Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLABÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njeri trupmadh. - T’u bë ballaban djali.
2. bot. Një lloj fiku a rrushi kokërrmadh.
3. Dash me katër brirë.
4. Ari i vogël dhe i zbutur që e shëtisin në rrugë për të zbavitur fëmijët. Sikur i ka ngrënë ballabani brumët i vrenjtur e i mërzitur, vetullngrysur, që nuk merr pjesë në bisedë me të tjerët.
MBËRRÉLSHËM ndajf. Vetullngrysur, mbërrolët. Rrudhi ballin mbërrelshëm.
MRRÓLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka rrudhur fytyrën (nga pakënaqësia, nga dyshimi etj.), që ka fytyrë të vrenjtur, i zymtë. Ishte kaq i mrrolshëm. Kështu, i mrrolshëm, nuk flet asgjë.
✱Sin.: i vrenjtur, i zymtë, i ngrysur, fytyrëngrysur, vetullngrysur, ballëngrysur, i murrëtyer, i ngrysët, i mugët, ballëvrenjtur, fytyrëvrenjtur, ballënxirë.
NGRYSALÁQ,~E mb. Që është vazhdimisht i zymtë në fytyrë, që nuk i qesh buza ndonjëherë. Njeri ngrysalaq.
✱Sin.: i ngrysur, i ngrysët, ngrysaq, vetullngrysur, i vrenjtur, i zymtë, fytyrëvrenjtur, nursëz, nurzi.
NGRÝSUR (i, e) mb. 1. Që është ngrysur, që e zë nata. I ngrysur në mes të pyllit, ai shpejtoi hapat. Ishte i lodhur, por i ngrysur në shtëpi të tij.
2. Që është i mërzitur dhe i zhytur në mendime; që shpreh një gjendje shpirtërore të rëndë e të trishtuar; i zymtë, i vrenjtur. I ngrysur në fytyrë. Njeri i ngrysur. Me vetulla të ngrysura. Me ballë të ngrysur. Doli i ngrysur nga mbledhja.
3. fig. Që është pa dritë e pa gëzim, i trishtuar, i zymtë, i errët. E kaluara e ngrysur. Mjedis i ngrysur. Atmosferë e ngrysur.
4. I errët, i vrenjtur. Qiell i ngrysur.
✱Sin.: hijerëndë, hijevrenjtur, fytyrëvrenjtur, fytyrëngrysur, fytyrëvrazhdë, fytyrëzymtë, i vruguar, i ngrysët, i ngrysur, vetullan, vetullngrysur, vetullash, vetullrrudhur, vetullvrenjtur, i trishtuar, i zymtë, vramuz, i vrugët, i mugët, i errët, i zymtuar, i vrenjtur, i padritë, i pagëzim, i mërzitur, i turbullt, heshtjerëndë, i veshur, orëprapë, nursëz, nurzi, çehrengrysur, çehrevrenjtur, ngrysalaq, sterrë, natë.
SHAJTÚAR ndajf. Në mënyrë të ngrysur; vrenjtur, buzëvarur, zemërueshëm. Vështroj shajtuar. Rrinte gjithnjë shajtuar. Mos më shiko shajtuar.
✱Sin.: ngrysur, vrenjtur, buzëvarur, zemërueshëm, fytyrëvrenjtur, fytyrëngrysur, vetullngrysur.
VETULL- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetull”; “me vetulla...”, “që i ka vetullat... ” (p.sh.: vetullhollë “që i ka vetullat të holla”; po ashtu vetullngrysur, vetullarënë, vetulltrashë, vetullvarur, vetullzi etj.)
VETULLÁJKË mb. f. Që i ka vetullat të zeza, të trasha dhe të gjata, vetullkalesh. Ishte syzezë e vetullajkë. Grua vetullajkë.
2. Që rri me vetulla të ngrysura dhe që ka një hije të rëndë, vetullngrysur.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetulltrashë, vetulloshe, vetullngrysur, vetullvrenjtur.
VETULLÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i ka vetullat, të zeza, të trasha dhe të gjata, vetullkaleshë.
2. Ajo që rri me vetulla të ngrysura dhe që ka një hije të rëndë, vetullngrysur, vetullvrenjtur. Ajo vetullajka kishte një fytyrë të zymtë.
✱Sin.: vetullane, vetullashe, vetulltrashë, vetulloshe, vetullngrysur, vetullvrenjtur.
VETULLARЁNË mb. 1. Që e ka bishtin e vetullave të varur poshtë, me vetullat të rëna.
2. fig. Që ka pamje të ngrysur e të zymtë, vetullngrysur. Baballarët vetullarënë. Sytë e vrenjtur e vetullarënë.
✱Sin.: vetullngrysur, vetullrrudhur, vetullvrenjtur, vetullmërrolur, i vrenjtur.
VETULLNGRÝSUR mb. I vrenjtur, i zymtë, me vetulla të ngrysura. Pleqtë vetullngrysur. Rrinte vetullngrysur. Mos më rri vetullngrysur!
✱Sin.: vetullarënë, vetullvrenjtur, vetullmërrolur, vetullnakatosur, i vrenjtur.
VETULLRRÚDHUR mb. 1. Që i ka vetullat të rrudhura. Burrë vetullrrudhur. Grua vetullrrudhur.
2. Vetullngrysur. Symërrolur e vetullrrudhur. Me fytyrë të zymtuar e vetullrrudhur.
✱Sin.: vetullvrenjtur, vetullmërrolur.
VETULLVÁRUR mb. 1. Që i ka vetullat të varura, vetullarënë. Me sy të rrëzuar dhe vetullvarur.
2. I zymtë; i ngrysur në fytyrë.
✱Sin.: vetullarënë, vetullngrysur, vetullvrenjtur, vetullmërrolur.
VETULLVRÁNËT,~I m. sh. ~, ~IT Vetullngrysur.
VETULLVRÁNËT,~A f. sh. ~A, ~AT Vetullngrysur.
VETULLVRÉNJTUR mb. Vetullngrysur. Me fytyrë të ngrysur dhe vetullvrenjtur.
✱Sin.: vetullarënë, vetullngrysur, vetullrrudhur, i vrenjtur, i zymtë, i ngrysur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë