Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETERÁN,~E mb. 1. Që është luftëtar i vjetër e me përvojë; atdhetari i vjetër; pjesëmarrës në shumë luftime e beteja. Luftëtar veteran. Luftëtare veterane.
2. Që ka punuar për shumë kohë në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Arsimtare veterane. Mjek veteran. Lojtar veteran.
✱Sin.: luftëtar, veprimtar.
VETERÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Luftëtare e vjetër e me përvojë; atdhetare e vjetër; pjesëmarrëse në shumë luftime e beteja. Veterane e ushtrisë çlirimtare. Pension i veteranes të luftës.
2. Ajo që ka punuar për shumë kohë në një fushë të veprimtarisë shoqërore; punonjëse e vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Veterane e skenës. Veterane e arsimit.
✱Sin.: luftëtare, veprimtare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë