Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KULLANDRÍSJ/E,~A f., bised. 1. Mirëmbajtje, rregullim; vetadministrim i mirë; të kullandrisurit. 2. Të qenët i kullandrisur; kullandër.
✱Sin.: mirëmbajtje, rregullim, vetadministrim, të kullandrisurit, kullandër.
VET- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, pjesa e dytë e të cilave fillon me zanore, si: vetarsimim, vetedukim, vetadministrim, vetadministroj, vetakuzë etj.
VETËDREJTÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur vetëdrejtoj a vetëdrejtohem. Vetëdrejtimi i qeverisë (shtetit). Vetëdrejtimi i biznesit (kompanisë, sipërmarrjes).
2. Gjendja kur vetëdrejtoj a vetëdrejtohem.
3. Veprimi kur vetëdrejtohet predha në mënyrë automatike për në objektivin e caktuar. Vetëdrejtimi i predhës (usht.). Mekanizmi i vetëdrejtimit (usht.).
4. E drejta e dikujt për të vetëdrejtuar; mënyra se si vetëdrejton dikush. Vetëdrejtim i suksesshëm. Vetëdrejtimi i kompanisë (biznesit)
✱Sin.: vetëqeverisje, vetadministrim.
VETËQEVERÍSJ/E,~A f., libr. 1. Veprimi kur vetëqeveris a kur vetëqeverisem. Vetëqeverisja e vendit. Vetëqeverisje politike (ekonomike). Organet e vetëqeverisjes. Vetëqeverisje vendore. Vetëqeverisje lokale. Ligji për vetëqeverisjen vendore. Misioni dhe parimet e vetëqeverisjes vendore.
2. Gjendja kur vetëqeveris a kur vetëqeverisem; gjendja e një shteti që vetëqeveriset. E drejta për vetëqeverisje. Shpallën vetëqeverisjen.
3. E drejtë për të qeverisur vetë, të qeverisurit me ligjet e veta; formë e organizimit të administratës, në sistemin administrativ territorial të një vendi (vendbanime, bashki, qytete prefektura etj.) autonomi. Kërkojnë vetëqeverisjen.
✱Sin.: vetëqeverim, vetëdrejtim, vetadministrim, autonomi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë