Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIGJÉN,~I m. sh. ~E, ~ET mjek., biol. Makromolekulë që nxit formimin e antitrupave dhe reagimin vetëmbrojtës në organizëm; lëndë e huaj në organizëm (zakonisht një proteinë ose një polisakarid), që nxit sistemin e tij vetëmbrojtës për të prodhuar antitrupa ndaj saj; kund. gjen. Veçoritë fiziko-kimike të antigjenit. Sasia e antigjenit. Burimi i antigjenit. Grupi i gjakut ka antigjene specifike.
AUTOIMUNITÁR,~E mb. Që lidhet me një dukuri ose me një proces autoimun, që është karakteristik për një reagim të sistemit imunitar kundër qelizave dhe indeve të trupit; vetëmbrojtës. U diagnostikua me sëmundje autoimunitare. Aktivizimi i proceseve autoimunitare. Reagimi autoimunitar. Frenim i përgjigjes autoimunitare. Artriti reumatoid si sëmundje autoimunitare që prek nyjat.
VETËMBRÓJTËS,~E mb. Që ka për qëllim të mbrojë veten me ato mundësi e mjete që ka; që bëhet për të mbrojtur veten a vendin e vet nga një armik. Masë vetëmbrojtëse. Luftë vetëmbrojtëse. Mjete vetëmbrojtëse. Veprim vetëmbrojtës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë