Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vetmi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARI

ARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. zool. (lat. Ursus) Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trupmadh e të rëndë, të mbuluar me qimeashpra, me ngjyrëmurrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig., bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë; njeri i pagdhendur, që silletmënyrëvrazhdë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme arinjsh: Ariu amerikan (lat. Ursus americanus, Euarctos americanus) ariu i zi. Ariu i bardhë (lat. Ursus maritimus, Thalarctos maritimus) ari trupmadh me gëzofbardhëjeton në Polin e Veriut, që është përshtatur për të jetuarmjediseashpra dhe me akull dhepeshon prej treqind e pesëdhjetë deri shtatëqind kilogramë; ariu polar. Ariu i detit (lat. Enydra lutris) ari me gëzofdendur e të butë me ngjyrëkafenjtë, të hirtë ose të zezë, që jetonujërat e ftohta, që është i shoqërueshëm dhe përdor një varg tingujsh për të komunikuar; lundra e detit. Ariu i diellit ariu malajas. Ariu i Himalajeve ariu i kuq. Ariu i kuq (lat. Ursus arctos isabellinus) ari me gëzofngjyrë kafe, i përshtatur për të jetuarmjediset e ashpra dhendryshmerajoneve malore, me trupgjatë deri në dy metër dhe me peshë nga njëqind deridyqind kilogramë; ariu i Himalajeve. Ariu malajas (lat. Ursus malayanus, Helarctos malayanus) kafshë vetmitare, me gëzofinngjyrëzezë a grierrët, me një shenjëbardhë karakteristikegjoksformën e shkronjës U ose të shkronjës V; ariu i diellit. Ariu i murrmë (lat. Ursus arctos) ari shumë i njohur, me ngjyrën e gëzofit nga e verdha e hapur deri në të kafenjtëerrët ose të zez,ë me gjatësia trupore dhepeshandryshme, që varen nga nënlloji dhe vendi i jetesës. Ariu panda (lat. Ailuropoda melanolleuca) ari bimëngrënës e rrallë mishngrënës, me gëzof me ngjyrëzezë e të bardhë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri njëqind e njëzet e pesë kilogramë dhejetonpyjet me bambumalet e larta të Kinës. Ariu i përhimë (lat. Ursus arctos horribilis) ari u murrmë, që jetonvetmi, me gjatësiarrin deri në dy metër e gjysmë e me peshë deridyqind kilogramë. Ariu përtac (lat. Melursus ursinus) lloj i veçantë i arinjvejetonterritorin indian dhepeshon derinjëqind e pesëdhjetë kilogramë, me gjatësi trupore deri në një metër e tetëdhjetë centimetër, që jetonvetmi dhe ushqehet kryesisht me insekte, termite, milingona etj. Ariu polar ariu i bardhë. Ariu me syze (lat. Tremarctos ornatus) arijeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me peshë deridyqind kilogramë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me gëzof të zi ose ngjyrë kafejeerrët dhe me njollabardha ose të verdha rreth syve. Ariu i shpellave (lat. Ursus spelaeus) ari bimëngrënës me tru të madh, që ka jetuarshpella në Evropë para mijëra vjetësh, me peshë deri në një mijë kilogramë. Ariu me xhep (lat. Phascolarctos cinereus) koalë. Ariu i zi aziatik (lat. Ursus thibetanus, Euarctos thibetanus) ari i murrmë e i zi me kraharorbardhë, që jetondisa pjesë të Azisë me trup mesatar, me shenjëbardhëkraharorformën e shkronjës V, me kokë e madhe, me veshëmëdhenj e me kthetraforta e të mprehta. Ariu i zi (lat. Ursus americanus, Euarctos) ari me gëzof të zi, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë derikatërqind kilogramë, që jetonpyje, në zona të mbrojtura dhe jo rrallë pranë vendbanimeve njerëzore.
Sin.: gojëkyçyr, gojëlidhur, tezë.
Bën *gjumin e ariut (e arushës) (dikush). Hahet me ariun (dikush) është shumë i fortë dhe trim; ia shkul gjuhën ujkut. Ia heq *gjuhën ariut (dikush). Mban *shtegun e ariut (dikush) keq. *Pallë ariu thjeshligj. Pinë arinjtë, pinë dhe minjtë shaka. thuhet për ata që dehen shpejt, që pihen me një gotë raki; dehet pa pirë (dikush) iron. E tremb ariun me *shoshë (dikush) iron. I var *zilen ariut (dikush) shaka. E vranë ariun iron. iku ajo kohë, nuk është si më parë, nuk ka më të mira pa fund; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më qofte te daja iron; s’këndonajo qyqe.

DITË

DÍT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1.. Koha që kur lind dielli e derisa perëndon; drita e diellit ose moti gjatë kësaj kohe; kund. natë. Ditë e vrenjtur (e nxehtë). Ditë e natë vazhdimisht, pa pushim. Mori dita u rrit, u zgjat dita. U thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja. U ditë u gdhi. Me ditë pa u errur ende. Dita e mirë duket që në mëngjes. (fj. u.).Dita ka sy e nata ka veshë. (fj. u.). Kush ka ditën të mos presë mesditën. (fj. u.). Paraja e bardhë për ditëzezë. (fj. u.). Dita për punë, nata për gjumë. (fj. u.).
2. Koha prej njëzet e katër orësh, gjatëcilës Toka bën një rrotullimplotë rreth boshtit të vet; koha prej njëzet e katër orësh, që llogaritet zakonisht prej mesnate në mesnatë dhemerret si masë. Ditë kalendarike. Ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër. Ditë hënore kohë prej katërmbëdhjetë ditësh. Ditët e vitit (e muajit, e javës). Ditë polare pjesë e vitit në pol, gjatëcilës Dielli nuk perëndon për afër një gjysmë viti. Para (pas) disa ditësh. Kaluan edhe dy ditë. Mbushi pesë ditë foshnja. Ka shumë ditë që s'e kam parë. Është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të arrihet etj. së shpejti. Kush vuan një ditë, mëson sa për një vit. (fj. u.). Ditëtshkojnë, për asnjë s’mendojnë. (fj. u.).
3. Një kohë e caktuar brenda javës, muajit a vitit, gjatëcilës kryhet a vazhdon një punë, një veprimtari; koha e zënë ose jo me një punë a veprimtari; koha e punës brenda njëzet e katër orëve; punabëhet gjatë kësaj kohe. Ditë e lodhshme (e ngarkuar, e qetë). Ditë pune. Ditë mësimi. Ditë pazari. Ditë pushimi. Ditë feste. Dita e punës. Shërbimi i ditës. Roja e ditës. Paguhen për ditën e sotme (e djeshme, e nesërme). I shkoi (i iku) dita. Ka munguar pesë ditë. Ka bërë dy ditëshumë. Do (kërkon) dy ditë kjo punë. E paguante me ditë. Miku i mirë shihetditëngushtë. (fj. u.).
4. bised. Paga për punën brenda njëzet e katër orëve, pagë ditore. Ditë e plotë. I dha (ia preu) ditën. I ecte dita. E kishte ditënulët (të lartë).
5. Një datë kalendarike, e cila lidhet me një ngjarjecaktuar. Dita e Çlirimit. Dita e Pavarësisë. Dita e Mësuesit (e Gruas, e Fëmijëve, e Dëshmorëve). Dita e Verës (etnogr.) dita e katërmbëdhjetë e marsit, kur festohet ardhja e pranverës; kryemoti. Ditë moti (fet.) ditë e shënuar; ditë feste fetare. Dita e provimit. Dita e lindjes. Dita e martesës. Dita e zgjedhjeve. Dita e Pashkës (e Bajramit) (fet.). Dita e takimit me prindërit. Ditë zie. Caktuan (prenë) ditën. Kam ditën për kontroll (për vizitë).
6. vet. sh. Pjesë e një periudhejetësnjeriut, të një epoke etj.; kohalidhet me një moshë, me një epokë a me një periudhëcaktuar; vetë kjo moshë, kjo epokë a kjo periudhë; koha sa jeton dikush; jeta e njeriut Ditët e rinisë (e pleqërisë, e vajzërisë, e djalërisë). Në ditët tona kohën tonë; në kohën e sotme. ato ditë. Ishin ditëbukura (të rënda, të vështira, të gëzuara, të stuhishme, të arta). Shtynte ditët. Iu nxiftë dita! (iu nxifshin ditët!) (mallk.) T'u preftë (t’u shkurtoftë) dita! (mallk.).
7. Kohë e pacaktuar; çast, kohë. Një ditë njëherë, dikur. ditën... Ditën që... Edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot. Sot e gjithë ditën. Do të vijë dita kur... Do të vijë ajo ditë.
8. Njësi mase popullore për kohën sa zgjat një udhëtim, një punë etj. Tri ditë udhë me këmbë (me kalë). Duhen dhjetë ditë punë për të bërë murin (për të hapur kanalin, për të lëruar arat).
9. fig. Gjendje e caktuar e dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk ështëditëmirë. Ështëditëkeqe (të errët). Ështëditët e veta është gatilindë (gruaja shtatzënë).
I janë afruar ditët (dikujt) është plakur shumë; ështëpragvdekjes; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh litari; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. T’u bëftë dita një *mijë! ur. E bëri ditë (diku) e ndriçoi shumë; i dha shumë dritë; e shkëlqeu. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. asnjëherë, kurrë; kur të hipë derrifik; kur të hipë gomarifik; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëjë larushku rrush; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëjë qarri arra. S’i ka bërë ditët (dikush), edhe mospërf., është ende i vogël e pa përvojë, s’e ka mbushur moshën e s’është bërë ende për diçka; është ende fëmijë; s’është bërë ende që t’ia kem frikën. Bën *kupa gjithë ditën (dikush) tall. E bëj natën ditë punoj shumë e pa ndërprerje, punoj me të gjitha forcat; nuk pushoj përpjekjet pa arritur qëllimin. Bli ditë e shko (dikush) e kalon kohën pa bërë asgjë, e shkon kohën kot; shtyn ditën, e zgjat me zor. Ditë e bardhë çast i gëzuar a kohë e lumtur; gjendje e gëzuar; lumturi; kund. ditë e zezë. Një ditëbukur në një kohë që nuk pritej, papritmas; dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); një ditë prej ditësh. Ditëditë asnjë ditëpak, në ditën e caktuar; nga fillimi derifund. Nga ditaditë. 1. Shumë shpejt, në njërën prej ditëve më të afërme, së afërmi. 2. Për çdo ditëkalon, nga njëra ditëtjetrën. Një ditë prej ditësh në një kohë që nuk pritej, dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); në një ditë çfarëdo; një ditëbukur. 1. Ditën, në mes të ditës. 2. Në sy të të gjithë njerëzve, hapur, sheshit; dritën e diellit. Ditë pa diell diçka jo shumë e mirë, jetë, kohë a ngjarje jo e këndshme, e errët ose jo e dobishme. ditëerrëtgjendjekeqe a të vështirë; në gjendje jo të mirë, jo në formën e duhur a të zakonshme. ditëhallit (të pikës)gjendje shumëvështirë, kur s’ka ku të vejëkeq; pikëhallit; gjallë e në zall (e për gazep). Ditë e madhe kohë kur dikush ka arritur diçka shumërëndësishme, i ka buzëqeshur fati, është bërë i lumtur. Ditë e natë pa ndërprerje, pa pushim; gjithë kohën, vazhdimisht, përherë; natë e ditë. Si dita me natën shih si nata me ditën. Ditë pashke çastegëzueshme e festive. Ditë e zezë çast i keq a kohë me mjerime; gjendje e rëndë; fatkeqësi; kund. ditë e bardhë. Në *fundditës. Ia gjeti ditën (dikujt) e ruajti që t’i gjejë çastin e volitshëm për t’i dhënë a për t’i bërë diçka, për ta dëmtuar etj. (Është) në ditët e veta është gatilindë; do të lindëshpejti (për gruan shtatzënë). ketë ditë (dikush) ur. etnograf. rrojë sa më shumë! I ka ditët *të numëruara (dikush). I ka ditët *të shkurtra (dikush). Marrsh nga ditët e mia! ur. rrofsh edheshumë!, t’u zgjattë jeta! E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush). Në *mes të ditës. Si *nata me ditën. I ngrys ditët (diku) kaloj pleqërinë, jetën a vitet e funditjetës i mbyllur, në vetmi a pa jetuar si duhet. Numëroj ditët. 1. Pres me padurim dikë a diçka, mezi pres. 2. Jamçastet e funditjetës, nuk e kamgjatë, presvdes nga ditaditë. Në *pikëditës. Pres ditën (e dasmës) etnogr. caktoj me krushkun ditën kur do të bëhet dasma e djalit dhe e vajzës. I pret ditën (dikujt) ruan ta zërë ngushtë, i gjuan rastin që ta ketëdorë. Ia preu ditën (dikujt) e vrau; e bërivdesë; ia preu jetën (fillin e jetës). Në *rendin e ditës libr. Sot e gjithë ditën (sot e kësaj dite) gjithnjë, pandërprerë, në vazhdim; deri tani, derikohën tonë. Ia shkurtoi ditën (ditët) (dikujt) e bërivdesë para kohe; ia shkurtoi jetën; i mori jetën; ia preu jetën (fillin e jetës). Pa ditën (dikush) shih pa dritën (e diellit) (dikush). S’ka parë një ditëbardhë (dikush) ka vuajtur shumë, e ka kaluar jetën gjithë halle e derte; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut; ka zierlëng çeliku. Më shumë ditë se kuleçëgjendjevështirë ekonomike, kur nuk ia del dot për t’u ushqyer e për të jetuar, kur vuan për bukën e gojës. I erdhi dita (dikujt) erdhi çasti kur dikush mundplotësojë dëshirat a qëllimet që ka pasur ose kur dikush bëhet i fuqishëm, i pushtetshëm etj. pasi ka pritur një kohë. M’i zbardhi ditët (dikush) më lumturoi, më gëzoi pa masë, m’i bëri ditët më të bukura; m’u hapën qiejt; u bëra me krahë; u bëra me fletë.

DORË

DÓR/Ë,~A f. sh. DÚAR, DÚART 1. Secila nga dy gjymtyrët e sipërmenjeriut, që nga supi e deri te gishtat; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëvenga kyçi, e cila ka pëllëmbën e pesë gishtat dhe shërben për të prekur, për të kapur, për të marrë sendet, për të bërë punë e veprimetjera. Dora e djathtë (e majtë). Me duarmëdha (të vogla, të holla, të trasha, të gjata, të bardha). Me duarforta (të shkathëta). Me duarmbledhura grusht. Me duarlidhura. Me dorëlirë pa tendosur muskujt e dorës, lirshëm. Me duart plot. - Duart lart! urdhër për t'u dorëzuar. Dorë burri dorë e fuqishme. Gishtat e dorës. Pëllëmba (shuplaka) e dorës. Shpina e dorës. Kurrizi i dorës. Qafa e dorës. Kyçi i dorës. Kockat e dorës. Tund (ngre, ul, shtrin, hap, mbyll) dorën. Lau (fshiu, thau, ngrohu, fërkoi) duart. Përplas duart. Shtrin (kryqëzon) duart. Ngre (çon) duart lart. I shtrëngon dorën (dikujt) përshëndetem me dikë duke i kapur dorën. I puth dorën (duart). I përdredh dorën. I lidh (i zgjidh) duart. I dha (i zgjati) dorën dikujt. I kërkoi (i lypi) dorën (etnogr.) e kërkoi për grua. Ia ktheu dorën (etnogr.) nuk ia pranoi kërkesën për martesë (për vajzat); nuk e pranoi diçka që i dhanë. I shkau (i vajti) dora padashur. Prek (fërkon, kap, zë, merr, ngre) me dorë. Përshëndet me dorë. E kapi për dore. E shtrëngon (e tërheq) me një dorë. E shtyu me të dyja duart. Ia bën me dorë (dikujt) e përshëndet me dorë. Ia mori nga duart. I shkoi dorën përsipër. Kap (shtrëngon) kokën me duar. Merr (mban) fëmijënduar. I shpëtoi (i shkau) pjata nga dora (nga duart). Hedh e pret ndër duar. E ka shkruar me dorën e vet. Ishin kapur (ishin zënë) dorë për dorë (dorë me dorë). Dy duar për një kokë (janë). (fj. u.). Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën (faqet). (fj. u.). Kur kam mashën, pse të djeg dorën? (fj. u.). Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) në një dorë (nën një sqetull). (fj. u.). S’bëhet dora topanxhë. (fj. u.).
2. Kjo gjymtyrë si përfaqësuese e njeriutkryen një veprim, që është nxitës a shkaktar i diçkaje ose si treguese e mënyrës a e mjeshtërisë me të cilën është bërë diçka; përfundimi i punës a pasoja e veprimevenjeriut, që ka gjurmët e vetive e të cilësive të tij. Dora gjakatare (tradhtare, mizore). Dora e artistit (e mjeshtrit) popullor. Këso dorekëtë mënyrë; i këtij lloji; i kësaj trajte. Është dora e tij. E njoh dorën e saj. Duket dora e gruas (e bujkut, e punëtorit). Ka dorëmirë (mjeshtri). E kanë trazuar shumë duar. Janë futur (janë përzier) lloj-lloj duarsh. Njerëzit ziliqarë i kanë duart e gjata. (fj. u.).
3. Kjo gjymtyrë si përfaqësuese e njeriutzotëron diçka, që ka fuqinë a pushtetin mbi dikë ose mbi diçka; njeriu vetë si zotërues a pronar ose e drejta e tij për të zotëruar, për të urdhëruar, për të vepruar etj. Dora e drejtësisë fuqia vepruese e ligjit dhe e organevedrejtësisë. Dora e qeverisë (bised.) forca vepruese e pushtetit. E merr veten (situatën) në dorë. I bashkoi (i përqendroi) forcat në një dorë i përqendroi forcat te një njeri, në një vend. I ka dokumentetdorë. I mbetidorë tërë pasuria. Kaloi nga doradorë (nga një dorë në një tjetër). Ka rënëduarmira (të këqija, të liga, të huaja). E mori punënduart e veta filloimerret vetë me një punë e të vendosë vetë për të. E mori pushtetinduart e tij. Gjithçka ështëdorën tonë gjithçka varet nga ne. E kemi vetëdorë ta zgjidhim.
4. fig., bised. Forcë pune, njeriështë i aftëpunojë (në punët bujqësore, në punë me krah etj.), krah pune. Janë shumë duarpunë. Ka pesë duarpunojnë. Ushqeheshin (mbaheshin) me duart e tyre. Një dorë e vetme s’ka çfarë bën (fj.u.).
5. fig. Ndihmë a përkrahje që i jepet dikujt për të bërë diçka që ai nuk e përballon dot vetë; kujdes a mbrojtje për dikëështë më i vogël, më i dobët etj. Me dorëhuaj. E ndjeva dorën e shoqërisë (e prindërve). I dhanë një dorë dhe e nxorën nga balta. - T’i japimgjithë nga një dorë! I ka hedhur dorën (dikujt) e ndihmon, kujdeset për dikë. E ka lënë dikë a diçkadorë (në duar) të dikujt ia ka lënë a ia ka besuar për t’u kujdesur për të a për ta mbrojtur. E ka lënëdorëfatit (dikë a diçka) nuk kujdeset a s’pyet fare për të, e ka braktisur fare. Dora e djathtë s’mundpunojë pa të majtën (fj.u.). Dorënqafë e gurintrastë (fj.u.).
6. Punëbën njeriu njëherësh për diçka; njëra nga radhët a ndarjet e një pune ose të një loje, që bëhet pjesë-pjesë. Dora e parë (e dytë, e tretë...). Punimdorëparë. I dha një dorë. I ka kaluar dy duar. Ka (ndan) dorën. Luajtidorën e dytë (me letra). Bënë një dorë letra. Mbaruan tri duar domino. I humbigjithadorën e fundit. Dorë e parë-gjysma e punës. (fj. u.).
7. Tërësi sendesh, prodhimesh, të ardhurash etj. që merren njëherësh, që përdoren a që shfrytëzohen në të njëjtën kohë etj. Dorë e pasur. Dora e parë e të korrurave (e prodhimit, e grurit, e panxharit). Mbjell (vjel) në dy (tri) duar. Mori një dorëmirëhollash.
8. Sasi afërsisht sa nxë një grusht njeriu, dorëz, grusht; sasi sa mundkapim a të marrim me të gjithë gishtat. Një dorë oriz (grurë). Një dorë kripë (sheqer). Nja dy duar lesh. Mbledh një dorë bar.
9. Doreza e një mjeti, e një vegle etj.; vegjë, vesh; vegël a pjesë vegletrajtëpëllëmbës ose të grushtit. Dorë e metaltë. Dora e shpatës. Dora e kazanit. Dora e havanit shtypësi.
10. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta, zakonishtrasën rrjedhore pa parafjalë, që tregojnë diçkabërë me dorë, një mjet a vegëlvihetlëvizje me krah, që mbahetdorë etj. Punë dore a) punë a sendebëhen me dorë, jo në fabrikë (sidomos ato që bëjnë gratë me gjilpërë, me shtiza ë grep); b) lëndë mësimoreshkollë që u jep nxënësve njohuri për këto punë. Shkrim (shkronjë) dore. Bombë (granatë) dore. Llambë (thikë, pompë, karrocë, sharrë) dore. Frena (levë) dore. Shami (çantë, orë) dore. Penjë dore penjë për të qepur me gjilpërë e jo me makinë. Top dore. Lojërat me dorë (sport.) lojëraluhen me top jo me këmbë (si p. sh. basketbolli, volejbolli, hendbolli etj.).
11. fig. Cilësia a vlera e diçkaje; shkalla që zë nga rëndësia, nga vetitë etj. diçka.
12. bised. Grup njerëzish me gjendje shoqërorenjëjtë; shkallë, sërë. Është i dorës sonë. Është nga dora jonë. Janë të një dore.
13. Pjesa e fundit (putra me gishta) në gjymtyrët e përparme të majmunëve. Dora e majmunit (e gorillës, e shimpanzesë).
14. bised. Dëftesë; shënim. Mori një dorë. I dha (i lëshoi) një dorë për të hyrëklasë.
15. si përem. (me numërorin themelor një). Pak; shumë pak. Një dorë miell (kripë). Një dorë muhabet.
Sin.: doçkë, panxhë, krah, grusht, dorëz, shtresë, sërë, takëm, teste, dorezë, vërtetim, dëshmi, shënim, cilësi.
Me *armëdorë. S’më arrin dora (kaq më arrin dora) nuk kam fuqi a mundësishumë, kaq mundbëj, deri kaq arrij; s’më arrin krahu (kaq më arrin krahu). (Me) sa më arrin dora sa të mundem; me sa fuqi kam; me të gjitha përpjekjet e mundshme; (me) sa më arrin krahu. U një dorë (sa një dorë) (dikush) u mblodh kruspull, u rrudh (nga hallet, nga frika, ngaftohtët etj.); u dobësua shumë, u tret (nga sëmundjet); u (një) grusht; u lëmsh. S’bëhet dorë (dikush) hiqet sikur s’di gjë, bëhet si i paditur, nuk merr faj përsipër. S’më bën dora dhimbset a më vjen keq ta bëj diçka, ta prek, ta marr etj.; nuk kam dëshirë ta bëj diçka, nuk më jepet, nuk më bëhet; s’më bën zemra. S’më bëjnë duart (për diçka) nuk kam fuqibëj një punë; jam si i mpirë. Ia bëj me dorë (dikujt a diçkaje) iron. e kam kapërcyer një hall a kam dalë i fituar dhe s’ia kamnevojën dikujt a diçkaje, sikur i themlamtumirë!”. E bëri dorën *grusht (dikush). E bëri gropën me dorën e vet (dikush) ia bërikeqen vetes, e pësoi nga koka. U *këmbë e dorë (dikush). E bëj *këmbë e dorë (dikë). bësh *kryq me dorëmajtë (me të dyja duart)! I ra *ballit me dorë (dikush).ranë duart shih ranë krahët. Më ra në dorë. 1. (diçka). erdhi rastësisht diçka, e gjeta rastësisht, më qëlloi ta kem a ta shoh. dikush). 2. E solli rasti që të kem mundësinëbëj ç’të dua me dikë; m’u dorëzua, m’u dha. I biedorë (dikujt) shih i bie ndore (dikujt). Ka rënëduarliga (dikush) e kanëdorë njerëzkëqij, që e mësojnë a e edukojnë shtrembër, varet nga dëshira dhe qëllimet e njerëzvetjerëligj. I ka rënë *dyfeku nga dora (dikujt) përb. Çfarë nuk i bën dora! (dikujt) është shumë i zoti, i aftë e i shkathët, bën çdo gjë; është punëtor a mjeshtër për shumë punë; ç’i sheh syri ia bën dora.doli nga dora (dore, duarsh, nga duart). 1. (diçka). Nuk e kamtimen diçka, ma merr dikush tjetër. 2. (dikush). Më iku nga kontrolli dhe ka marrë rrugëgabuar, s’kamfuqi a ndikim mbi të, s’më dëgjon më e është bërë i keq; s’e kamdorë (dikë);iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart). Iu dogjën *letrat (kartat) në dorë (dikujt). Ia djeg *letrat (kartat) në dorë (dikujt). Dora e djathtë (e dikujt) shih krahu i djathtë (i dikujt). Dorëdorë duke kaluar nga njëri te tjetri, varg. Dorë pas dore herë pas here, dora-dorës. Dorë për dorëI bashkë; me dashuri e të pandarë; krah për krah. Dorë për dorëII përkohësisht, dora-dorës; hëpërhë; njëherë për njëherë; tani për tani. Me dorëdridhur duke ngurruar, jo i vendosur; me keqardhje; duke qenë i lënduar, i prekur; jo i qetë; me gjysmë zemre. I dorësdytë më i ulët nga vlera a nga rëndësia se më i miri, i një cilësie, i një interesimi etj. më të ulët se i pari. Dorë e fortë njeri i fuqishëm për të mbrojtur dikë a për të zgjidhur diçka, njeri i vendosur e i sigurt për t’ia arritur diçkaje. dorëfundit gatipërfundim, edhe pak punë do (për një punë a për një punim). I dorës fundit i një vlere, i një cilësie etj. shumëulët; fare i parëndësishëm e i pavlerë; kund. i dorësparë. Dorë e hekurt libr. njeri shumë i fuqishëm a me pushtet, që vendos rregullarrepta e kërkon disiplinëfortë, që nuk bën asnjë lëshim e të mban shtrënguar e të detyruar për diçka. Me dorëhekurt me vendosmëri e me rreptësi, ashpër, egër, pa lëshime e pa mëshirë. Me duar e me këmbë me të gjitha fuqitë, me shumë forcë, me çdo lloj mënyre. Me dorënkobure. 1. Gatipërdorë forcën e armëve, duke kërcënuar me armë. 2. Me zemërim, me inat e me kërcënim; me ashpërsimadhe. Me dorëlëshuar. 1. Duke harxhuar shumë e me tepri, duke qenë i papërmbajturshpenzime, duke prishur shumë; me dorëlirë2; kund. me dorështrënguar. 2. Duke qenë i lirëkërkesa, duke mos qenë i shtrënguar; duke bërë lëshime; me dorëlirë2. Me dorëlirë. 1. Lirshëm, pa u tendosur; pa kërkesapërcaktuara. 2. Duke mos kursyer, duke harxhuar shumë; bujarisht; me dorëlëshuar1; kund. me dorështrënguar. 3. Duke lëshuar, pa shtrëngime; butë, jo rreptë; me dorëlëshuar2. Dorë me një krejt e sigurt, pikërisht ajoduhet ose ashtu si duhet; me siguri, vlen për atë që e duam; (është) një me një; (është) ora me dorë (ora me një). I dorësparë shumë i mirë, i cilësisë më të lartë; shumë i vlefshëm e i rëndësishëm; kund. i dorës fundit. Me duarpastra me ndershmëri për të zbuluar dhe për të dënuar vjedhjet e korrupsionin. Me duar plot me arritjeshumta, me suksese, duarplot; kund. me duar zbrazur (thatë, bosh). Me duarpresh shih me preshdorë. Me dorëqafë me shumë përzemërsi e shoqërisht, me dashuri e me përkëdhelje; i dashur e njerëzor. Me dorë shtrënguar me kursimmadh, pa paguar shumë a pa dhënë lirisht diçka; me shumë ngurrim; kund. me dorë lirë2; me dorëlëshuar1. dorën tënde si të duash ti, si të mendosh a si të kesh ti dëshirë; nga ti varet fati i dikujt a zgjidhja e diçkaje. Me duar e me thonj me të gjitha mjetet e mundësitë, duke i shfrytëzuargjitha mundësitë e me shumë sakrifica; me duar e me këmbë; me thonj e me dhëmbë. Dora vetë (shkurt. d.v.). l. zyrt. Shënimvihetkopjet e një shkrese pranë emrit të titullarit, kur ky ka nënshkruar vetë origjinalin. 2. Autori i vërtetë i diçkaje; po ai njeri, po i njëjti, jo tjetërkush, ai vetë. 3. (për diçka). Shumë i zoti a i aftë për diçka, i vetmi për të bërë një gjë, s’i gjendet shoku. Me duarxhepa. 1. Pa asgjëduar, duarbosh. 2. Pa u përgatitur e pa u shqetësuar për një punë; pa punuar. Me duar zbrazur (thatë, bosh). 1. Pa gjë, duarzbrazur, duarthatë, duarbosh; me një grusht mizaII (pleshta); kund. me duar plot. 2. Pa marrë asgjë; pa trashëguar asgjë. 3. Pa ndihmë a pa plotësuar kërkesën, lutjen etj.; duarthatë, fare pa gjë. Me dorëzemër. 1. Me drejtësi, pa anësi; me dëshirëmirë. 2. Me dhembshuri; bujarisht; me ngrohtësi; me zemërdorë. 3. Me sinqeritet, çiltërisht; haptas e pak me keqardhje; me zemërdorë; me zemërhapur; me zemërçiltër. 4. Me frikë se mos ndodh a mos bëhet diçka, me ankth; me padurim. 5. Me përulje; me përgjërim; me zemërdorë. dridhet dora ngurroj, s’jam i vendosur, tutembëj diçka; lëkundem, ngurroj, mezi e nxjerr a mezi e jap (kur paguaj ose kur fal diçka). Nuk i dridhet dora (dikujt) shih nuk i dridhet pushka (dikujt). (Duket) (si) në *pëllëmbëdorës (diçka). Me të dyja duart shumë, pa kufi; me bujari, pa u kursyer, sa të mundet; me shumë dëshirë, pa asnjë ngurrim, me gjithë qejf; me gjithë zemër. Fërkon duart (dikush) keq. kënaqet, i bëhet qejfi kur shehgjendjekeqe një njeri që nuk e do, pret t’i shohëkeqen; fërkon mjekrën; fërkon barkun. fluturoi nga duart (diçka) nuk e kam më, më iku diçka që më duhej, më shpëtoi, s’e mbajta dot; iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart); e qava me lot. Fut duart (diku) keq. ndërhyn, merr pjesë në një punë, në një çështje etj. që s’i takon; fut hundët (hundën). I ha dora (dikujt). 1. Do që të qëllojë me pëllëmbë dikë; do që të rrihet me të. 2. Do që të vjedhë diçka, s’i rrihet pa e marrë diçka. hanë duart (për punë) duapunoj, nuk më rrihet pa punë, jam mësuar me punë e kam dëshirëpunoj. Hedh dorë. 1. Vjedh; vë dorë3. 2. (mbi diçka). E pushtoj, e zaptoj. Hedh *gurin e fsheh dorën (dikush). Heq dorë (nga dikush a nga diçka). 1. Shkëput lidhjet me dikë a me diçka, s’pyes më për të, s’interesohem më, nuk merrem më me të; e braktis, e lë. 2. Jap dorëheqjen nga një punë a nga një detyrë. 3. Nuk mendoj më si më parë, tërhiqem, nuk i përmbahem më një mendimi, një ideje etj.; ndërroj mendje. E heq për dore (dikë) e mësoj për çdo gjë, i them ç’të bëjë e si të sillet; e kam nën kujdes, se nuk është i zotiecë vetëjetë. S’e heq nga dora (diçka) shih s’e lëshoj (s’e lë) nga dora2 (diçka). I hyri dorë. 1. (diçkaje). Ia nisi një pune, iu fut me vrull, iu përvesh mirë. 2. (dikujt). Nisi dhe e rrahu dikë shumë. I iku nëpër duar (nga duart). 1. (dikush). I vdiq a i shkoi dikush pa e kuptuar, e humbi shpejt e papritur dikë. 2. (diçka). I iku diçka pa e kuptuar, s’e mbajti dot. iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart) (dikush a diçka). 1. shih fluturoi nga duart (diçka). 2. S’mundapërfitoja nga një rast i mirë, s’e shfrytëzova dot një mundësi që m’u dha etj. 3. Humba kontrollin mbi dikë a mbi diçka, nuk kamfuqi mbi të; s’e kamdorë (dikë a diçka); doli nga dora (dore, duarsh); shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora); i lava (i fshiva) duart (nga dikush a nga diçka). I iku (i shpëtoi) *zogu nga dora (dikujt). Është dorë (në duar) (të dikujt) varet krejtësisht prej dikujt, është nën urdhrat a nën pushtetin e tij, ka fuqi mbi të; e ka dorë (dikush). Janë një dore kanënjëjtin formim, kanënjëjtat vlera, cilësi, sjellje etj., janë të një brumi, janë njësoj; (janë) brumë i një mielli; (janë) buka e një mielli; (janë) një bathë e një kokërr. (Janë) sa *gishtat e dorës. (Jemi) si *gishtat e dorës. (Është) *ora me dorë (ora me një) (diçka). Ta jep amanetindorë (dikush) shih i ka sahanët pa kapak (dikush). Jap dorën pranoj a merrem vesh me dikë për diçka; zotohemzbatoj ose të plotësoj një marrëveshje, një premtim etj.; jap fjalën e besës; dorë (me dikë). I jap dorën (një dorë) (dikujt) e ndihmojkapërcejë një pengesë a një vështirësi, të dalë nga një gjendje e rëndë etj.; e përkrah kur ka nevojë; i shtrij (i zgjat, i ndej) dorën; nuk e lë në baltë (dikë); i gjendem (i ndodhem) pranë; i bëhem (i dal) krah; i fut krahun.jep dorë (diçka) të lehtëson punën, të vjenndihmë; të leverdis, të intereson; bën punë (të madhe); të jep bukë. I dha duart (dikujt) e dëboi, e përzuri, e ndoqi; e nxori jashtë; e lëshoi dore (dikë); i dha rrugët (udhët); ia dha këpucët (opingat) në dorë; i dha thonjtë; i dha munxët; i dha dushkun. Ia japdorë (dikujt) ia paraqit shumë qartë diçka, ia bëj shumëkuptueshme e shumëkapshme. E jep nën dorë keq. 1. (diçka). E jep fshehurazi; ia jep atij që do vetë; jep ryshfet fshehurazi. 2. Nuk është i çiltër, vepron fshehurazi, është fsheharak. I jap dorën e fundit (diçkaje) e kryej përfundimisht, e përfundoj, i bëj ripunimin a ndreqjet e fundit. Jep me dorën e majtë (dikush) është dorështrënguar, s’i del gjë nga dora; s’të jep gurinçash kokën; s’të fal ethet e gushtit përb.; s’të jep as gjynahet. E jep me dorë dhe e merr me këmbë (diçka) e jep diçka me bujari dhe e merr me vështirësimadhe (thuhet për dikë që s’është mirënjohës dhe s’ta kthen vetë huan a sendin që i ke dhënë). I jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun (dikush) shih i jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). Ia dha flokët (leshrat) në dorë (dikujt) ia shkuli flokët nga inati; e rrahu mirë, e nxori inatin mbiduke i shkulur flokët. I jep *gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). Ia dha këpucët (opingat) në dorë (dikujt) mospërf. e përzuri (zakonisht nga shtëpia); e dëboi (një njeripadëshirueshëm); i dha duart; i tregoi rrugën (udhën). Ia dha leckatdorë (dikujt) mospërf. e përzuri (zakonisht nga një vend); e shpërnguli diku me zor (një njeripadëshirueshëm); ia ngriti (ia mblodhi) leckat. Ia dha mendtë në *dorë (dikujt). jep ujë me *shpinëdorës (dikush). Ia dha veshëtdorë (në duar) (dikujt) e rrahu mirë; e dënoi rëndë, zakonisht duke i shkulur veshët; ia ndreqi qejfin. Me kalem (me *laps) në dorë. Ka *asin në dorë (dikush) libr. Ka dorë (dikush) keq. 1. E ka zakonrrahëtjerët, ka vesinqëllojë me dorë, të godet; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duartgjata). 2. Vjedh; ka vesinvjedhë e të rrëmbejë; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duartgjata); ka thonjgjatë; është me thonj; e ka thuan të keq. 3. Ka bashkëpunuar a ka ndihmuar në një punë jo të pastër, ka marrë pjesëkrime a në diçka tjetërkeqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; i ka lyer (i ka përlyer) duart; i ka lyer buzët. E ka në dorë. 1. (diçka). Varet krejtësisht prej tij për ta zgjidhur; ështëdorë (në duar) (të dikujt). 2. (dikë a diçka). E ka të sigurt se mund ta bëjëvetin kur të dojë, e quanlehtë a të mbaruar; nuk e ka të zorshmebëjë si të dojë me dikë, e ka dikë nën urdhrat e tij, varet krejtësisht prej tij (për shkak të një detyrimi, të një faji, një të fshehte etj.); e ka në pjatë; e ka në tavë bised.; i vjendorë (dikush); e ka në xhep; e ka në thes; e ka (e mban) në grusht (dikë); ia ka zënë kokën me derë (dikujt). 3. (diçka). E ka, e zotëron. E kam dorë (në duar) (diçka) po e përgatit diçka, po e punoj, po merrem me të; nuk e kam përfunduar; e mbaj nëpër duar. Ka duar arta (dikush) është i aftë e i përsosur në çdo punë, di dhe bën shumë mirë çdo punë; i ka duart arta; i ka duart flori; ç’i sheh syri ia bën dora; i bëhet balta flori (dikujt); bën birë në tel të çiftelisë. I ka duart *të arta (dikush). E ka dorën *cung (dikush). I ka duart *flori (dikush). I ka duart *të florinjta (dikush). I ka (në dorë) gjithë *gurët (dikush). E ka (e mban) dorën *grusht (dikush). Ka (në dorë) edhe *gurin edhe arrën (dikush). E ka dorën *të gjatë (i ka duartgjata) (dikush). I ka duart me *kallo (dikush). E ka dorën *të lehtë (dikush). I ka duart *të lidhura (dikush). Ka dorëlirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirëveprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mundveprojë si të dojë. E ka dorën *të lirë (dikush). E ka dorën *të madhe (dikush). Ka dorëmbarë (të bekuar) (dikush) i ecën puna mirë, ç’i zë dora i vete mbarë; sjell mbarësi; i zë (i kap) dora (çdo gjë) (dikujt). I ka dora *nur (dikujt). I ka duart *të prera (krahëtprerë) (dikush). E ka dorën *të rëndë (dikush). I ka duart *të shkurtra (dikush). E ka dorën *të shpuar (dikush). E ka dorën *shtrënguar (dikush). I ka duart *të thara (dikush) përb. E ka dorën *të thatë (dikush). S’e ka në dorë veten (dikush) bën veprimepandërgjegjshme pa e kuptuar se si; s’e zotëron dot veten, s’përmbahet; u ndodh (u zu) bosh; e rrëmben dredha (dikë). I ka duart *të zëna (dikush). S’ka gjë në dorë (dikush). 1. Nuk varet nga ai zgjidhja e diçkaje, s’ka as fuqi e as pushtet për të bërë diçka; nuk ështëdorë (në duar) (të dikujt); nuk e ka në dorë; ka çelësat e kashtës iron., tall.; ka hapëset e kashtës iron., tall. 2. Nuk ka asnjë arritje, sukses a të mirë tjetër; s’ka gjë në torbë. S’ka *pilaf me dorë iron. Sa të kem *këmbë e dorë (e duar). E kam në *pëllëmbëdorës (diçka). E ka *turrëndorë (dikush). E ka *zogundorë (dikush). Ka kaluarshumë duar. 1. (diçka). Është përdorur a është shfrytëzuar nga shumë vetë. 2. keq. Është e përdalë, ka bërë dashuri me shumë vetë (për femra). Me *kamxhikdorë. (Sikur) ka kapur (ka zënë) *qiellin me dorë (dikush). Me *këllëçdorë. Me *këmbë e me duar. Në *këmbë e në dorë (në duar). I kërkoj dorën (dikujt) etnogr. i propozoj për t’u martuar me mua (një vajze). E kërkoj me *fenerdorë (dikë a diçka). Kërkofsh *muret me dorë! mallk. Me *koburedorë. Me kordhë (me *shpatë, me këllëç) dorë. Ia kthej dorën (dikujt). 1. etnogr. Nuk ia pranoj kërkesën për martesë (për vajza që i kërkojnë për martesë). 2. Nuk pranojmarr diçka që më japin; kund. nuk kthen dorë2. Nuk kthej dorë. 1. Nuk i bie dikujt që më godet, nuk i përgjigjem me të goditur si ai. 2. Pranoj çdo gjë që më japin. I lava (i fshiva) duart. 1. (nga dikush a nga diçka). Nuk e kam më, mbeta pa të, e humba, s’kamshpresë për të; iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart) (dikush a diçka); i fshiva buzët. 2. Përligjem dhe e shkarkoj veten nga përgjegjësia për një gabim a për një faj; shkëput lidhjet me dikë a me diçka, zakonishtkeqe, ose që nuk më duhet më, s’kampunë me të, i jap fund. *Lakuriq me duarxhepa shaka. Me *laps (me kalem) në dorë. Larg duart (nga dikush a nga diçka) libr. mos i bëni keq dikujt, nuk kenidrejtë që t’i biniqafë; mos ndërhyni diku; mos guxoni ta prekni, t’i bëni keq, ta merrni a ta dëmtoni. Ia lehtësoi dorën (dikujt) bëri që të veprojë pa pasur shumë kufizime e vështirësi, bëri që të veprojëlirisht. E lë në dorë (të dikujt) e lë dikëveprojë si të dojë; e lë të vendosë ai për diçka, ia besoj atij; ia lë në dorë (dikujt). Ia lë në dorë (dikujt). 1. Ia besoj dikujt që të kujdeset për dikë, që ta mbrojë e ta ndihmojë ose e ngarkoj që të zgjidhë një çështjevështirë; e lë në dorë (të dikujt); e lëshojdorë (të dikujt). 2. keq. Ia lë dikujt dikë si barrë; ia ngarkoj dikujt diçkapakëndshme, ia hedh atij si barrë; ia lë në derë. E la pas dore (dikë a diçka) nuk kujdeset a nuk shqetësohet më për dikë a për diçka, nuk tregon vëmendje për të, e ka lënëharresë; e la pas krahëve; e ka lënëdorëfatit; e la mënjanë; e rreh hekurinftohtë (dikush); i kalli bretkun (dikujt a diçkaje) bised. E ka lënëdorëfatit (dikë a diçka) nuk kujdeset e s’pyet fare për dikë a për diçka, e ka braktisurfatin e vet; bëhet ç’të bëhet (me dikë a me diçka); e la pas dore. la me duar në ijë (dikush) bërigajasemqeshuri, më këputi gazit; këputi (më theu) brinjët1. E la me duar në gji (dikë) e la fill vetëm, pa njeri (për një grua që i vdes burri a djali ose kur ky largohet për një kohëgjatë); e braktisi dhe e shkretoi, e la në mjerim e në varfëri. I lë dorëlirë (dikujt) e lejojbëjë si të dojë, i jap liri veprimi, e lë të veprojë lirisht; i zgjidh duart. M’i la *këmbët e arushësdorë (dikush). Më ka lënë *këmba e dora. Ia la *lëpendratdorë (dikujt) iron. Ia la *pendëtdorë (dikujt) iron. Ia la *puplatdorë (dikujt) iron. Ta lë shpirtindorë (dikush). 1. Është shumë i dobëttrup e i pafuqishëm; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. 2. Mund të sakrifikojë çdo gjë për dikë, jep edhe jetën, flijohet për dikë; jep shpirtin (për dikë). Ia lë zemrëndorë (dikujt) i jap besimplotë, i besoj plotësisht për gjithçka. E lëshoj (e liroj) dorën. 1. Tregohemdorëlëshuar a dorëlirë, nuk kursej; nisprish me tepri; harxhojshumë sesa duhet; ia bëj fora; kund. e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. 2. I ul kërkesat, tregohem dorëlëshuar në një vlerësim; nuk e bëjdiçka me aq kujdes si më parë. E lëshoi dore (dikë) e braktisi; e ndau, e largoi nga vetja; i dha duart (dikujt); ia hoqi fillin (dikujt). E lëshoidorë (të dikujt). 1. Bëri që ta kapë dikush, ia dorëzoi; e tradhtoi dikë. 2. Ia la dikujt një çështje, ia besoi atij; ia la në dorë (dikujt). S’e lëshoj (s’e lë) nga dora (diçka). 1. E ruaj me kujdes, zakonisht për të mos e humbur; e mbaj përgjithmonë diçkakam arritur, që kam fituar etj. 2. E mbaj gjithmonë me vete diçka, e përdor vazhdimisht; merrem me të gjithmonë, nuk ndahem prej saj; s’e heq nga dora. Lidh (kryqëzon) duart (dikush) s’bën asnjë përpjekje për të ndihmuar dikë që ka nevojë, rri e pret, nuk vepron; rri duarkryq. I lidh duart (dikujt) nuk e lë të lirëveprojë, i vë pengesëpakapërcyeshme, e ndalojveprojë; i prangat; kund. i zgjidh duart. E lidhi *këmbë e duar (dikë). M’u lidhën duart mbeta pa punë pasipengon dikush a diçka; nuk mundbëj dot gjë, nuk veproj dot lirisht. Luaj duart punojshpejt; nxitoj në një punë. I lutem me *kapuçdorë (dikujt). I ka lyer (i ka përlyer) duart (dikush) ka marrë pjesë në një punë jo të pastër, është përzier dhe është njollosur keq; ka bërë vjedhje, vrasje, krime etj.; i ka lyer buzët; e ka ngjyer gishtin; ka gisht; ka dorë. Ia leu dorën (duart) (dikujt) keq. i dha diçka që të mos e pengonteqëllimet e tij, të mos ia zbulontekëqijat, t’i mbaronte një punë jashtë rregullave etj.; dha ryshfet; ia njomi (ia lagu) dorën; ia leu rrotën. I ka lyer duart me *gjak (dikush). Marrdorë (diçka) i dal për zot një pune a një çështjeje dhe e ndjek seriozisht deri sa ta përfundoj a ta zgjidh. I marr dorën (dikujt). 1. E pyes dikë a i marr leje për diçka. 2. E përshëndes dikë me nderim e mirënjohje; e falënderoj e marr bekimin e dikujt duke i puthur dorën. Ia marr dorën. 1. (diçkaje). I fitoj njohuritë a shprehitë e nevojshme për të bërë diçka, bëhem i aftë për një punë pasi jam ushtruar për një farë kohe, e bëjlehtë diçka, e kam mësuar ta bëjë si duhet; e thyej dorën (për diçka); vjen dora (për diçka); ia marr zanatin; ia marr anën. 2. (dikujt). E njoh mirë dikë dhe e di si të sillem a si të veproj me të, jam mësuar me natyrën e tij; ia marr avullin. Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga *duart (dikë a diçka). përfitoi vetë duke ia rrëmbyer rastin një tjetriçastin e fundit; ia rrëmbeu një tjetri dikë a diçkamirë para syve. I marr dorë e këmbë (dikujt) i lutem shumë, i përulem; i puth dorën; i bie ndër këmbë; i bëhem qen e mace. Marr *frenatdorë libr. Ia merr macja (pula) *bukën nga dora (dikujt) tall. E mori vetendorë (dikush) nisi ta zotërojë veten e të përmbahet, u përmblodh dhe është më i sigurtvetvete; e mblodhi veten; erdhivete; e përmbajti veten. Mbaj *barkun me dorëI. Mbaj *barkun me dorëII. Mbaj (zë) *brinjët me dorë. Mbaj dorën. 1. Nuk veprojtutje, ndërpres diçkanisur; përmbaj veten që të mos e rrah dikë a të mos bëj një veprim tjetërgabuar. 2. E përdor diçka me kursim, nuk harxhoj shumë, kursej; e shtrëngoj dorën; e mbledh (e rrudh) dorën. Ia mbaj dorën (dikujt) kujdesem për dikëshumë se për të tjerët, përkujdesem veçanërisht për të. Mbajdorë (diçka) zotëroj, kam; e administroj unë, është imi. E mbaj nëpër duar (diçka) e përpunoj gjatë, punoj mbideri sa të pësoset; e kamdorë (në duar). Mbaj (zë) *brinjët me dorë. Mban *hurin në dorë (dikush). Mbaj *ijet me dorë. E mbaj në *pëllëmbë (në shuplakë) të dorës (dikë). mbetet (të ngelet) në dorë (ndër duar). 1. (dikush). Është shumë i dobët ose është aq i sëmurë, sa mezi mbahet dhe mund t’i bjerëfikët a të vdesë (duke e operuar, duke e rrahur etj.); është i brishtë; thyhet dorë. 2. (diçka). Është i një cilësie aq të keqe a kaq e vjetruar, sa ke frikë ta përdorësh, munddëmtohet a të prishet menjëherë, është shumë e brishtë. 3. (diçka). I bie vlera e s’ke ku ta përdorësh, s’të hyn më në punë. Mbeta me duar në gji. 1. Mbeta pa njeri, fill i vetëm. 2. U shkretova, rashëmjerim e në varfëri. mbeti *kërrabadorë. E mbledh (e rrudh) dorën fillojshpenzojpak a të mos i prish paratë kot, përmbahemharxhe, bëhem më i kursyer; e shtrëngoj dorën; mbaj dorën; shtrëngoj rripin; kund. e lëshoj (e liroj) dorën. I ndal dorën (dikujt) e pengoj dikë me forcëbëjë diçka, nuk e lejoj, e frenoj. Ndërroi dorë (diçka) u pronë e një tjetri; u tjetërsua, është e dikujt tjetër. Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) dorën (me dikë) përçm. nuk e rrah dikëështë shumë më i dobët se unë ose që është për t’u përbuzur; nuk e ul vetenmerrem më të. Ngre (çon) dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). 1. E godet dikë, e qëllon, e rreh; e sulmon a e dhunon. 2. Nis luftën kundër dikujt. Ngre (çon) duart lart (përpjetë) (dikush). 1. Dorëzohet para dikujt, i nënshtrohet më të fortit, fitimtarit a kundërshtarit. 2. Thyhet e tërhiqet para një vështirësie, përkulet; pushon së luftuari a heq dorë nga përpjekjet për të kapërcyer vështirësitë, tërhiqet. I ngjit (i trazon) dora (dikujt) përb. është hajdut a zhvatës i madh; ka thonjgjatë; ka dorë. Numërohen me *gisht (me gishtat e dorës). Nxjerr nga dora (nga duart) (diçka) prodhoj a krijoj diçka me dorën time; e përfundoj. S’e nxjerr nga dora (diçka) nuk e lë të më ikë a të më shpëtojë diçka e mirë ose që dua ta kem vetë, s’e jap, s’e lëshoj. I nxjerr *gështenjat nga zjarri me duart e botës (dikush). Me njërën dorë në *revani e tjetrënbakllava. Ia njomi (ia lagu) dorën (dikujt). 1. I dha një ryshfetvogël a një bakshish për t’i mbaruar punë; ia leu dorën (duart). 2. I dha ca lëmoshë. I plasi *bombaduar (në dorë) (dikujt). I plasiduar (në dorë) (diçka) i dështoi një plan kur s’e priste, nuk arriti ta vërëjetë; iu zbuluan papritur qëllimet e synimet. preu duart (dikush a diçka) shih preu krahët (dikush a diçka). M’u prenë duart shih m’u prenë krahët. Me *preshdorë. E ka prishur dorën (dikush) nuk punon më me atë mjështëri që punonteparë, nuk bënpunë me cilësi aq të mirë si më përpara. Sa të më punojë (të më luajë) *këmba e dora. I puth dorën (dikujt) keq. i përulet shumë dikujt, i shkon pas qejfit a pas avazit, i nënshtrohet e i bën lajka; i lutet shumë; i puth pëqirin; i biegjunjë. puth dorën! është mirë me shëndet, të nderon e të bënfala (kur dikush pyet dikë për një tjetër). Na puthi dorën (dikush) mospërf. vdiq; na la shëndenë; shkoi me të shumtët. I puth *këmbë e dorë (dikujt) keq. I qan *punadorë (dikujt). E rëndoi dorën (mbi dikë) e rrahu rëndë (zakonisht pa të drejtë e pa qenë nevoja). Rri me duar në ijë (në mes, në brez, në gji, në xhepa) (dikush) rri kot, shikontjerëtpunojnë, nuk bën asgjë vetë; rri me duar kryq; nuk zë gjë me dorë; bën (mban) sehir. Rri me duar kryq (dikush) rri pa punë, nuk bën asgjë, rri duarkryq, rri duarlidhur; rri me duar lidhur; rri (është) me duarlidhura; rri me duar në ijë (në mes, në brez, në gji, në xhepa); nuk zë gjë me dorë; bën (mban) sehir. Rri me duar lidhur (dikush) rri pa bërë asgjë, nuk punon; nuk vepron, nuk ndërhyn kur duhet etj.; rri duarlidhur, rri duarkryq; rri (është) me duarlidhura; rri me duar kryq. Rri (është) me duarlidhura (dikush) s’ka mundësi a fuqibëjë asgjë, të ndihmojë a të ndërhyjë për diçka; nuk bën asgjë, nuk vepron, nuk ndërhyn kur duhet etj.; rri duarlidhur, rri duarkryq; rri me duar lidhur; rri me duar kryq. S’i rrinë duart (rehat) (dikujt). 1. S’mundrrijë pa bërë diçka, pa u marrë me një punë; s’i rrihet kot. 2. Trazon shumë, ngacmon, është trazovaç; s’lë dy gurë bashkë (dikush). Rri me dorëxhep harxhoj shumë, paguaj orë e çast. I rri me dorëzemër (dikujt) përkujdesem shumë për dikë; i plotësoj çdo dëshirë a kërkesë pa asnjë kundërshtim; i shërbej mirë; kam kujdes që të mos i prishet qejfi; i bëj temena bised. I rri me *hanxhardorë (dikujt). *Syri plot e dora thatë. *Sytë nga qielli e duart nga mielli. Më shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora) (dikush a diçka) më iku, më shpëtoi, më humbi; humba kontrollin mbi të, s’e zotëroj dot më, s’ështëimi; s’e kamdorë (dikë a diçka);iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart). Shkund me duar e shtyp me këmbë (dikush) bën diçkadobishme, por po vetë e prish menjëherë; e mbush kusinë dhe e derdh. Ia shkurtoj dorën (duart) (dikujt) nuk e lë të veprojë (një vjedhës, një keqbërës etj.); e pengoj a e ndaloj menjëherëbëjë diçkakeqe. Ç’i sheh *syri ia bën dora (dikujt). Me *shpatë (me kordhë, me këllëç) dorë. I shpërtheu (i plasi) *minaduar (dikujt). E shtiu (e vuri) në dorë. 1. (diçka). U pronar i diçkaje, u zot i saj, është përfundimisht e tij; e mori, e përvetësoi; e pushtoi. 2. (dikë). E bëri dikë për vete plotësisht, duke ia hedhur; e mashtroi dhe e nënshtroi me marifete a me kërcënime; e bëri dikë t’i shërbejë, e zotëroi më në fund; bëri që një femër t’i jepet; e futitorbë; e shtiugrackë; e bëritijën; e ka në xhep. E shtrëngoj dorën niskursejshumë, nis ta përdor diçka më me kursim, bëhem më i kursyer; e mbledh (e rrudh) dorën; shtrëngoj rripin; e bëj groshin kacidhe; kund. e lëshoj (e liroj) dorën. I shtrëngoj dorën (dikujt) e uroj dhe e përgëzoj dikë për një punëmirë që ka bërë a për diçkamençurthotë; e përshëndes, e nderoj dhe e lavdëroj; i heq kapelen. Shtrëngoj *kokën me duar. Sa të shtrish dorën shumë afër, thuajse ngjitur; një pushkë larg; sa një nishan dyfeku. Shtriu (zgjati) dorën (duart) (dikush). 1. Nisilypë a të kërkojë diçka; i kërkoi ndihmë dikujt, iu lut t’i japë diçka; i shtriu (i zgjati, i ndeu) dorën2 (dikujt). 2. Nisivërë sundimin e vet diku; shtriu (zgjati) krahët. I shtriu (i zgjati, i ndeu) dorën (dikujt). 1. I dha ndihmë, e ndihmoi dikë; i dha përkrahje; i dha (i hodhi) dorën (një dorë). 2. I kërkoi ndihmë, iu lut ta ndihmojë; lypi; shtriu (zgjati) dorën (duart)1 (dikush). 3. Kërkoi të pajtohej me dikë, me të cilin ishtearmiqësi, bëri i pari hapin e nevojshëm për t’u pajtuar, i kërkoi pajtim dikujt. M’u thanë duart. 1. S’më bëjnë duart për punë a për diçka tjetër, nuk zë dot punë me dorë; s’e bëj dot diçka; më ka ikur dëshira a më ka lënë vullneti për të bërë diçka. 2. Mbeta pa ndihmë e pa përkrahje, nuk bëj dot diçka (kur më ikën dikush, kur më mungon një vegël etj.); m’u prenë duart; m’u prenë krahët. T’u thaftë dora! mallk. mos qofsh më i zotibësh atë të keqebëre! (zakonisht për një veprim me duar, si rrahje, vrasje, vjedhje etj.). thau duart (dikush) më la në një gjendje shumëvështirë, më la pa ndihmë e pa përkrahje; preu duart; më preu krahët. T’u thafshin (duart) gjer në *rrëzë! mallk. I thaj (duart) që në *rrëzë! Me *thonjtë e duarve. thyen *arrëndorë (dikush). E thyej dorën (për diçka) fitoj pak nga pak, duke u ushtruar, aftësinë a shkathtësinë e nevojshme për të bërë një punë, e mësoj dhe e bëjlehtë diçka; ia marr dorën1 (diçkaje); vjen dora.thyhetdorë (dikush) është shumë i brishtë, është delikat; mbetet (të ngelet) në dorë (ndër duar). dorë (mbi dikë a mbi diçka). 1. Ndërhyn për të vënë diçkarregull, ndihmon që të përmirësohet një gjendje etj.; vepron mbi dikë a mbi diçka që të ndreqet, të mos vejëkeq etj. 2. keq. E ngacmon dikë; e rreh, e qëllon, e godit, ushtron dhunë; lëshon dorë. 3. keq. Merr diçka që s’është e tij, vjedh, grabit a rrëmben diçka; e prek; e trazon; hedh dorë. I ka vënë duart në fyt (në grykë) (dikujt) shih i ka vënë shkelmin në fyt (në grykë) (dikujt). duart në *kokë (në krye). Për të vënë duart në *kokë. E vë dorën në *ungjill (për dikë). dorën në *zemër (për dikë). dorën (duart) në *zjarr (në prush) (për dikë a për diçka).vjen dora (për diçka). 1. Fitoj shkathtësi për të përdorur diçka me dorë, për të gjuajturshenjë etj.; ia marr dorën1 (diçkaje); e thyej dorën. 2. Më shkon mbarë (në lojën me letra). I vjendorë (dikush) e sjell rasti t’ia ketë nevojën, të varet prej tij ose t’i tregojë forcën e aftësinë e vet; e ka në dorë (dikë). vjen (më shkon) për dore (diçka) kam aftësi a shprehi ta bëj mirë e shpejt diçka, e kamlehtë, më jepet për një punë. (Vjen) me *pishëdorë (dikush). (Vjen) me *urë në dorë (dikush). E vret *gjarprin me dorën e tjetrit (dikush). Me *zemërdorë. Zë *dorë (me dikë). I zë (i kap) dora (dikujt). 1. I vjen ndoresh për çdo punë; nuk rri kot; është i zoti e i gjithanshëm. 2. I del mirë e mbarë çdo gjë; ka dorë mbarë (të bekuar) (dikush). S’e zë (s’e kap) me dorë (diçka) nuk merret fare me një punë; nuk e mëson, s’e përgatit (një mësim); s’e bën a s’e prek fare. Ç’të zërë dora pa e zgjedhur diçka, në mënyrërastësishme. Nuk zë gjë me dorë (dikush) nuk punon fare, s’kryen asnjë punë a shërbim; është dembel, rri gjithë ditën e s’bën asgjë; i ka duart thara; i ka krahëttharë; rri me duar kryq. S’ka zënë *kalem me dorë (dikush) keq. Zë *kokën (kryet) me dorë. S’e zë (s’e kap) njeri me dorë (dikë a diçka) s’e përfill njeri; s’kujdeset njeri për të, s’merret askush me të; nuk vlen fare, s’i shërben askujt; s’e zë (s’e kap) njeri për bishti (dikë) shpërf.; s’e vë (s’e ka) në hesap. (Sikur) ka kapur (ka zënë) qiellin me dorë (dikush). është shumë i gëzuar për atë që ka bërë ose ka ndodhur, shkëlqen nga lumturia; i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt); i ndrit nuri (dikujt). Zë *veshët (me duar). I zgjidh duart (dikujt) i jap mundësiveprojë e të bëjë ç’të dojë, i heq çdo pengim a ndalim; i lë dorëlirë; kund. i lidh duart.

EKSELENCË

EKSELÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1.qenët i shkëlqyer; përsosmëri. Bursa të ekselencës. Vendit i nevojitet cilësi dhe ekselencë. I vetmi i certifikuar për ekselencë. Çdo detaj pasqyron përpjekjen për ekselencë.
2. Shkëlqesi. Ekselencë, faleminderit që po lexoni këtë letër timen. Ekselenca e tij. Ekselenca juaj.

ERRSHËM

ÉRRSH/ËM (i) ~ME (e) mb., edhe fig. I errët. U gjend brenda një pyllierrshëm. Në gjirin e errshëmshekujve. Ka një ves tjetërerrshëm. Në vetmivarriterrshëm. Mbaroi nata e errshme e robërisë.

FATALITET
FILIZ

FILÍZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Degë e re, e hollë dhe e drejtë, që del nga trungu a nga degët e një druri, nga rrënja e një bime ose nga kërcelli i saj; lastar i njomë, bisk. Filiz i njomë. Lëshon filiza.
2. Fidan druri ose bime. U kujdes për frashrin sa ishte filiz.
3. fig. I ri a e re që ka një të ardhmemirë; diçka, së cilës i përket e ardhmja, diçka e re; fillimi i diçkaje. Filizat e së ardhmes. Filizat e parë të së resë.
4. fig. Trashëgimtar i një familjeje; pasardhës i një familjeje; pinjoll. Ishte i vetmi filiz.
Sin.: bisk, lastar, fidan, biskonjë, bilashnjok, bilonjë, pip, pipth, vishkull, pinok, mënjollë, njomëz, mitë, korthitë, fillak, fiskajë, fiskël, fregull, triskull, llaskonjë, llaskore, rremb, rrembth, fundak, shpatull, i ri, pinjoll.
Është filiz i ri (dikush). 1. Është shumë i ri në moshë, është i mitur e i njomë; është i pazhvilluar nga trupi. 2. shih sa ka dalë nga veza (dikush) mospërf.

FISHEK

FISHÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gëzhojë prej metali a prej kartoni e mbushur me barut, me një kapsollëfund e me një plumbkrye ose me saçma për të qëlluar me armë zjarrilehta. Fishek pushke (mitralozi, çifteje, revolveri). Krehër (ballë) fishekësh. Heq fishekun. Fishek luftarak (mësimor). Foleja e fishekut. Gjerdani (kollani) i fishekëve.
2. Copë letre, e mbështjellëtrajtë koni me kokë poshtë, që përdoret për të futur në të pemëvogla, kikirikë etj.; kaush. Një fishek me gështenjapjekura.
3. Emërtim i përgjithshëm për sende e pjesë sendeshkanë trajtën e gëzhojës a të një gypihollë e të gjatë. Fisheku i cigares. Një fishek makarona.
4. Organi seksual i mashkullit.
5. Bishtaja e fasules. Hoqi mënjanë fishekët e fasules.
6. Thithat e gjinjvebagëtive. Lopa i kishte fishekët, të mbushur plot qumësht.
Fishek pa barut njeri pa vlerë ose i parrezikshëm; frikacak; fishek i lagur. Fisheku i fundit i vetmi mjet a e vetmja mënyrë që i ka mbetur dikujt dhe që ka mundësi ta përdorë për të arritur diçka, mundësia e vetme dhe e fundit; guri i fundit. Fishekëgjerdan njerëzlidhur e të rreshtuar për një çështjepërbashkët; njerëzbashkuar fort si në një radhëngjeshur; si gishtat e dorës; gjerdan fishekësh. Fishek hyri e fishek doli (dikush) keq. shih hyri shul e doli lloz (shkoi shul e erdhi lloz) (dikush) tall. Fishek i lagur njeri që nuk ka guxim e nuk vepron, që vetëm kanoset, por nuk bën dëm; njeri i parrezikshëm; fishek pa barut. Fishek që s’shkrep. 1. Njeri që s’të ndihmon dot, që s’ka aftësi a mundësi të të mbarojë një punë; njeri prejcilit s’ke dobi. 2. Njeri frikacak që s’të bën dot gjë; njeri që s’guxonflasë a të veprojë; fishek pa barut; fishek i lagur. *Gjerdan fishekësh. Është fishek (dikush) bised. 1. S’ka asnjë lek në xhep; s’ka fare para; mbeti fishek; është (ka mbetur) pa një dysh (në xhep); mbeti teneqe. 2. Është i papërgatitur për diçka (në mësim a në provim), nuk di gjë fare; është tapë (tapë topi) tall. Si fishekëtqese shumë ngushtë. Kam edhe një fishek më ka mbetur edhe një mundësi. Mbeta (jam) fishek bised. 1. Mbeta pa një lek në xhep; s’kam fare para; mbeta pa gjë; mbeta teneqe. 2. Mbeta pa njeri, mbeta fillikat, vetëm fare, pa fëmijë e pa farefis; mbeta kalli; mbeta qyqe (në ligjërimin e grave); mbeta kërcure (në ligjërimin e grave). Nuk i ndez *fisheku (dikujt) nuk i ecën, nuk ia arrin qëllimit; nuk i shkon fjala a përpjekja për diçka. E nxjerr fishek dikë. E nxjerr me gishtgojë. Qes fishekët e mi bëj sa kam unëdorë. I zbrazi (tërë) *fishekët (dikush) i përdorigjitha arsyetimet e të gjitha mundësitë, s’la gjë pa bërë; i thatëra, i harxhoigjitha fjalët qortuese e sharëse, s’la gjë pa thënë.

GEGIZËM

GEGÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë, shprehje a trajtë e veçantë e gegërishtes. Kjo fjalë nuk është i vetmi gegizëmveprën e tij.

ILAÇ

ILÁÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëng, pluhur, hape, melhem etj. që përgatitet posaçërisht për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage; bar. Ilaç i hidhur. Ilaç qetësues. Ilaçe popullore. Ilaç plakash (grash). Kuti (shishe) me ilaç. I jap ilaçin. Pi ilaçin. Nuk pi (nuk përdor) ilaçe.
2. bised. Lëndë kimike, zakonisht helmuese, që përdoret për të larguar ose për të zhdukur insekte e kafshëdëmshme, për të larë ose për të pastruar diçka etj. Ilaç i fortë. Ilaç për miza (për tartabiqe, për minj). Ilaç për njolla. Ilaç rrobash. Bëj me ilaç. Mban erë ilaç.
3. fig. Mjet a mënyrëndihmon për të kapërcyer një pengesë ose për të dalë nga një vështirësi, për të shpëtuar nga një e keqe, nga ndonjë vuajtje shpirtërore etj., për të rregulluar a për të ndrequr një punë etj.; rrugëdalje. Ilaçi më i mirë. I vetmi ilaç. Ia gjeti ilaçin. S’i gjendet ilaçi. S’kishte ilaç për të. S’ka tjetër ilaç për këtë punë.
Sin.: bar, mjekim, melhem, insekticid, shpëtim.
Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për ilaç (diçka) s’ka as edhe një, s’ka asnjë për be. Ilaç (*bar) i hidhur. S’ka ilaç (*bar).

JAM

JAM vep., QÉSHË, QÉNË jokal. 1. Rroj, jetoj, gjëllij. S’është ka vdekur. - Qofsh me jetë! (ur.). - Rrofsh e qofsh! (ur.). - Mos qoftë! (mallk.). Gjithë ç’jemi. Na ishte njëherë. Sot jemi, nesër s’jemi s’jemipërjetshëm.
2. Ndodhem diku ose duke bërë diçka, gjendem. Jamshtëpi (në shkollë, në punë, në mbledhje). Do të jemi te një shok do të vemi për vizitë te një shok. Ështëudhëtim po udhëton. Jam në (me) shërbim. Është nën armë (në ushtri). Jemi në valën (në zjarrin) e punës. Ështëpërfundim e sipër. Nuk ishingjithë. Jemijemi... me që ndodhemi... Jam brenda (jashtë). S’është këtu (atje). Kudo qoftë (kudo që të jetë). - Ku je? Nga (ku) janë e nga (ku) s’janë gjithë pa përjashtim.shohim ku jemi e ku s’jemishohim gjendjen, të shqyrtojmë punën etj.
3. Kaloj një gjendje, jetoj një gjendjecaktuar; kam një veti, një tipar, një aftësi a diçka tjetër që më vë në një gjendjecaktuar; kam arritur një gjendjecaktuar (edhe në një varg njësish frazeologjike). Është i ri (i zoti, trim). Është i gjatë (i madh, i shkurtër). Është e domosdoshme (e kuptueshme, e lehtë, e rëndë). Qofsh i lumtur (i gëzuar)! (ur.). Jeni i lirë! (zyrt.). Qenka i marrë! Sa është? ç’moshë ka. I vetmi është (bised.) është shumë i zoti, s’e ka shokun. Ishte i krimbur me para. Ishte gacëpara. - A je burrë? Ishte fishek (fig.). Është lule (fig.). Jam akull (fig.). Qe nën barrë (vjet.). Është gjethe plepi. Është djalli (shejtani) vetë (bised.). Është dora vetë. Është për t’i pirë dollinë. Nuk është prej guri. Është bilbil (shpatë) nga goja. Është qime e gjallë (fig.). Është me gjashtë gishta (fig.). S’është nga ata burra. Është njeri pa njeri. Është i punës (i gojës, i fjalës, i pushkës, i gishtit). Jemimendimit se... Është me shkollë. Ka qenë me grip. Ështëmoshë. Qe në merak (në qejf). Është me dallgë (fig.). S’ështëgjendje (në rregull). Nuk është pa gjë. Ështëhava (fig.). Është me vend. Jamdysh. S’është në të (në vete). - Je ndër mend?! Është jashtë botës. S’ështëkëtë botë (në këtë dynja). Është (ende, akoma, hala) te ura. S’është në orë të mira. - Si je? - Qofsh shëndoshë! (ur.). - Gëzuar qofsh! (ur.). -qofsha falë! (ur.). Është plot (bosh). Jam mirë (keq). Isha ngushtë. Isha krunde (fig.). Është kaluar (fig.). S’është dosido. S’është gjëkundi (asgjëkund). Ështëpelena (dikush). Ishte për tokë. Është për lumë (fig.). Është mbi ujë. Është (njeri) me vulë. Ishte me litargrykë (fig.). Ështëbuzëgreminës (të humnerës) (fig.). Ishteditëhallit (për t’i qarë hallin). Është portë pazari (fig.). Ështështratin e vdekjes. Është si grosha shtatë javë (fig.). Është me një këmbëvarr (fig.). Ishte në teh (në presë) të briskut (të shpatës, të thikës) (fig.).
4. I përkas dikujt, kam lidhje farefisnie ose lidhjetjera me të, kambëj me të. Është yni. Është i biri (e bija, e ëma). Është djali i Arbenit. Janë vëlla e motër (kushërinj, burrë e grua). Janë farefis. Janë bashkëfshatarë (bashkatdhetarë). Janë të një gjaku. Janë shokë (miq) të vjetër.
5. vet. v. III I përket dikujt a diçkaje, është pronë e dikujt a pjesë e diçkaje; lidhet ngushtë me të, i takon. Libri është imi. Kjo është për ty. Është e të gjithëve. S’është e askujt. Kjo derë është e dhomësgjumit. Kjo burmë është e sahatit. Kjo fushë është e Domosdovës. Ato kodra janë të Durrësit. Këto banesa janëlagjes sonë.
6. E kam prejardhjen, vij, rrjedh. Jemi nga një fshat. Është nga një familje patriotësh. Është nga malësia (nga Elbasani, nga rrethi i Lezhës). Ishte nga ata të malit. Ishte nga një shtresë e varfër. - Nga je?
7.duhetbëj diçka, kam për të bërë diçka; kam prirjen për të bërë diçka, kam dëshirë për të, e pranoj a e pëlqej. Jam për rrugë. Jam për t’u nisur. Jam për ta vendosur nesër. S’jam me këtë zgjidhje. S’është për punë. Jamanën e tij e përkrah atë. Jam me ty pajtohem me ty dhepërkrah.
8. vet. sh. Bëhemi (si numër, si sasi). Ishin shumë (pak, mizëri, mizë lisi). Sa ishin? Ishin pesë vetë.
9. vet. v. III Ndodh, ngjan, bëhet; fillon. Nesër janë zgjedhjet. - Kur është mbledhja (ndeshja, shfaqja)?
10. vet. v. III Ka. Janë ca punë që s’i lë dot. Janë ca njerëz që... Janë shumë (mjaft, boll).
11. vet. v. III Duhet, do (me një foljepaskajore). Është për të vënë re. Është për të thënë. Është për të vënëdukje. Janë për t’u lavdëruar. Është për të ardhur keq. Ishte për t’u bërë do të bëhej patjetër.
12. Përdoret me foljepërcjellore dhebashku me të jep gjendjen ose vijimin e një veprimi. Është duke punuar po punon. Isha duke mësuar po mësoja.
13. Përdoret si folje ndihmëse për të ndërtuar kohët e përbërafoljeve pësore dhe vetvetore. Jam rruar. Është ftohur. I janë përveshur punës. Ishte mësuar. Qe mbyllur brenda. Si qenka bërë!
Sin.: rroj, jetoj, gjëllij, ndodhem, gjendem, qëndroj, vij, rrjedh, ndodh, ngjan, bëhet, fillon, ka, duhet, do, bie, paraqitet, ndihem, bëj.
Jam në *ajër. Është në *balancë (diçka) libr. Jam *brenda. Sa për të qenë *brenda. Janë të një *brumi. Janë një *çanaku përb. Jam *çark çark (me dikë). S’është *çudi. Nuk është për t’u çuditur. Është me *damkë (dikush). Është prapa *derës (diçka). Është në *dorë (në duar) (të dikujt). Janë një *dore. S’ështëkëtë dynja (*botë) (dikush) përçm. Është prapa dynjasë (prapa *botës) (dikush). Jam (mbeta) pa një *dysh. Jam *dhëmbë për dhëmbë (me dikë). (Është) sa për *emër (dikush a diçka). Jam në *errësirë (për diçka). Jam *esëll (në diçka) qofsha *falë! ur. Është në *fije (në fill) (dikush). Është *fishek (dikush) bised. Jam (mbeta) *fishek bised. Jam deri në *fyt. Është *i gishtit (dikush). Është (i zoti) *i gojës (dikush). Jam (rri) në (ndër) *grepa. Jam deri në *grykë. Jam në *gjendje. S’është për *gjë (dikush). Nuk është pa *gjë (dikush). S’është *gjëkundi (dikush). Është në *gjumë (dikush). S’është në *hatulla (dikush) keq. Është (qëndron, mbeti) në *hava (dikush a diçka). Jam (u bëra) *helm (e pikë). Është me *heqësit (dikush). Është me *hënë (dikush). Është (rron) në *hijen (e dikujt) keq. Jemijemi meqë ndodhemi këtu tani ose meqë ia filluam diçkaje. Nga janë e nga s’janë gjithë pa përjashtim; ngagjitha anët. Qe si qe e u si *ka shaka. Sa të jetë *jeta. Qofsh me *jetë! ur. Është (hipur) në *kalë (dikush). Është (flet) *kaluar (dikush). Është më (në) *këmbë (dikush). Kjo është ç’është! iron. kjo është më e mira, më e bukura, më e çuditshmja etj. nga gjithë sa kemi parë, sa kemi provuar e sa kemi dëgjuar; është e çuditshme. *Ku janë e ku s’janë. S’është *kurrkund (dikush). S’është në *liq (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Është (ka mbetur) *krunde (dikush). *Larg qoftë! Është (flet) pa *leqe (dikush). *Lipsur qoftë! Është *lule. Është për *lumë (dikush). Jam *majëmajë (me dikë). Është për *mall (diçka). A je ndër *mend? Nuk është në *metër (dikush). Është me *nam (dikush a diçka). Me *nder qofsh! Sikur është në *të nëntin (dikush) shaka. Jam (bie) *ngushtë. Është sa për *numër (dikush). Jemi *një me një (me dikë). (Është) *një me një (diçka). Nuk është në *okë (dikush). Është (rri) nën *ombrellën (e dikujt). Është me *orë (dikush). Nuk është *i paktë (dikush a diçka). Jemi *paq (me dikë). Është me *pehriz (diçka) tall. Është në *pelena përçm. Është (mbeti) *pezull (varur) (dikush a diçka). Është *përtokë (dikush) a diçka). S’është në *rregull (diçka a dikush). Është me rreze (ka *rreze) (dikush a diçka). Është *rriqër (dikush). S’është *për t’u sharë (dikush a diçka). Janë të një *sharre. S’është *i shëndoshë (në diçka). Është në *shpërgënj (dikush) mospërf. Jam me *shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). Nuk është në *taketuke (dikush) bised. S’është në *terezi (dikush). S’është në *të (dikush). *Ti qofsh! (ju qofshi!). Është (ka mbetur) *trokë (dikush). Jam *tym. Nuk është në *të thellat (dikush). Jam *thikëthikë (me dikë). Është me *thonj (dikush) keq. Është e *udhës. Jam (gjendem) në *udhëkryq. Jam mbi *ujë. Jam as në *ujë e as për ujë. Është (ka mbetur) (ende) tek *ura (dikush) iron. Është (rri) jashtë *valles (dikush). Është (mbeti) varur (*pezull) (dikush a diçka). Jam (si) mbi *vezë. Është në *vijë (diçka a dikush). Është me *xhinde (dikush). Është në *zgrip (dikush).

JEREMI

JEREMÍ ndajf. Pa njerëz, në vetmi. Nuk shkohet jeta jeremi.

JETOJ

JET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Jam gjallë, jamjetë, rroj, gjëllij; bëj një jetëgjallë. Jeton me nder. Jetoi gjatë (shumë, pak, sa u plak). Dua të jetoj. Di të jetojë (si duhet). Ky dru jeton dyqind vjet. Për një nder jeton njeriu. (fj. u.). Sa të jetosh, do të mësosh. (fj. u.).
2. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahemjetë, ushqehem. Jeton me punën e vet (me duart e veta). Jeton me djersën e ballit. Jetontekurriz të të tjerëve. Jetonin me barishte (me bukë thatë). Ka jetuar me koret (me thembrat) e botës. Jetonte me sot me nesër bënte një jetëpasigurt, nuk dinte sot ç’do të hante nesër, i shtynte ditët me të keq.
3. Rroj bashkë me dikë, lidhem a hyjmarrëdhëniecaktuara me të gjatë jetës. Jeton me gruan e me fëmijët. Jeton me prindërit e me vëllezërit. Jetojnë bashkë. - Me kë do të jetosh? Jetojmë mirë me fqinjët. Jetoi në një fshatlargët.
4. Banoj diku, rri; rroj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; në sh. popullojnë një vend. Jetojfshat (në qytet). S’jeton këtu. Këto kafshë jetojnëpyll (në male, në det, në vendenxehta, në pol).
5. Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrëcaktuar; kam një mënyrë jetesëcaktuar. Jetojmë si fshatarë. Jeton vetëm (në vetmi). Jetonin mirë (keq). Jetojmë me të gjithamirat. S’dintejetonte. Jetojnë nën nivelin e varfërisë.
6. vet. v. III Ka jetëgjatë; vazhdonpunojë e të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. S’jetoi gjatë makina.
7. edhe kal. Marr pjesë në një ngjarje, në një gëzim a hidhërim etj. ose jam me shpirt, me mendje, me ndjenja me diçka; njoh a shoh diçkajetë, kaloj a provoj diçka nga jeta; e ndiej thellëshpirt diçka; përjetoj. Jetuan çaste (ngjarje) dramatike (të bukura, të hidhura). Jeton me shpirt (me mendje). Jeton me çështjet e ditës. Jetonte me të kaluarën. Jetonte larg problemevekohës. Jetuam vitet e luftës.
8. fig., kryes. v. III Ështëkujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk e harrojnë; është e gjallë diçka, ruhet e çmohet, ka lënë gjurmë. Jeton në kujtesën (në mendjen, në zemrat) e njerëzve.
Sin.: rroj, rrnoj, gjëllij.
Jetoj (rroj) në një *lëkurë (me dikë).

JETËSHKRETË

JETËSHKRÉTË mb. 1. kalon një jetëshkretë, të vetmuar e me hidhërime.
2. si mallk. Që e pastë jetënshkretë, që e kaloftë jetënvetmi e në mjerim!
Sin.: fatkeq, fatzi, i pafat.

KALOHET

KAL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. njëvet. Lejohet kalimi, është i mundshëm kalimi (në një rrugë); shkohet. Është e pamundurkalohet. Nuk kalohet këtu (këtej).
2. fig. Është i mundshëm kalimi a përfundimi i një dukurie, i jetës (në një mënyrëcaktuar) etj. S’kalohet jetavetmi.
3. pës. e KALÓJ.

LËBYR

LËBÝR vep., ~A, ~UR kal. 1. vet. v. III Bën që t’i zënë cipë sytë, ia vesh sytë dikujt. Sëmundja ia lëbyri sytë.
2. fig. vret sytë, të verbon. Drita (bukuria) ia lëbyri sytë. Shkëlqimi t’i lëbyr sytë.
3. fig. Ngrys ditën a jetën në një gjendjezymtë, të brengosur a të mërzitshme. Kështu e lëbyri gjithë jetën. I lëbyri gjithë ditëtvetmi.

MBETUR
MBYTSHËM

MBÝTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. mund ta shtypësh me forcë, që mund ta shuash (për një ide, mendim etj.); që mund ta bëshheshtë (dikë), që mund ta mbytësh. Zëri i një gruaje nuk është lehtë i mbytshëm.
2.mezi dëgjohet, i mekur, i dobët, i mbytur. Atij i shpëtoi një gajasje e mbytshme.
3. Që të pushton, të lodh e të mundon; që të mbyt. I kapi një plogështi e mbytshme. E pushtoi një vetmi e mbytshme.
Sin.: i mekur, i dobët, i mbytur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.