Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAPARDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. 1. Rri ulur duke shtrirë krahët e këmbët dhe duke u ngrefosur si gjel; krekosem. Kapardisej këmbë mbi këmbë.
2. Eci duke u krekosur; krekosem. Kapardisej në bulevard.
3. edhe fig. Mbahem më të madh; vetëlavdërohem, vetëmburrem. Ka qejf të kapardiset. Kapardisej me fjalë vetëlavdëruese.
✱Sin.: ngrefosem, krekosem, kacagjelohem, mburrem, vetëmburrem, vetëlavdërohem, fryhem, gufem.
VETËLËVDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vetëlavdëruese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë