Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VETADMINISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Drejtoj dhe organizoj vetë qeverinë a veprimtarinë e një shteti, vetëqeveris, vetëdrejtoj. Vetadministron qeverinë (shtetin). E drejta për të vetadministruar.
2. Administroj vetë një sipërmarrje, e drejtoj veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.
✱Sin.: vetëqeveris, vetëdrejtoj.
VETËDREJTÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur vetëdrejtoj a vetëdrejtohem. Vetëdrejtimi i qeverisë (shtetit). Vetëdrejtimi i biznesit (kompanisë, sipërmarrjes).
2. Gjendja kur vetëdrejtoj a vetëdrejtohem.
3. Veprimi kur vetëdrejtohet predha në mënyrë automatike për në objektivin e caktuar. Vetëdrejtimi i predhës (usht.). Mekanizmi i vetëdrejtimit (usht.).
4. E drejta e dikujt për të vetëdrejtuar; mënyra se si vetëdrejton dikush. Vetëdrejtim i suksesshëm. Vetëdrejtimi i kompanisë (biznesit)
✱Sin.: vetëqeverisje, vetadministrim.
VETËQEVERÍS vep., ~A, ~UR 1. kal. Qeveris vetë vendin tim, drejtoj veprimtarinë politike, ekonomike dhe administrative të shtetit duke ushtruar pushtetin ekzekutiv dhe urdhërdhënës, udhëheq vetë nëpërmjet organeve të qeverisë. Vetëqeverisim vendin.
2. jokal. I zgjidh vetë çështjet e drejtimit të pushtetit, qeveris vetë, kam të drejtën e vetëqeverisjes. E drejta për të vetëqeverisur.
3. kal. Mbarështoj, menaxhoj dhe administroj vetë punët e mia, një aktivitet timin, si: një kompani, një fermë etj.
✱Sin.: vetëdrejtoj, vetadministroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë