Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLÁJKË mb. f. Që i ka vetullat të zeza, të trasha dhe të gjata, vetullkalesh. Ishte syzezë e vetullajkë. Grua vetullajkë.
2. Që rri me vetulla të ngrysura dhe që ka një hije të rëndë, vetullngrysur.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetulltrashë, vetulloshe, vetullngrysur, vetullvrenjtur.
VETULLÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i ka vetullat, të zeza, të trasha dhe të gjata, vetullkaleshë.
2. Ajo që rri me vetulla të ngrysura dhe që ka një hije të rëndë, vetullngrysur, vetullvrenjtur. Ajo vetullajka kishte një fytyrë të zymtë.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetulltrashë, vetulloshe, vetullngrysur, vetullvrenjtur.
VETULLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Ajo vetullania me sytë e zi.
2. fig. Ajo që ka pamje të rëndë e krenare. Ajo vetullania ka shumë naze.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullashe, vetulloshe, vetullore, vetullkaleshë, vetullabashkë.
VETULLÓSH,~E mb. Që i ka vetullat të trasha, vetullan, vetullash. Djalë vetullosh. Vajzë vetulloshe.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullor, vetullkalesh.
VETULLÓSH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të trasha, vetullane, vetullashe (vajzë a grua). Ajo vetulloshja. Syzezë e vetulloshe.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullore, vetullkaleshë.
VETULLTRÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të trasha; kund. vetullhollë. Ajo vetulltrasha. Nuk e gjeta vetulltrashën.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetullore, vetulloshe, vetullkaleshë.
VETULLÚSHË mb. Që i ka vetullat të trasha; vetullane. Grua (vajzë) vetullushë.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetullore, vetulloshe, vetullkaleshë.
VETULLÚSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të trasha. Ajo vetullusha stoliset shumë.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetullore, vetulloshe, vetullkaleshë.
VETULLVJÉDULL,~A f. sh. ~A, ~AT shar. Ajo që i ka vetullat shumë të trasha.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullane, vetullashe, vetullore, vetulloshe, vetullkaleshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë