Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAMIÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Automjet i rëndë me karroceri të madhe për të mbartur mallra a sende të ndryshme. Kamion vetëshkarkues. Kamion me karroceri të mbuluar. Kamion me shumë rrota. Shofer kamioni. Hipi në kamion.
2. Sasi e madhe sendesh a mallrash, aq sa nxë një automjet i tillë. Solli një kamion në shtëpi.
VETËNGARKÚES,~E mb., tek. Që ngarkon barrën vetë në mënyrë automatike; kund. vetëshkarkues. Vinç vetëngarkues. Makinë korrëse vetëngarkuese. Lopatë vetëngarkuese (min.)
VETËSHKARKÚES,~E mb., tek. Që shkarkohet vetë, në mënyrë automatike; kund. vetëngarkues. Makinë vetëshkarkuese. Kamion (vagon) vetëshkarkues. Lopatë vetëshkarkuese. Mekanizëm vetëshkarkues. Pajisje (makineri) vetëshkarkuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë