Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLANGJÁLË mb. Që i ka vetullat të zeza, të bukura e të holla si ngjalë. Vajzë vetullangjalë. Syzezë e vetullangjalë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgajtan, vetullape, vetullpijavicë.
VETULLANGJÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të zeza, të bukura e të holla si ngjalë. Ajo vetullangjala me sytë qerpik me rrema.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgajtan, vetullape, vetullpijavicë, vetullpiskavicë.
VETULLAPÉ mb. Që i ka vetullat të drejta dhe shumë të holla si pe, vetullhollë. Vajzë vetullape. Syzezë e vetullape.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgjilpërë.
VETULLASHIGJÉTË mb. f. Që i ka vetullat të holla dhe të gjata. Me sy të zinj e vetullashigjetë. E ke marrë si përpjetë, çupë moj vetullashigjetë (kr. pop.).
✱Sin.: vetullhollë, vetullgajtan, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgjilpërë, vetullngjalë, vetullape.
VETULLASHIGJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është me vetulla të holla dhe të gjata. Ajo vetullashigjeta. Sypishë e vetullashigjetë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullgajtan, vetullhequr, vetullfiskajë, vetullgjilpërë, vetullngjalë, vetullape.
VETULLBISKÓNJ/Ë,~JA f. sh. ~A, ~AT Ajo që është me vetulla të holla, të gjata e të drejta si biskonjë. Ajo vetullbiskonja. Vetullbiskonja me sy të shkruar.
✱Sin.: vetullhequr, vetullfiskajë, vetullape, vetullgajtan, vetullgjilpërë, vetullngjalë, vetullkalem.
VETULLFISKÁJË mb., poet. Që i ka vetullat të holla si fiskajë, vetullhollë. Nuse vetullfiskajë. Sybukra vetullfiskajë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullgjilpërë, vetullape, vetullgajtan, vetullngjalë, vetullkalem.
VETULLGAJTÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET poet. Ajo që i ka vetullat, të holla e të gjata si gajtan. Ajo vetullgajtania ishte nazemadhe.
✱Sin.: vetullhollë, vetullibërshim, vetullçapar, vetullape, vetullpijavicë.
VETULLGJILPËRË mb., poet. Që i ka vetullat shumë të holla si gjilpërë, vetullhollë. Vajzë vetullgjilpërë. Syzeza vetullgjilpërë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullape, vetullkalem, vetullfiskajë, vetullgajtan, vetullngjalë.
VETULLGJILPËR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat shumë të holla si gjilpërë, vetullhollë. Ajo vetullgjilpëra. Suzeza vetullgjilpërë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullape, vetullkalem, vetullfiskajë, vetullgajtan, vetullngjalë.
VETULLGRÁM,~Ë mb. Që i ka vetullat të holla si grami, vetullape. Syzezë e vetullgramë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullkalem, vetullfiskajë, vetullshigjetë, vetullangjalë.
VETULLHÁLË mb. Vetullhollë; vetullgjilpërë. Qerpikë me rrema e vetullahalë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullhequr, vetullape, vetullkalem, vetullfiskajë, vetullgajtan.
VETULLHÉQUR mb. Që i ka vetullat të holla pasi i ka hequr (për vajzat e gratë). Vajzë (grua) vetullhequr.
✱Sin.: vetullhollë, vetullgjilpërë, vetullape, vetullfiskajë.
VETULLHÓLLË mb. Që i ka vetullat të holla, me vetulla të holla (për vajzat e gratë); kund. vetulltrashë. Syzeza vetullhollë. Vajzë vetullhollë.
✱Sin.: vetullhequr, vetullfiskajë, vetullape, vetullgjilpërë, vetullkalem, vetullgajtan, vetullngjalë.
VETULLHÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të holla, me vetulla të holla; kund. vetulltrashë. Ajo vetullholla me sy të shkruar.
✱Sin.: vetullhequr, vetullfiskajë, vetullape, vetullgjilpërë, vetullkalem, vetullgajtan, vetullngjalë.
VETULLIBËRSHÍM,~E mb. Që i ka qimet e vetullave të buta e të ndritshme si ibërshimi. Vajzë vetullibërshime.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullgajtan, vetullagramë.
VETULLIBËRSHÍM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka qimet e vetullave të buta e si të ndritshme, si ibërshimi. S’është edhe një si vetullibërshimja.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullgajtan, vetullfiskajë.
VETULLKÁSHTË mb., fig. 1. Që i ka vetullat të holla si kashtë, vetullhollë.
2. Që i ka vetullat të verdha në të bardhë, vetullabrash. Me sy të verdhë e vetullkashtë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullfiskajë, vetullabrash.
VETULLNGJÁLË mb., poet. Që i ka vetullat të holla e të bukura si ngjallë, vetullshlligë (për vajzat e gratë). Ishte e bukur e vetullngjalë. Çup e vogël vetullngjalë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullfiskajë, vetullshlligë, vetullpiskavicë, vetullgajtan.
VETULLNGJÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua që i ka vetullat të holla e të bukura si ngjallë, vetullshlligë. Ajo vetullngjala me sy të zinj.
✱Sin.: vetullhollë, vetullshlligë, vetullape, vetullfiskajë, vetullpiskavicë, vetullgajtan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë