Fjalori

Rezultate në përkufizime për “veterinar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHËRBIM

SHËRBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përmbushje e një detyrevendin e punës (në ushtri, mjekësi etj.). Shërbimimarinë (në kufi, në aviacion). Personeli i shërbimit. Mjeku i shërbimit.
2. Veprimtaria a punabëjmëshërbim të të tjerëve. Shërbimi ndaj pacientëve. Shërbimi i klientit. Shërbimi ndaj tatimpaguesve.
3. Mënyrë se si bëhet një detyrë e caktuar. Shërbim i ngadalshëm (i shpejtë, i mirë, i kulturuar). Etika e shërbimit. Shërbim i kualifikuar. Shërbim me pagesë (pa pagesë).
4. Një ndërmarrjebëjmë për dikë duke i shërbyer. E kryen mirë shërbimin. Shërbimdhomë.
5.ngarkuarit me punë për një kohëcaktuar; punabëjmë kur shkojmë diku për të kryer një detyrë shtetërore, koha sa zgjat kjo punë. Pasaportë (vizë) shërbimi. Shërbim diplomatik. Shkoj me shërbim (në një ambasadë). Shërbim konsullor.
6. kryes. sh. Punimendryshme bujqësore që u bëhen bimëve; përkujdesjet për kafshët shtëpiake, punabëjmë për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Shërbimet bujqësore (agroteknike). Shërbimet për perimet (fidanët, të lashtat). U bëj bimëve (bagëtive) të gjitha shërbimet. Kush nuk i bën shërbim kalit, bën udhën me këmbë. (fj. u.).
7.qenëtmarrëdhënie pune gjatë një kohecaktuar. Kam tridhjetë vjetshërbim. Shërbim i gjatë.
8. Punabëhet nga një sistem i organizuar njësishposaçme tekniko-administrative për të përmbushur nevojapopullsisë. Zona e shërbimeve. Zyra e shërbimit. Rrjeti i shërbimit. Pikë shërbimi. Qendrat e shërbimeve. Drejtoria e shërbimeve. Shërbime digjitale.
9. Veprimtariazhvillohet nga institucione shtetërorecaktuaradisa fushaekonomisë, të transportit, të shëndetësisë, të kulturës etj.; njësia, institucioni etj. që kryen këtë veprimtari. Shërbimi postar (detar, hekurudhor, ajror). Shërbim shëndetësor (veterinar, zooteknik). Shërbim farmaceutik. Shërbimi i ndihmësshpejtë. Shërbimi meteorologjik. Shërbimi i ndihmësshpejtë. Shërbime ligjore. Shërbime sociale. Shërbime arsimore. Shërbime transporti. Shërbimet e pagave. Shërbimi i mbrojtjesbimëve. Agjencia e Shërbimeve Sportive. Qendra e Shërbimeve Arsimore.
10. usht. qenëtradhët e ushtrisë për të kryer detyrën; detyra që i ngarkohet një ushtaraku nga komanda e tij. ShërbimForcat e Armatosura. Shërbim i detyrueshëm ushtarak. Shërbimi ushtarak aktiv. Shërbimi alternativ. Shërbimirezervë. Shërbim i detyrueshëm. Shërbim nate. Shërbim jashtë radhe. Kryej (marr, lë) shërbimin. Jamshërbim.
11. Punabëjmë në të mirëdikujt a të diçkaje. Shërbimeshquara. I bëj shërbimmadh atdheut. Për shërbimelarta.
12. sport. Veprimi i futjes së topitlojë sipas disa rregullavecaktuara për të rinisur lojën (në volejboll, në pingpong e në tenis). Shërbim i gabuar. Vendi i shërbimit. Kreu (humbi) shërbimin.
13. fet. Shërbesë. Shërbim fetar punëtkryen famullitari a ndonjë person tjetërdetyrë për besimtarët e famullisë së vet a të bashkësisë së vet fetare.
14. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme ndihmesash që ofrohenmënyrë shtetërore ose privatemënyrëorganizuar institucionale. Shërbimi bankar (ek). Shërbimi bankar elektronik (ek.) shërbim që i lejon klientëtpërdorin lehtësisht shërbimet bankare përmes internetit. Shërbimi bankar nga shtëpia (ek.) transaksionet bankaremundkryhen nga shtëpia dhe jo në degë. Shërbimi Informativ Shtetëror (shkurt SHISH) organ shtetëror për mbledhjen e informatave të fshehta. Shërbim administrativ (drejt.) punë administrativespecializuara, të cilat, në rasteshpeshta, janëorganizuaraorganemëvetësishme. Shërbim i huazimit shërbimi që u mundëson klientëve të një biblioteke të huazojnë materialetmban një biblioteke. Shërbime për fëmijë kujdesje profesionale dhe të individualizuara për fëmijët e të gjitha moshave dhe aftësive. Shërbim bibliografik procesi i përpilimit të një liste përshkruesematerialevebotuara (libra, artikuj periodikë etj.), si dhematerialeve të pabotuara.
Sin.: kujdesje, përkujdesje, hyzmet, mirësi, e mirë, nder, detyrë, mision.

VETERINAR

VETERINÁR,~E mb. Që i përket veterinarisë, që ka të bëjë me veterinarinë, i veterinarisë; që merret me veterinari. Mjek veterinar. Shërbimi veterinar. Laborator veterinar. Kontroll veterinar. Mjekësia veterinare.

VULOS

VULÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vërtetoj një dokument, një shkresë etj. duke i vënë vulën; i vë vulën; mbyll diçka me dyllë, me plumb etj., dhevulën mbi të; kund. zhvulos. Vulosi shkresën (dokumentin). Vulosi derën (kasafortën). Ia vulosën çiften. E vulosi pakon (arkën) me dyllë (me plumb).
2. I vë një shenjë a një damkë, shënoj a damkos diçka. Vulosën pishat. Vulosën parcelën e pishave.
3. Mbyll diçka me tapë, me shtupë etj.; e zë mirë, që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë etj.; zë. Vulos shishen (bucelën). Vulos veshët i zë veshët me pambuk.
4. fig. bised. I jap fund diçkaje, e përfundoj, i vë vulën, i vë kapak një pune; vendos përfundimisht për diçka. E vulosi punën.
5. fig. Njollos, damkos. E vulosi me turp. E vulosi me damkën e turpit.
6. Shënojmënyrëdukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumim ose moskonsumim të tyre. Vulosi mishin. Vulosi mbi ambalazhin e produkteve shtazore. Vulosi produktet shtazore.
Sin.: zë, shënoj, njolloj, damkoj, damkos, dyllos, mbaroj, përfundoj, vendos, mbyll, shtupos, tapos, kalpëtoj.
Vetë shkruan e vetë vulos (dikush).

VULË

VÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i vogël zyre, ku është gdhendur emri a ndonjë shenjë tjetër e një institucioni, kompanie biznesi, sipërmarrje, partie, shoqate etj., e cila zakonisht ngjyhet me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar vërtetësinë e tyre e për t’u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e tillëpërdoret për të lënë shenjëdyllëkuq, në plumb etj.; shenja që lë ky mjetletër, në dyllë etj. Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome). Vula e ndërmarrjes, sipërmarrje (e ministrisë, e shkollës). I vuri vulën. I mungon vula. Nuk pranohet pa vulë. Vulë e thatë vulë që nuk ngjyhetbojë, por lë shenjë me anëtrysnisë. Vulë aspostile vulë e standardizuarpërmasa dhe përmbajtje, me këtë vulë vërtetohet autenticiteti i nënshkrimit, vërtetësia e të dhënave, si dhe legalizimi i dokumentitlëshuar nga gjendja civile dhe regjistrimi civil.
2. Pullë a njollë e vogël me një ngjyrëveçantëkanë zakonisht bagëtitë. Dhi (lopë) me vulëbardhëballë.
3. Shenjëbën njeriu te disa sende për tʼi dalluar. U vuri drurëve nga një vulë.
4. Shenjëmbetettrup nga një plagë, nga një goditje etj., mbresë, vurratë. I mbetën ca vulatrup. Dhi (lopë) me vulëbardhëballë.
4. fig. Gjurmë a shenjë e shënuarmënyrëdukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumimin ose moskonsumimin e tyre. Veterineri ia vuri vulën mishit. Produktet e qumështit ishin me vulën e veterinerit.
5. fig. Gjurmë a shenjëtregon tiparet thelbësorediçkaje a të dikujt; damkë, njollë. Ka vulën e kohës. Ruan vulën e epokës historike. I vumë vulën e tradhtisë. Ka vulën e marres. Ia kanë vu vulën. I mbeti vulë.
Sin.: myhyr, blatë, damkë, njollë, damkues, shtypël, shtypje, mbresë, gjurmë, shenjë, njollë, vurratë.
E humbi vulën (dikush) u hutua fare, s’di ku është a ç’duhetbëjë, u shastis; e humbi toruan; e humbi busullën. I humbi vula (dikujt) shpërf. 1. U zhduk pa lënë gjurmë, u shua, u fik, s’i gjendet as nami e as nishani; ra nga pozita e nuk duket më. 2. shih iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt). Nuk i shkon vula (dikujt) nuk e dëgjojnëtjerët, nuk i shkon fjala, s’ka më fuqi e respekt. I vuri vulën (diçkaje) e plotësoi me diçkafundit që i mungonte; e përfundoi diçka, i dha fund; e miratoi përfundimisht; i vuri kapak (kapakun).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.