Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLABÁSHKË mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla si bashkë, vetullan, vetullkalesh. Burrë vetullabashkë.
2. fig. Që ka një pamje të rëndë, që është hijerëndë dhe që rri me të madh. Ishte mustaqepandël (mustaqemadh) e vetullabashkë.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullan, vetullosh, vetullash, vetullor, vetullkalesh.
VETULLÁN,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Djalë vetullan. Grua vetullane.
2. fig. Që ka pamje të rëndë e krenare. Burrë vetullan. Ishte vetullan. Vetullan e hijerëndë.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullash, vetullosh, vetullor, vetullkalesh, vetullabashkë.
VETULLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Ai vetullani kishte një hije të rëndë.
2. fig. Ai që ka pamje të rëndë e krenare. Ai vetullani ngrefoset shumë.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullash, vetullosh, vetullor, vetullkalesh, vetullabashkë.
VETULLKRESHNÍK,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura; vetullkalesh. Burrë vetullkreshnik. Symprehtë e vetullkreshnik.
2. fig. Që ka pamje krenare, fisnike e shumë madhështore; që është trim. Ai ishte burrë vetullkreshnik.
✱Sin.: vetullabashkë, vetullkalesh, vetulltrashë, vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh.
VETULLKRESHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura; vetullkalesh. Vetullkreshniku kishte sy të mprehtë.
2. fig. Ai që ka pamje krenare, fisnike e shumë madhështore; që është trim. Ai vetullkreshniku të merr gjak në vetull.
✱Sin.: vetullabashkë, vetullkalesh, vetulltrashë, vetullan, vetullosh, vetullor.
VETULLÓSH,~E mb. Që i ka vetullat të trasha, vetullan, vetullash. Djalë vetullosh. Vajzë vetulloshe.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullor, vetullkalesh.
VETULLSHTËLLÚNGË mb. Që i ka vetullat të trasha e të dendura, si shtëllungë. Mustaqebashkë e vetullshtëllungë. Burrë vetullshtëllungë.
✱Sin.: vetullabashkë, vetulltrashë, vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh, vetullkalesh.
VETULLTRÁSHË mb. Që i ka vetullat të trasha; kund. vetullhollë. Burrë vetulltrashë. Vajzë vetulltrashë.
✱Sin.: vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh, vetullkalesh.
VETULLTRÁSH/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka vetullat të trasha; kund. vetullhollë. Ai vetulltrashi.
✱Sin.: vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh, vetullkalesh.
VETULLVJÉDULL mb., shar. Që i ka vetullat shumë të trasha.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh, vetullkalesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë