.
✱Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.
VETULLNGJÍTUR mb. Vetullpërpjekur, vetullbashkuar. Me sy të çakërruar e vetullngjitur.
✱Sin.: vetullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullputhitur, vetullnakatosur.
VETULLPËRPJÉKUR mb. 1. Që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën. Me sy të zi e vetullpërpjekur. Burrë vetullpërpjekur.
✱Sin.: vetullngjitur, vetullmbërthyer, vetullnakatosur, vetullbashkuar.
VETULLZINXHÍR mb. Që i ka vetullat të bashkuara, vetullpërpjekur. Burrë vetullzinxhir.
✱Sin.: vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullmbërthyer, vetullpuqur, vetullngjitur, vetullnakatosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë