Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vetëhipnozë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTOSUGJESTION

AUTOSUGJESTIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Proces mendor i ndikimit mbi veten për të ndryshuar mendimet, bindjet, qëndrimet, besimet etj. në mënyrëpavetëdijshme ose gjysmëvetëdijshme; një lloj vetëhipnoze. Përdor autosugjestionin. Parimet e autosugjestionit. Autosugjestion pozitiv (negativ). Llojet e sugjestionit. Autosugjestioni ndihmon shërimin e pacientëve. Me autosugjestion ai arritipërballonte frikën nga lartësitë.
Sin.: vetëbindje, vetëndikim, vetëpërmirësim, vetëzhvillim, vetësugjestionim, vetëhipnozë.

AUTOSUGJESTIONIM

AUTOSUGJESTIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Mjet i fuqishëm psikologjik për të ndikuarvetëdije dhepavetëdije, me qëllim përmirësimin dhe ndryshimin e mendimeve, të bindjeve, të qëndrimeve etj.; kontrollim i qëllimshëm i mendimeve; vetësugjestionim. Trajtim me autosugjestionim. Përforcoj autosugjestionimin. Procesi i autosugjestionimit. Autosugjestionimi kundër ankthit e stresit. Autosugjestionim në nënvetëdijen e dikujt.
Sin.: vetëbindje, vetëndikim, vetëpërmirësim, vetëzhvillim, vetësugjestion, vetëhipnozë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.