Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATENTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kryen ose që përpiqet të kryejë një atentat, ai që kryen një sulm të planifikuar, zakonisht me qëllim vrasjen e një figure të rëndësishme për arsye politike, ideologjike ose të tjera. Atentator politik. Atentator i dyshimtë. Atentator i pamëshirshëm. Atentator vetëvrasës. U kap atentatori.
✱Sin.: sulmues, vrasës, agresor, komplotist.
KAMIKÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Pilot japonez që flijonte veten në një luftë a betejë.
2. Ai që armatoset me eksploziv të cilin e vetëshpërthen duke vrarë veten dhe një shumicë njerëzish përreth; terrorist vetëflijues. Vetëvrasja (masakra) e kamikazit.
3. si mb. Vetëvrasës, vetëflijues. Ushtar (djalë) kamikaz.
✱Sin.: terrorist, vetëflijues, vetëvrasës.
KAMIKÁZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që armatoset me eksploziv të cilin e vetëshpërthen duke vrarë veten dhe një shumicë njerëzish përreth; terroriste vetëflijuese. Vetëflijimi i kamikazes.
2. si mb. Vetëvrasës, vetëflijuese. Grua (vajzë) kamikaze.
✱Sin.: terroriste, vetëflijuese, vetëvrasëse.
VÉTË- fjalëform. 1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetë”; “i vet, i vetvetes”; “veten”; “për veten ose kundër vetvetes etj.” (p.sh.: vetëdashës “që do vetë”; “që do vetveten”; po ashtu: vetëdemaskohem, vetëdorëzohem, vetëfajësohem, vetëfinancohem, vetëflijohem, vetëgënjehem, vetëhelmohem, vetëkënaqem, vetëkritikë, vetëkontroll, vetëlavdërohem, vetëmashtrohem, vetëmbrohem, vetëmburrem, vetëpëlqim, vetëpunësohem, vetëqetësohem, vetëruajtje, vetësugjestionohem, vetëshpall, vetëtherori, vetëvlerësim, vetëvrasës, vetëvritem, vetizolohem etj.).
2. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që tregon se veprimi kryhet vetiu ose pa ndihmë nga jashtë, me kuptimin “vetë” (p.sh.: vetëdigjet “që digjet vetë”; po ashtu: vetëngurtësohet, vetajroset, vetëkomandohet, vetëkuptohet, vetëkurdiset, vetëlind, vetëlëvizës, vetëmbushës, vetëndizet, vetëngarkohet, vetëpërhapet, vetëpjalmim, vetëpllenim, vetëregjistrues, vetërregullues, vetërrjedhje, vetëshkarkohet, vetëshkrehës, vetëshlyerje, vetëshuhet, vetëshumëzohet, vetëzhvillim, vetushqyes etj.).
VETËVRÁSËS,~E mb. 1. Që vret veten (zakonisht për të dëmtuar armikun a për qëllime terroriste). Pilot vetëvrasës.
2. Që kryhet a që organizohet nga dikush, i bindur se do të vritet edhe vetë (për një sulm etj.). Shpërthim vetëvrasës.
3. Shumë i rrezikshëm, shumë i dëmshëm për jetën e vetë atij që e bën e zbaton; me pasoja shumë të rrezikshme a shumë të rënda për jetën ose për interesat e vetë atij që e bën a e zbaton; shkatërrimtar, rrënimtar; vdekjeprurës. Veprim (hap) vetëvrasës. Politikë vetëvrasëse. Aventurë vetëvrasëse.
✱Sin.: shkatërrimtar, rrënimtar, vdekjeprurës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë