Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETADMINISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Drejtoj dhe organizoj vetë qeverinë a veprimtarinë e një shteti, vetëqeveris, vetëdrejtoj. Vetadministron qeverinë (shtetin). E drejta për të vetadministruar.
2. Administroj vetë një sipërmarrje, e drejtoj veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.
✱Sin.: vetëqeveris, vetëdrejtoj.
VETADMINISTRÚAR (i, e) mb. Që është i vetëqeverisur, i vetadministruar, i vetëdrejtuar, i drejtuar dhe i organizuar në mënyrë të pavarur nga shteti. Ndërmarrje (sipërmarrje) e vetadministruar.
✱Sin.: i vetëqeverisur, i vetëdrejtuar.
VETËSUNDÚAR (i, e) mb., libr. I vetëqeverisur, i vetëdrejtuar, i vetadministruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë