Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOSUGJESTIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Proces mendor i ndikimit mbi veten për të ndryshuar mendimet, bindjet, qëndrimet, besimet etj. në mënyrë të pavetëdijshme ose gjysmë të vetëdijshme; një lloj vetëhipnoze. Përdor autosugjestionin. Parimet e autosugjestionit. Autosugjestion pozitiv (negativ). Llojet e sugjestionit. Autosugjestioni ndihmon shërimin e pacientëve. Me autosugjestion ai arriti të përballonte frikën nga lartësitë.
✱Sin.: vetëbindje, vetëndikim, vetëpërmirësim, vetëzhvillim, vetësugjestionim, vetëhipnozë.
AUTOSUGJESTIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Mjet i fuqishëm psikologjik për të ndikuar në vetëdije dhe në pavetëdije, me qëllim përmirësimin dhe ndryshimin e mendimeve, të bindjeve, të qëndrimeve etj.; kontrollim i qëllimshëm i mendimeve; vetësugjestionim. Trajtim me autosugjestionim. Përforcoj autosugjestionimin. Procesi i autosugjestionimit. Autosugjestionimi kundër ankthit e stresit. Autosugjestionim në nënvetëdijen e dikujt.
✱Sin.: vetëbindje, vetëndikim, vetëpërmirësim, vetëzhvillim, vetësugjestion, vetëhipnozë.
VÉTË- fjalëform. 1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetë”; “i vet, i vetvetes”; “veten”; “për veten ose kundër vetvetes etj.” (p.sh.: vetëdashës “që do vetë”; “që do vetveten”; po ashtu: vetëdemaskohem, vetëdorëzohem, vetëfajësohem, vetëfinancohem, vetëflijohem, vetëgënjehem, vetëhelmohem, vetëkënaqem, vetëkritikë, vetëkontroll, vetëlavdërohem, vetëmashtrohem, vetëmbrohem, vetëmburrem, vetëpëlqim, vetëpunësohem, vetëqetësohem, vetëruajtje, vetësugjestionohem, vetëshpall, vetëtherori, vetëvlerësim, vetëvrasës, vetëvritem, vetizolohem etj.).
2. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që tregon se veprimi kryhet vetiu ose pa ndihmë nga jashtë, me kuptimin “vetë” (p.sh.: vetëdigjet “që digjet vetë”; po ashtu: vetëngurtësohet, vetajroset, vetëkomandohet, vetëkuptohet, vetëkurdiset, vetëlind, vetëlëvizës, vetëmbushës, vetëndizet, vetëngarkohet, vetëpërhapet, vetëpjalmim, vetëpllenim, vetëregjistrues, vetërregullues, vetërrjedhje, vetëshkarkohet, vetëshkrehës, vetëshlyerje, vetëshuhet, vetëshumëzohet, vetëzhvillim, vetushqyes etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë