Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALLTÍAS ndajf. 1. Shpejt, si plumbi i alltisë, sa çel e mbyll sytë, menjëherë. Iu përgjigj alltias aty për aty, flakë për flakë. I lumtë, iu përgjigj edhe ai alltias.
2. Njëra pas tjetrës; flaktas. Ia dha dy shuplakë alltias. Ranë dy pushkë alltiazi. Foli alltiazi.
✱Sin.: rrufeshëm, vetëtimthi, rrëmbimthi, flaktas, shpejt, shpejtazi, menjëherë, menjëherazi.
FJABÚESHËM ndajf. Menjëherë. U nis fjabueshëm për në urgjencë.
✱Sin.: menjëherë, vetëtimthi, rrufeshëm, rrëmbimthi, rrëmbyeshëm..
FLÁKTAS ndajf. Vetëtimthi; flakërimthi; me shpejtësi të madhe. Iu përgjigj flaktas.
FLAKËRÍM ndajf. Shumë shpejt; menjëherë, vetëtimthi; flakërimë. Erdhi flakërim.
✱Sin.: flakërimë, flakërimthi, menjëherë, vetëtimthi.
FLAKËRÍMTHI ndajf. Flakërimë; sa çel e mbyll sytë; për një hop a çast. U kthye flakërimthi.
✱Sin.: flakërimë, flakërim, menjëherë, vetëtimthi.
FLAKËRÍMË ndajf. Shumë shpejt, menjëherë, vetëtimthi. Iku flakërimë. U ngrit flakërimë.
✱Sin.: flakërim, flakërimthi, menjëherë, vetëtimthi.
FLAKËRÚESHËM ndajf. Shumë shpejt, vetëtimthi. I shkoi në mend flakërueshëm.
GJITHNJËHÉRË ndajf. Menjëherë; papritur. Flisnin të tre gjithnjëherë.
✱Sin.: menjëherë, përnjëherë, përnjëherësh, papritur, papritmas, papritmazi, papandehur, papandehurazi, pakujtuar, pakujtimas, befas, befasisht, vetëtimthi, fill.
MÁÇAS ndajf. Në çastin që flasim, në këtë moment, menjëherë, përnjëherësh. Nuk bëhet maças kjo punë. Ti i do gjërat maças.
✱Sin.: menjëherë, përnjëherë, përnjëherësh, shpejt, sakaq, vrik, vring, vringthi, vetëtimthi, fluturimthi, njëmenjë.
NXITÍMTHI ndajf. Me nxitim, me ngut. Kaloi nxitimthi. E bëri nxitimthi punën e ngarkuar. Foli nxitimthi.
✱Sin.: ngutas, fluturim, fluturimthi, rrëmbimthi, ngutthi, ling, lingthi, rrëmbyer, revan, shpejt, shpejtas, shigjetë, vetëtimthi, vrap, vring, trokthi, vringthi, fugimthi, vrundull, rrufe, vetëtimë, rrëmbyeshëm, zdrënk, zdrënkthi, plumb, turravrap, flakërimë, flakërimthi, marrafrymas, vrik.
PLUSK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. zakon. v. III. Qëndron sipër ose tundet mbi ujë, në ajër etj. dhe nuk bie poshtë, rri gjithnjë në sipërfaqe të ujit e nuk zhytet (zakonisht për diçka të lehtë). Tapat (gjethet, degët) pluskonin mbi ujë. Dërrasat pluskonin nëpër liqen. Puplat pluskonin në ajër.
2. Notoj a lundroj shumë ngadalë mbi ujë; lëviz shumë ngadalë në ajër. Po pluskonin me pedalon. Pluskonin retë në qiell.
3. fig. Më kujtohet turbull dikush a diçka, më shfaqet e më zhduket.
4. fig., vet. v. III Duket e zhduket shpejt, shfaqet vetëtimthi. Më pluskonte para syve (në mendje).
5. fig. Kam diçka me bollëk, notoj. Pluskon në mes të të mirave.
✱Sin.: flluskon, notoj.
RRUFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Shkarkim elektrik i fuqishëm që ndodh në ajër në kohë shtrëngate midis dy reve ose një reje e Tokës dhe që shoqërohet me një shkreptimë të fortë drite e me gjëmime. U tremb nga krisma e rrufesë. I shpëtoi goditjes së rrufesë. E thith rrufenë. Si rrufe me shpejtësi të madhe, vetëtimthi. fig. U përhap me shpejtësi rrufeje. Të rëntë (të vraftë) rrufeja! mallk.
2. fig., vet. sh. Kërcënim i rëndë; mallkim i rëndë. I hodhi rrufe. E gjuajti me rrufe.
✱Sin.: re, vetëtimë.
♦ Bëj *be e rrufe. Më ra (më gjuajti) rrufeja u trondita shumë kur mora vesh diçka të keqe që nuk e prisja; më ra pika; më shkrepi vetëtima. S’bie rrufeja në *hale thjeshtligj. përb. vulg. Rrufe (bubullimë, vetëtimë) në qiell të kaltër (të kthjellët) diçka që vjen krejt papritur, që bie fare befas, kur nuk mendohej se do të ndodhte; ndodhi e çuditshme. Tërheq (thith) rrufe (dikush) vepron a sillet në një mënyrë të tillë, që i bën të tjerët ta sulmojnë e ta godasin; lë shkak vetë për qortime a për tallje; armiqësohet vetë me të tjerët.
VETÍMAS ndajf. Vetëtimthi.
VETÍMSH/ËM ndajf. Vetëtimthi.
VETËTÍMAS ndajf. Vetëtimthi.
VETËTÍMTHI ndajf. Shumë shpejt, si rrufeja; menjëherë, në çast, aty për aty, sa hap e mbyll sytë. U përhap vetëtimthi. Kaloi vetëtimthi. U ngrit (u largua) vetëtimthi. U sul (u turr) vetëtimthi. E kuptoi vetëtimthi. Iu përgjigj vetëtimthi.
✱Sin.: flakërimthi, vetëtimë, rrufeshëm, rrufe, menjëherë, rrëmbimthi, aty për aty, sa hap e myll sytë.
VETËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet nga shkarkimet elektrike në atmosferë; shkreptimë. Në dritën e vetëtimës. Me shpejtësi vetëtime. Shkrepi vetëtima. Si vetëtima vetëtimthi. Shkoi si vetëtima shkoi shumë shpejt. Si vetetimë iu shfaq një mendim.
2. Rrufe. E vraftë vetëtima! (mallk.).
✱Sin.: shkreptimë, flakërimë, agzot, rrufe.
♦ Të gjuajttë vetëtima! mallk. të vraftë rrufeja! Më shkrepi vetëtima më erdhi rreziku a e keqja papritur; u preka a u trondita nga një e papritur; më ra (më gjuajti) rrufeja; më ra pika. Vetëtimë behari me shpejtësi të madhe, shumë shpejt, si rrufe, veri, erë; sa nuk duket kur ikën (dikush); plumb pushke. Vetëtimë (*rrufe, bubullimë) në qiell të kaltër (të kthjellët).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë