Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETULLABRÁSH,~E mb. Që i ka vetullat të verdha me të bardhë. Djalë vetullabrash. Syverdhë e vetullabrash. Vajzë vetullabrashe.
VETULLBÁRDHË mb. Që i ka vetullat të bardha ose të zbërdhulëta; kund. vetullzi. Vajzë vetullbardhë. Plak flokëbardhë e vetullbardhë. Kishe dalë e rrije në shkallë, moj syzezë vetullbardhë (kr. pop.).
✱Sin.: vetullabrash, vetullthinjur.
VETULLBÁRDH/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka vetullat të bardha ose të zbërdhulëta; kund. vetullzi. Ai vetullbardhi me sy të verdhë.
✱Sin.: vetullabrash, vetullthinjur.
VETULLKÁSHTË mb., fig. 1. Që i ka vetullat të holla si kashtë, vetullhollë.
2. Që i ka vetullat të verdha në të bardhë, vetullabrash. Me sy të verdhë e vetullkashtë.
✱Sin.: vetullhollë, vetullape, vetullfiskajë, vetullabrash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë