Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETËKËNÁQJ/E,~A f., libr. 1. Veprimi kur vetëkënaqem. Ra në vetëkënaqje. Vetëkënaqja e ka dembelosur.
2. Gjendja kur vetëkënaqem. Ndjenja e vetëkënaqjes. Prirje për vetëkënaqje.
✱Sin.: shendim, ngadhënjim, vetëkënaqësi.
VETËKËNAQËSÍ,~A f., libr. Kënaqësia e veçantë që ndiej për atë që kam bërë a që kam arritur; prirje e dëmshme për t'u kënaqur me atë që kam bërë dhe për të mos luftuar për arritje të mëtejshme; të qenët i kënaqur me vetveten. Frymë (shenja, shfaqje) vetëkënaqësie. Ngjall vetëkënaqësi Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Të mos biem në vetëkënaqësi.
✱Sin.: shendim, ngadhënjim, vetëkënaqje, gëzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë