Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLKABÚLË mb. Që i ka vetullat të gjera, me vetulla të mëdha, të mbushura. Kryemadh e vetullkabulë.
✱Sin.: vetullabashkë, vetullkreshnik, vetullan, vetullash, vetullkalesh.
VETULLKRESHNÍK,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura; vetullkalesh. Burrë vetullkreshnik. Symprehtë e vetullkreshnik.
2. fig. Që ka pamje krenare, fisnike e shumë madhështore; që është trim. Ai ishte burrë vetullkreshnik.
✱Sin.: vetullabashkë, vetullkalesh, vetulltrashë, vetullan, vetullash, vetullor, vetullosh.
VETULLÇAPÁR,~E mb. 1. Që i ka vetullat të holla, e të bukura si çapar; që i shkëlqejnë, si fijet e çaparit. Vajzë vetullçapar. Me sytë e zi e vetullçapar. Djalë vetullçapar.
2. Që është trim e sypatrembur. Ai trimi vetullçapar.
✱Sin.: vetullgajtan, vetullhollë, vetullibërshim, vetullbiskonjë, vetullkreshnik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë