Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLGAJTÁN,~E mb., poet. Që i ka vetullat të holla e të gjata si gajtan. Vajzë vetullgajtane. Djalë vetullgajtan.
✱Sin.: vetullhollë, vetullibërshim, vetullçapar.
VETULLGAJTÁN,~I m. sh. ~A, ~AT poet. Ai që i ka vetullat të holla e të gjata si gajtan. Shtatin të hedhur /vetullgajtani / fluturon me supe / ecën si sorkadhi (kr. pop.).
✱Sin.: vetullhollë, vetullibërshim, vetullçapër.
VETULLGAJTÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET poet. Ajo që i ka vetullat, të holla e të gjata si gajtan. Ajo vetullgajtania ishte nazemadhe.
✱Sin.: vetullhollë, vetullibërshim, vetullçapar, vetullape, vetullpijavicë.
VETULLÇAPÁR,~E mb. 1. Që i ka vetullat të holla, e të bukura si çapar; që i shkëlqejnë, si fijet e çaparit. Vajzë vetullçapar. Me sytë e zi e vetullçapar. Djalë vetullçapar.
2. Që është trim e sypatrembur. Ai trimi vetullçapar.
✱Sin.: vetullgajtan, vetullhollë, vetullibërshim, vetullbiskonjë, vetullkreshnik.
VETULLÇAPÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të holla e të bukura si çapar; që i shkëlqejnë si fijet e çaparit. Ai vetullçapari me sytë të shkruar.
2. Ai që është trim e sypatrembur. Nuk i trembet syri atij vetullçaparit.
✱Sin.: vetullgajtan, vetullhollë, vetullibërshim, vetullbiskonjë.
VETULLÇAPÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të holla e të bukura si çapar; që i shkëlqejnë si fijet e çaparit. Ajo vetullçaparja me sy të zinj.
✱Sin.: vetullgajtan, vetullhollë, vetullibërshim, vetullbiskonjë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë