Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e metaltë e briskut, e thikës, e shpatës etj. pa dorezën; ana e mprehtë e thikës, e sëpatës a e një mjeti tjetër prerës, pjesa që pret, teh. Presë e mprehtë. Presa e thikës (e kosës). Thikë me dy presa. Njeriu gdhendet me fjalë, druri me presë. (fj. u.).
2. fig. Goditje kryesore, ana më e mprehtë dhe më e rëndësishme e diçkaje; teh.
3. fig. Pabesi; tradhti; thikë pas shpine.
4. Vendi ku ndahet uji i kanalit a i vijës për të ujitur arën. Ndanë presën.
5. Secila nga vijat e vogla që e çojnë ujin nëpër hullitë e një are; hulli e hapur tërthorazi me plug në një arë për t’u prerë rrugën ujërave. Ujit me presa.
6. Ledh me gurë a sfrat në një lumë për t’u prerë rrugën peshqve.
7. Hunda e anijes.
✱Sin.: prerëse, teh, thikare, pritë, presje, prijë, çakë, veterrik, sfrat, shtjekë.
♦ Është në presë (në *teh) të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush). *Thikë me dy presa.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë