Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLDRÁPËR mb., poet. Që i ka vetullat të harkuara si drapër, vetullhark. Vajzë vetulldrapër. Me sy të zinj e vetulldrapër. Mor djalë vetulldrapër, kujton lulja se je gjarpër (kr. pop.).
✱Sin.: vetullhënë, vetullharkuar, vetullgrepe, vetullhark.
VETULLHÁRK mb. Që i ka vetullat të bukura, të lakuara si hark (zakonisht për vajzat dhe gratë), vetullhënë, vetullkurorë. Ishte etullhark si hëna.
✱Sin.: vetullgrepe, vetullgrepkandar, vetullhënë, vetullkurorë, vetulldrapër.
VETULLHËNË mb., poet. Që i ka vetullat të kthyera hark si hëna e ngrënë, vetullkurorë (për vajzat e gratë). Vajzë vetullhënë.
✱Sin.: vetullkurorë, vetulldrapër, vetullgrepkandar, vetullgrepe.
VETULLKAMÁRE mb. 1. Që i ka vetullat të kthyera si hark, me vetulla si kamare; vetullhark.
2. fig. Që ka pamje të rëndë e i krekosur. Ishte vetullkamare. Syzezë e vetullkamare.
✱Sin.: vetullhark, vetullhënë, vetulldrapër.
VETULLKURÓRË mb., poet. Që i ka vetullat të bukura e të kthyera hark si kurorë (për vajzat e gratë). Flokëlëshuar vetullkurorë.
✱Sin.: vetullhënë, vetulldrapër, vetullgrepe, vetullharkuar.
VETULLQEMÉR,~E mb. Që i ka vetulla të kthyera hark si qemeri, vetullkurorë. Nuse vetullqemere.
✱Sin.: vtullkurorë, vetullhënë, vetulldrapër, vetullharkuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë