Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETËVENDÓS vep., ~A, ~UR jokal. 1. Vendos vetë për punët a çështjet e mia.
2. drejt. E përcaktoj vetë e në mënyrë të pavarur formën e organizimit shtetëror, nuk lejoj ndërhyrjen e të tjerëve në punët e vendit e të shtetit (për një popull a për një vend). Vetëvendos populli për fatet e tij. Është populli ai që vetëvendos për fatet e tij.
VETËVENDÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur vetëvendos për punët a çështjet e mia.
2. drejt. Shfaqje e vullnetit të popullit për ta përcaktuar vetë e në mënyrë të pavarur formën e organizimit shtetëror; e drejta e një vendi për të vendosur vetë për çështjet e tij politike, që të përcaktojë vetë lirisht statusin politik dhe ligjor, si dhe të përcaktojë vetë formën e organizimit shtetëror. Vetëvendosja e kombeve. Parimi i vetëvendosjes. E drejta për vetëvendosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë