Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VESHCÚRR,~I m. sh. ~Ë ~ËT 1. Kafshë (cjap, dash, qen etj.) që i ka veshët të prerë a të shkurtër, që është me veshët curr. Veshcurri i ngriti veshët.
2. shar. Ai që i ka llapat e veshëve të vogla a të prera, që është me vesh curr (për njerëzit). Ai veshcurri i mbante flokët të gjata.
✱Sin.: veshprerë, veshok, veshvogël.
VESHKURRÚSH,~E mb. Veshprerë; veshcurr, veshvogël.
VESHLLASTÍK,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj e të gjerë si llastik opingash; veshmadh; kund. veshvogël.
2. fig. Që nuk i bëjnë përshtypje qortimet e të tjerëve; veshopingë.
✱Sin.: veshçorap, veshrrapuh.
VESHRRAPÚTË mb. Që i ka veshë shumë të mëdhenj, veshllapush, veshmadh; kund. veshvogël. Kryemadh e veshrraputë. Njeri veshrraputë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë