Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vetëshkarkuese”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LOPATË

LOPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël krahu, me një pjesëmetaltë, të gjerë e paklakuar dhe me bishtdrunjtë, që përdoret për të hequr dhe, për punë bujqësore e për punëtjera; vegël e tillë, që edhe pjesën e gjerëkreut e ka prej druri e që përdoret për të marrë a për të hedhur diçka me të; sasia e lëndësmerret njëherësh me këtë vegël. Lopatë hekuri. Lopata e ushtarit. Lopata e mullirit. Lopata e furrtarit. Bishti i lopatës. Një lopatë dhe (rërë, gëlqere). Dy lopata miell. Heq dheun me lopatë. E mbush karron me lopatë. I shtie tavatfurrë me lopatë. Mbush thesin me lopatë. Hedh grurin në erë me lopatë. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata.(fj. u.).
2. Mjet prej druri, me njërën anëgjerë dhe me bishtgjatë, që përdoret për të ngarë lundrën; rrem. Lopatat e lundrës. Barkë me lopata. U jep shpejt lopatave.
3. spec. Pjesë e një makine, e një pajisjeje etj., që shërben për të lëvizur, për të shtyrë, për të mbushur ose për të zbrazur diçka. Lopatë vetëngarkuese (vetëshkarkuese) (min.). Lopatë drejtuese. Lopatë pastruese (përzierëse). Lopatat e turbinave.
4. Mjet prej gome, në trajtën e një llapegjerë, që vihetkëmbë për të notuarlehtë. Lopatë noti.
5. Pjesë e trupitdisa kafshëveujit, që është si llapë e gjerë dhe shërben për të notuar etj. Lopatat e balenës. Lopata nuhatëse e peshqve.
6. zool. Lopatëz1.
7. bised. Shualli i këmbës, shputë. Lopatat e këmbës.
Sin.: vegël, qyrek, qehën, laskar, lungatë, pallangë, shputë, rrem, lopatëz, shputë.
Sa t’i gërryesh (t’i ngresh) me lopatë shumë, pa masë; nuk mundnumërohen; sa rëra e detit; sa të hanë qentë. E ka gjuhën lopatë (dikush) tall. flet shumë e thotë gjëra të qena e të paqena, llap; e ka gjuhëngjatë. U ka marrë lopata *thellë. Nuk i merr ujë lopata (dikujt). 1. Nuk i ecën fjala, nuk e dëgjojnë, nuk i shkon mirë një ndërhyrje etj. 2. Nuk i shkon diçka, nuk ia arrin një qëllimi që ka vënë; nuk i ecënjetë, nuk i shkon puna mirë; nuk i merr ujë luga. I nxjerr (i mbledh) me lopatë (dikush) fiton shumë, nxjerrardhuramëdha, s’i numërohen paratë; kund. (është) kripëdiell (dikush). I ka zënë lopata ujë (dikujt) çdo gjë i vete mbarë, është mirë, nuk ka vështirësi a halle, nuk ka arsye ta prishë gjakun; e ka hellin në prush (dikush); e ka (i ka punët) në vijë (dikush); i ka qiqratmbara (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.